Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEKLARATE PER SHTYP(Për shpërndarje të menjëhershme)

Shko poshtë

DEKLARATE PER SHTYP(Për shpërndarje të menjëhershme) Empty DEKLARATE PER SHTYP(Për shpërndarje të menjëhershme)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 10:34 pm


DEKLARATE PER SHTYP


(Për shpërndarje të menjëhershme)


PARTITË POLITIKE NË SHQIPËRI TË ULEN NË TRYEZE DHE TË GJEJNË NJË ZGJIDHJE TË QËNDRUESHME PËR QYTETARËT SHQIPTARË

Një serë organizatash të të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë civile në Shqipëri po ndjekin me shumë shqetësim situatën e krijuar në vend pas demonstratës së opozitës në datë 21 Janar 2011. Ne shprehemi të alarmuar se situata mund të precipitojë nga momenti në moment në gjakderdhje të mëtejshme dhe në humbje të pajustifikuara jete.

Bilanci i deritanishëm flet për humbjen e tre jetëve për shkak të përdorimit të armëve dhe të dhjetra të plagosurve e të arrestuarve. Ky është një çmim që Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë. Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tre viktimave që humbën jetën në këtë demostratë.

Ne kërkojmë një hetim të shpejtë dhe profesional të vrasjes së tre civilëve të pa-armatosur, si dhe për dhunën e tepruar të ushtruar nga ana e forcave të policisë dhe gardës në drejtim të demonstruesve.

Nga ana tjetër organizatat nënshkruese të këtij reagimi publik i bëjnë thirrje politikës dhe politikanëve shqiptarë që të heqin dorë nga gjuha konfliktuale dhe të marrin hapa të menjëhershëm për një zgjidhje afatgjatë të situates për qytetarët shqiptarë.

Ne i bëjmë thirrje kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të Opozitës që të ulen urgjentisht në një tryezë, nga e cila duhet të dalin me zgjidhje konkrete të situatës. Ne besojmë se është koha për një dialog serioz për gjetjen e një konsensusi të ri politik për Shqipërinë.

Ne vumë re me shqetësim se gjatë kësaj demostrate kishte një prezencë shqetësuese edhe të fëmijëve. Ne i drejtojmë një thirrje të gjithë prindërve si dhe partive politike që të mos lejojnë fëmijët të bëhen pjesë e protestave dhe të kujdesen për sigurinë fizike të tyre.

Situata është e tillë që kërkon vëmendjen e të gjithë shoqërisë civile që tashmë duhet të dalë nga apatia dhe të marrë përsipër rolin kritik që i takon të ketë në një shoqëri demokratike, në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për të qenë anëtar i Bashkimit Europian.


Kjo deklaratë mbështetet nga:


- Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut - Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine (SOROS)
- Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare - Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Ambasada PINK - Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
- Qendra për Nisma Ligjore Qytetare - Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
- Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim - Shoqata “Refleksione”
- Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve - Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut
për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri - ALO 116 – Linja e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi