Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktivitet i UNICEF Tiranë

Shko poshtë

Aktivitet i UNICEF Tiranë Empty Aktivitet i UNICEF Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:55 am

Aktivitet i UNICEF Tiranë

Informacion mbeshtetes per aktivitetin e te nesermes;

Per here te pare ne Shqiperi te gjithe femijeve, do tu sigurohet nje linje
telefonike kombetare falas, per te kerkuar ndihme ne rastet kur ato ndjehen
te kercenuar ndaj cdo lloj forme keqtrajtimi. Linja 116, do të jetë në
dispozicion të çdo fëmije, nëpërmjet këshillimit dhe ndihmës në raste
emergjente, 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës.

Në kete prezantim do të jenë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë shqiptare
, z. Genc Pollo, zv/Kryeministri i Shqipërisë,
z. Detlef Palm, përfaqësues rezident i zyrës së UNICEF në Shqipëri, si dhe
përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit, OJF-të që punojnë për fëmijët,
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare, operatorët e telefonisë
fikse dhe asaj celulare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të të
drejtave të fëmijëve etj.

Qëllimi i workshopit është të prezantojë Linjën Kombëtare të Telefonit për
Fëmijët në Shqipëri-ANCH, shërbimet në mbrojtje të fëmijëve, problematikat
që ndeshin fëmijët në lidhje me keqtrajtimin, si dhe sigurimin e
bashkëpunimit të institucioneve publike dhe private në mbrojtje të fëmijëve
në Shqipëri.

Data: 27 Mars 2009
Dita: e Premte
Ora : 09:30
Vendi: Hotel Tirana International, Salla Teuta.

Ju faleminderit per mbeshtetjen ne kete iniciative per te ndihmuar femijet
e rrezikuar - me respekt anila miria


Pergjegjese per Mardheniet me Publikun
UNICEF
069 20 24 185
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi