Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së

Shko poshtë

Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së Empty Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 07, 2010 10:01 pm

Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së


Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së Kuvendi-3

Delegatët e Kuvendit të Shtatë të LDK -së e miratuan sot edhe një Deklaratë politike. Në vijim po japim tekstin e plotë të saj. - Lidhja Demokratike të Kosovës vlerëson se, tri vjet pas pavarësisë, Republika e Kosovës ka shënuar progres të madh në fushën e ndërtimit dhe të funksionalizimit të plotë të institucioneve demokratike, por edhe në fushat e tjera. - Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për stabilitet të përhershëm politik dhe institucional në vend. Ajo do të vazhdojë të punojë fuqishëm për funksionalizimin dhe konsolidimin e mëtejmë të institucioneve dhe të demokracisë. - Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që bashkëpunon me të gjitha forcat politike për interesat e përbashkëta të Republikës së Kosovës. - Lidhja Demokratike e Kosovës do të bashkëpunojë me praninë ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, për procese të rëndësishme për Kosovën. - Lidhja Demokratike e Kosovës do të punojë për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. - Lidhja Demokratike e Kosovës vijon të jetë promovuese e fuqishme e integrimeve demokratike kombëtare në fushën shpirtërore dhe ekonomike. - Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për bashkëpunim rajonal dhe për marrëdhënie të mira me fqinjët e vendit tonë. - Lidhja Demokratike e Kosovës do të punojë me përkushtim maksimal për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat evro atlantike dhe për të forcuar më tej lidhjet e miqësisë së veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. - Lidhja Demokratike e Kosovës do të punojë për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, liberalizimin e tregut dhe për inkuadrimin e plotë të Republikës së Kosovës në mekanizmat ekonomikë ndërkombëtarë. - Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për sundimin e ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në luftimin e fuqishëm e vendimtar të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. - Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për arsimimin modern, investimet në dije dhe në fushat e tjera të rëndësisë së veçantë. - Lidhja Demokratike e Kosovës promovon dhe anagazhohet fuqishëm për ndarjen e drejtë të të mirave, në interes të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. - Lidhja Demokratike e Kosovës, siç e ridëshmoi fuqishëm edhe procesi i fundit zgjedhor i saj, është parti e vlerave nacionale dhe shtetërore. Ajo mirëpret përfshirjen e madhe të veprimtarëve të rinj të saj, të cilët kanë përqafuar progarmin dhe vizionin e LDK së. - Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithmonë, është parti që çmon dhe favorizon rolin e femrës në shoqëri dhe i jep asaj mundësi të barabarta për t?u ndihmuar proceseve në vend.

Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së Kuvendi-1
Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së 9Kuvendi-9
Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së Kuvendi-3
Deklaratë politike e Kuvendit të Shtatë të LDK-së Kuvendi-6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi