Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: JO...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: JO... Empty Nehat Jahiu: JO...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 27, 2010 2:17 am





Nehat Jahiu: JO... 14834105330102815816947



Nehat Jahiu: JO... 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n



Nehat Jahiu: JO...



Jo,,jo more, jo nuk dorëzohet trimëria
je i fortë si shkëmbi, si Gjergj Elez Alia,
nuk mundet pa ty të rrojë fusha e mali
jo more bilbil i këngës, more Agim Gashi.

Shumë fortuna..., or mik ranë mbi ty
nuk mundën për dhe ty me të shtri,
kënga yte shpërtheu nga zemra e goja
kurr sharkinë, or mik se lëshove nga dora.

Edhe tani, or mik kur ka ardhur pranëvera
si lulja në kopsht do të shpërthej zemra,
dora yte do ti dridhë telat e sharkisë
do të gdhendësh vargun e ëmbël te poezisë.

Jo, more mik, jo more ti Agim Gashi
nuk mundet pa ty të rrij fusha e mali,
nuk dorëzohesh ti ,or mik aq lehtë
se je një yll..., e je një legjendë...

Do të jemi sëbashku, or mik te Molla e Kuqe
atë natë kur Zana aty do të bëhet nuse,
kënga yte , or mik do të jehoj shpat më shpat
do të këndojmë ,or mik të gjithë me ty bashkë.

Eh, miku im kur të shohin ty Zana e Guri
do të buzëqeshë edhe shqipja tek flamuri,
do të thonë tani qenka shkrirë kjo dëbore
po na vjenë në dasëm Agim Gashi me sharki në dorë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi