Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: N J O F T I M

Shko poshtë

Nehat Jahiu: N J O F T I M Empty Nehat Jahiu: N J O F T I M

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 05, 2011 1:36 pm

Nehat Jahiu: N J O F T I M 368963_1694779987_1996502933_n

Nehat Jahiu: N J O F T I M

Sot doli nga shtypi libri “ Zana dhe Guri”( poezi) i autorit Nehat Jahiut.

Redaktor:
Faruk Buzhala

Recensentë:
Prend Buzhala
Faton Mehmeti

Lektor:
Nehat Jahiu


Korrektor:
Veprore Laze Xhaja


Ballina:
Bajram Emini


Radhitja kompjuterike:
Ardian Deari


Shtypi:
Furkan Print- Shkup


... Për Ju, të nderuar lexues kam dy fjalë....

Zana dhe Guri, këta dy personazhe kaq të dashur janë idealizuar duke personifikuar dy të rinj shumë të dashuruar! Unë si autor, jam më komod në pozitën e Gurit dhe shpeshherë ose gjithnjë në vargjet e mia, personazhi kryesor ka qenë pikërisht Guri; çdo gjë është sjellë përreth tij; çdo mendim, opinion apo sjellje i takojnë atij....Guri është shpirti im romantik, është ai që vërtet do desha të isha me të gjithë botën e ndjenjave dhe të deshirave të tij. Në ditët e sotme, djemtë rrallëherë dashurojnë si Guri...

Dashuria ashtu siç e zotëron Guri, është një relike e rrallë, që sot pothuajse nuk e gjen. Në të gjitha poezitë e mia, dashuria shkrihet me natyrën duke u bërë një e vetme. Elementet e folkut i shkojnë shumë më tepër dashurisë së tij, sesa dashurisë së të rinjve të sotëm.... Ata dashurojnë ndryshe!

Ndërsa Zana është e dashura e tij, është një ëndërr e jetuar në çdo qelizë dhe detaj; në çdo fije floku e buzë të kuqe si qershi; në sytë e shqiponjës e fjalët e ëmbla si gurrë.... Ajo është pikërisht ajo që dashuron Guri!

Dy personazhet mitike kanë zbritur nga ëndrrat e legjendat për tu bërë reale në livadhin ku burimi sjell ujin e pastër e të ftohtë.... në livadhin ku dardha lëngshumë lag buzët e tyre .... në livadhin ku zogjtë i cicërojnë dashurisë së paanë...

Unë nuk desha ta përmbyll dashurinë e tyre, sepse të gjithë lexuesit i dëshirojnë këta dy të rinj kështu, thjesht të dashuruar..... e ashtu si në ëndrra, dashuria e tyre qoftë e PERJETSHME...!!!

Nehat Jahiu: N J O F T I M 388193_1647179314744_1694779987_792587_1268691476_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi