Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një aktivitet për tu përshëndetur

Shko poshtë

Një aktivitet për tu përshëndetur Empty Një aktivitet për tu përshëndetur

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 06, 2009 3:34 pm

ILIR ÇUMANI: - “Të aspirojmë së bashku për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për këta fëmijë….”.



Eagle Mobile lançon së bashku me 23 kompani e biznese iniciativën
“Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”

- Nisma ka patur mbështetjen e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë -


Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri Eagle Mobile, lançoi të hënën iniciativën “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” së bashku me 23 kompani, biznese dhe organizata me emër në vend. Është hera e parë që një kompani ndërmerr një nismë të tillë në Shqipëri. Fillimisht në një takim të përbashkët pjesëmarrësit vendosën të ngrenë një strukturë të përbashkët për të kontribuar për fëmijët jetimë gjatë vitit 2009.
Një aktivitet për tu përshëndetur Artikulli_foto1

NË FOTO: - Pamje nga Tryeza e 23 përfaqësuesve më të njohur të bisnesit që diskutojnë për nismën e tyre të re, e para ë këtij lloji në Shqipëri: “Bisnesi në Ndihmë të fëmijëve jetimë”. Në krye të tryezës është ideatori i kësaj veprimtarie, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Eagël Mobile, z. Ali Taskin, znj. Elvana Hana, përfaqësuese e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Presidenti i Dhomës së Tregëtisë z. Gjok Uldedaj dhe z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptare, mbështetësi i kësaj veprimtarie, Hotel Sheraton, Tiranë më 02.mars.2009

“Ky është një projekt i përbashkët jo vetëm i Eagle Mobile. Ne i falënderojmë të gjithë kolegët që ndodhen këtu duke treguar një shembull unik se biznesi mund të kontribuojë për pjesët e tjera në nevojë të shoqërisë. Eagle Mobile do të akordojë 20 bursa studimi, 10 për studime në shkollë të mesme dhe 10 për në universitet” tha ndër të tjera drejtori i përgjithshëm të Eagle Mobile Zoti Ali Taskin.

Edhe drejtues të tjerë të kompanive, bizneseve dhe universiteteve si Alpet, Agna Group, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Konfindustria, FIAA, Kolegjet Turke, Klinikat Vrioni, Universiteti Epoka, Spitali Amerikan, ZKT etj, shprehën mbështetjen duke ofruar ndihma dhe projekte direkte për fëmijët jetimë shqiptarë. Ne emër të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” zonja Elvana Hana e përshëndeti nismën duke garantuar mbështetje të plotë dhe asistencën e nevojshme për realizimin e tij.

Një aktivitet për tu përshëndetur Artikulli_foto2
NË FOTO: - Pamje nga Tryeza e 23 përfaqësuesve më të njohur të bisnesit që diskutojnë për nismën e tyre “Bisnesi në Ndihmë të jetimëvë”, në krye të tryezës ideatori i kësaj veprimtarie, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Eagël Mobile, z. Ali Taskin dhe z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptare, Hotel Sheraton, Tiranë më 02.mars.2009

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Fëmijëve Shqiptarë z.Ilir Çumani tha se “ky zhvillim është për tu marrë shembull nga të gjitha kompanitë dhe bizneset në vend. Ky takim, ndoshta i pari i këtij lloji në vendin tonë, i frymëzuar, ideuar dhe iniciuar nga Kompania “Eagle - Mobile”, një kompani e re, por shumë kreative dhe vizionare në tregun shqiptar, me drejtuesin e saj z. Ali Taskin, ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen edhe të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për të sensibilizuar mbarë opinionin publik, dhe në veçanti komunitetin e bisnesit dhe të sipërmarrësve privatë, por, edhe të institucioneve shtetërore, për marrjen e përgjegjësive sociale, për të kontribuar dhe zbutur sadopak fatin e jetimëve shqiptarë. Kjo, mendoj se i shërben projektit të një të ardhmeje më të mirë edhe për mbarë shqiptarët, sepse kur vuajnë jetimët, vuan e gjithë shoqëria, vuan i gjithë kombi”, - vijoj në fjalën përmbyllëse Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë z. Ilir Çumani


Në konferencën për shtyp organizuar në Hotel Sheraton, morën pjesë edhe 20 fëmijë jetimë me rezultate shumë të larta në mësime. Në fund të veprimtarisë, drejtuesit e kompanive drekuan së bashku me fëmijët jetimë dhe kolegët gazetarë.


Lista e kompanive pjesëmarrëse në nismë:

1.Agna Group Z. Vasil Naçi
2.Aksoy Group Z. Ibrahim Pozhari
3.Alpet Z. Ibrahim Aktoz
4.Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë Z. Gjoke Uldedaj
5.Eagle Mobile Z. Ali Taşkın
6.Epoka University Z. Ferdinand Gjana
7.FIAA Znj. Marinela Jazoj
8.Hotel Sheraton Z. Andreë Henning
9.Huaëei Technologies Z. Xiao Yong Shun
10.Institucionet Arsimore Turgut Ozal -Gülistan Z. Hamza Tok
11.Interalbanian Z. Bardhyl Minxhozi
12.Konfindustria Z. Gjergj Buxhuku
13.Klinikat Vrioni Z. Rasim Vrioni
14.Living Room Club Z. Blendi Bombaj
15.Rrjeti i Dyqaneve LTB Z. Altin Hysa
16.Spitali Amerikan i Tiranës Z. Klodian Allajbeu
17.Tropikal Resort – Durres Z. Bledar Shima
18.Turkish Airlines Z. Mustafa Konuk
19.UPIM Z. Besnik Leskaj
20.Zaka,Kosta & Tashko - Attorneys at LaëZ. Floran Pustina
21.Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve Z. Aldo Shala
22.Partner Mediatik: Panorama Z. Kasem Hysenbelli
23Partner Mediatik: Më shumë Dashuri Znj. Vera Grabocka

24. Mbështetës:

1. Z. Ilir Çumani, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
2. Znj. Liri Berisha, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” përfaq. (Znj. Elvana Hana)
3. Znj. Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit Parlamentar të PS



Solidaritet që s’ka lidhje me mëshirën,
por me “Ligjin” e Dashurisë Njerëzore


- Fjala përshëndetëse e z. Ilir ÇUMANI, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, mbajtur në veprimtarinë sensibilizuese me moton: “BIZNESI NË MBËSHTETJE TË FËMIJËVE JETIMË”, organizuar në Tiranë, në Hotel “Sheraton - Tirana”, më 02.mars.2009

Një aktivitet për tu përshëndetur Artikulli_foto3

NË FOTO: Ceremonia përmbyllëse, fjala Përshëndetëse e z. Ilir Çumani, Drejtor
i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë.

Të nderuar Miq!

Sot na ka mbledhur këtu Ligji i dashurisë Njerëzore, ai që afron njerëzit me njëri – tjetrin, duke dhënë kështu mbështetjen për marëdhëniet shoqërore. Është ligji universal që pranon përparësinë e vlerave të brendëshme, të cilat janë të vetmet vlera që fisnikërojnë njeriun.
Ky ligj është ai që ka shndërruar botën, ka kryer revolucionet progresive duke farkëtuar një qytetërim dhe përparim të përjetshëm.
Ai nuk ka asgjë të përbashkët me Mëshirën, e cila është thjesht një frymëzim fetar për respektimin e ligjit natyror.
Jeta jonë ndërthuret shpesh brenda labirinthit të problemeve dhe të zgjedhjeve të paraqitura dhe të diktuara nga fati. Por jetimët shqiptarë, pa dallim race, ngjyre, klase e profesioni, kanë pranuar dinjitetin përmes punës, duke u përpjekur të marrin përgjegjësitë e veta si qytetarë të lirë.

Një aktivitet për tu përshëndetur Artikulli_foto4

NË FOTO: z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Presidenti i Kompanisë “Alpet” z. Ibrahim Aktoz dhe të tjerë përfaqësues të bisnesit duke drekuar në sallën e hotel “Sheraton” në Tiranë së bashku me fëmijët jetimë, pjesëmarrës në këtë veprimtari, pas aktivitetit më 02.Mars.2009.


Të privuar nga shumë gjëra, shpesh edhe pa mbrojtje përballë të gjitha ngasjeve të arbitraritetit dhe padrejtësisë, të shpërfillur shpesh edhe nga strukturat shtetërore, ata nuk janë molepsur me armiqësi dhe përçmim, por janë pajisur me një autoritet të fortë moral, me një vullnet të mirë për të përballuar sfidat e jetës dhe përgjegjësitë e tyre vetiake, duke mos e vënë veten në rolin e papëlqyeshëm të lypësit.
Për këtë konformizëm dhe korrektesë sociale flasin shifrat e kriminalitetit në rang kombëtar, ku përqindja që zë kategoria e jetimëve është e papërfillshme. Por, për t’i bërë ata qytetare të gjallë, veprues, me të drejta civile morale, me pjesëmarrje aktive në demokraci, duhet të realizohen ëndërrat e tyre për shkollim, specializim, punësim, strehim, trajtim specifik dhe mbrojtje sociale e ligjore. Për këtë duhet një vullnet më i spikatur politik dhe kombëtar. Jetimët janë trashëgimi e përbashkët e shoqërisë shqiptare. Ata janë baza mbi të cilën duhet të mbështetet solidariteti - kushti i domsdoshëm për realizimin e fatit të çdo individi. Pikërisht, mes kësaj fryme solidariteti mbështetet takimi i sotëm, i cili ka si qëllim t’i ofrojë horizonte të reja dhe më të gjera lirisë, zhvillimit njerëzor dhe afatgjatë të kësaj shtrese në nevojë. E drejta e zhvillimit dhe integrimit të jetimëve është një kërkesë jetike dhe me përmasa universale. Ata ende vuajnë nga varfëria, kequshqyerja, varësia kulturore, shkencore dhe teknologjike, nga rastet e menjanimit dhe të përjashtimit. Ideja se të gjitha qëniet njerëzore duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe liri të pranuara nga të gjithë, është në fund të fundit, ide e kohëve moderne. Ajo ka për qëllim mbrojtjen e çdo njeriu.
Ky takim, ndoshta i pari i këtij lloji në vendin tonë, i frymëzuar, ideuar dhe iniciuar nga Kompania “Eagle - Mobile”, një kompani e re, por shumë kreative dhe vizionare në tregun shqiptar, me drejtuesin e saj z. Ali Taskin, ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen edhe të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për të sensibilizuar mbarë opinionin publik, dhe në veçanti komunitetin e bisnesit dhe të sipërmarrësve privatë, por, edhe të institucioneve shtetërore, për marrjen e përgjegjësive sociale, për të kontribuar dhe zbutur sadopak fatin e jetimëve shqiptarë. Kjo, mendoj se i shërben projektit të një të ardhmeje më të mirë edhe për mbarë shqiptarët, sepse kur vuajnë jetimët, vuan e gjithë shoqëria, vuan i gjithë kombi.
Deviza jonë si qytetarë të një shoqërie të civilizuar dhe qytetëruar duhet të jetë: “Të aspirojmë së bashku”, të shtyrë nga e njëjta dëshirë për ndryshime dhe të ndjekim objektiva të përbashkëta për të siguruar një të ardhme me një mirëqënie të sigurtë dhe të përbashkët. E vetmja gjë që na mbetet të ndajmë në mënyrë sa më të drejtë mes nesh, është e ardhmja. Të gjithë ata që udhëhiqen nga ideali i solidaritetit njerëzor, duhet të drejtojnë sytë së bashku drejt së ardhmes, si ata që janë në gjendje të japin diçka, ashtu edhe ata që nuk munden – të paktën për momentin. E ardhmja, por edhe pasuritë vetiake mund të rrezikohen nëse nuk mbështeten përpjekjet e njerëzve në nevojë, që dita – ditës luftojnë me tërë forcat për të përmirësuar mirëqënien.
Ndaj, më lejoni të dashur Miq, t’i falenderoj në radhë të parë të gjithë përfaqësuesit e nderuar të firmave dhe kompanive pjesëmarrës në këtë takim sinjifikativ, veçanërisht, nxitësin dhe mbështetësin e kësaj filozofie z. Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Eagël – Mobile”, të cilët bashkarisht krijuan këtë solidaritet të prekshëm dhe tepër të admirueshëm - nxitës dhe frymëzues për të gjithë ata që kanë mundësi për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje të madhe sociale dhe integruese, e cila garanton një të ardhme të sigurt dhe një paqe të gjerë sociale për të gjithë ne.
Në emër të fëmijëve jetimë kudo që ndodhen, të atyre fëmijëve që në jetën e tyre të përditshme u mungon strehëza familjare dhe kujdesi prindëror, ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj suksese dhe një zhvillim sa më të mbarë të burimeve financiare e njerëzore.
Përfitoj nga rasti, që këtë urim t’ua përcjell edhe strukturave shtetërore përgjegjëse që të jenë më të zhndërvjellëta.
Falemnderit të gjithëve!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi