Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NDERIM, XHAXHIT DILAVER TIM!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NDERIM, XHAXHIT DILAVER TIM! Empty Mentor Thaqi:NDERIM, XHAXHIT DILAVER TIM!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 22, 2011 4:27 pm

Mentor Thaqi:NDERIM, XHAXHIT DILAVER TIM! 40036_422596024076_644509076_5055766_6044118_n
Nga pritja vllëzërore që na e organizuar vllëzëtit nga Fterra nën kujdesjen e Komitetit të Fterrës dhe Profesor Vullnet Matos!

Mentor Thaqi:NDERIM, XHAXHIT DILAVER TIM!

- Postmortum -

Ah Fterra Jonë, e dashura Fterra ime,
sot mora lapsin tim tjetër, atë lapsin e zi,
doja të t´shkruaja shumëçka n´gëzime,
por, ja që po t´shkruaj me shumë dhimbshuri!

Po, sot mora një lajm shumë të hidhur,
se na paska ikur, i Madhi Xhaxhi Dilaver,
vërtetë, fjala n´fyt më është lidhur,
n´gjoks mu mblodh një mullon me vrerë!

U njohem në Gusht të vitit që shkoi,
dhe bëmë një ndejë të paharruar,
ato mbresa shum t´bukura do i përkujtoj,
kujtime nga një Burrë shum shum i nderuar!

Po, Kryetari i Parlamentit Fterriot,
një Burrë i Urtë, i Madhi Intelektual,
ah, përshtypjet e bukura, as Topi si lot,
kishte Zemrën e Madhe Kombëtare sa një Mal!

I dhurova PLISIN, Qeleshen e Bardhë,
e vuri në Kokë, tha, është Simbol Kombi!
Çylafi i sh´ndriti mbi Shtatin e Madh,
i qeshte fytyra, hë e Bekoftë Zoti!

bëmë fotografitë, s´ma lëshonte doren,
ajo fytyrë e çiltër si vet Anton Çetta,
edhe fotografitë, nga AI, shkëlqim morën,
me njohjen me TË, mu pasurua shumë Jeta!

Eh, Xhaxhi Dilaver, më fal të lutem!
Por, jemi njerëz nga mishi, kockat, gjaku, ...
jo jo, nuk koritem e aspak nuk ulem,
për dy tri pika loti, se dhimbja shpirtin përflaku!!!

Mentor Thaqi VS., 21.07.2011 (23,56 h)

Këtij ngushllimi i bashkangjitem edhe unë.Vonë kuptuam se miku ynë dhe Presidenti i Komitetit të Fterrës më nuk jeton. Lajmi mbi shuarjen e Tij më erdhi i rëndë si plumbi kur miku im Mentori ma komunikoi këtë lajm pikllimi.

Shfrytzoj rastin që familjes, farefisit, miqëve dhe mbarë Fterrës e Labërisë tu shprehi ngushllimet e mia teper të sinqerta të cilat në këto momente po i laj edhe me lot.
Të lehtë dheun e Arbërit o i dashur Dilaver Shkurti!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi