Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademia e Shkencave, aktivitet për shkrimtarin e njohur

Shko poshtë

Akademia e Shkencave, aktivitet për shkrimtarin e njohur Empty Akademia e Shkencave, aktivitet për shkrimtarin e njohur

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 27, 2011 9:10 pm

Përvjetori

Akademia e Shkencave, aktivitet për shkrimtarin e njohur
Akademia e Shkencave, aktivitet për shkrimtarin e njohur Ismailkadare3_1.jpg.scaled500

Nesër, Ismail Kadare mbush 75 vjeç. Me rastin e këtij përvjetori, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë ditën e hënë, në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda”, një konferencë jubilare. Studiues dhe njohës të veprës së akademikut Ismail Kadare do të mbajnë referate mbi krijimtarinë e tij letrare, ndërkohë të ftuar do të jenë edhe personalitete të larta shtetërore. Kadare është shkrimtari më i njohur shkrimtar në arenën ndërkombëtare, i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe i vlerësuar nga kritika botërore. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit ("Frymëzime djaloshare", 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike. Por sot Kadare është i njohur për prozën e tij, ku vepra e parë e rëndësishme është “Qyteti pa reklama”. Romane të tjera si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964), “Kështjella” (1975), “Kronikë në gur” (1970) etj., vazhdojnë të kenë sukses. Që prej vitit ‘90 shkrimtari jeton mes Parisit dhe Tiranës. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Në vitin 2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias për Letërsi", një nga çmimet më prestigjioze në botën letrare. Në këtë konferencë jubilare do të merren në shqyrtim aspekte të ndryshme letrare, por edhe raportet e shumëdiskutuara të shkrimtarit me kohën kur jetoi.
Shqip
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi