Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK, ofertë vetëm për Ukë Rugovën

Shko poshtë

LDK, ofertë vetëm për Ukë Rugovën Empty LDK, ofertë vetëm për Ukë Rugovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 09, 2010 10:01 pm

LDK, ofertë vetëm për Ukë Rugovën Atdhe%20Mulla_Zgjedhja%20e%20kryesis%20LDK_019_756898_thumb_large
(Foto: Atdhe Mulla)

LDK, ofertë vetëm për Ukë Rugovën



Nga Express më 09 nëntor 2010 në ora 13:51

(E plotësuar) Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 12 dhjetorit. Lista kryesohet nga kryetari Isa Mustafa, ndërkaq janë lënë edhe tetë vende të zbrazëta për disa personalitete që mendohet të përfshihen. Një ofertë e veçantë i është bërë dhe Ukë Rugovës, por jo edhe anëtarëve të tjerë të Listës Ibrahim Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hartuar listën e kandidatëve për deputetë, me të cilën do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Kjo listë ka edhe tetë vende të zbrazëta dhe pritet të plotësohet.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se këto tetë vende do të plotësohen me emrat që mund ta freskojnë listën.

Ai konfirmoi se edhe Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, e ka vendin në listën e kandidatëve për deputetë, nëse ai pranon.

Por, një ofertë të tillë, Mustafa nuk ua ka ofruar edhe anëtarëve të tjerë të Listës Ibrahim Rugova, ku përfshihen Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija e personalitete të tjera që kanë aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor si listë e pavarur nga ajo e LDK-së, në garën për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Ne e kemi gatishmërinë tonë si këshill qendror dhe kryesi që zotin Ukë Rugova ta përfshijmë në listën tonë, në qoftë se ai dëshiron të hyjë në listën e LDK-së dhe të konkurrojë për deputet. Do të thotë, kjo është oferta që i është ofruar sot nga Këshilli Qendror i LDK-së dhe kryesia e partisë”, tha Mustafa, siç transmeton Evropa e Lirë.

Eqrem Kryeziu në Kryesi të LDK’së
Një ditë pasi kishte refuzuar të hyjë në Kryesi të LDK’së me arsyetimin se është lodhur duke mbajtur “Kryqin e kalvarit” dhe se po kërkon një pushim, Eqrem Kryeziu sot ka ndërruar mendje. Ai është anëtar i Kryesisë së re të LDK’së.

Përveç Kryeziut, anëtar i Kryesisë së re të LDK’së është zgjedhur edhe ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, i cili po ashtu ka qenë në kryesinë e kaluar të partisë.

Me Kryeziun dhe Zharkun, në ekipin e kryetarit Isa Mustafa tani janë dhjetë anëtarë nga përbërja e kaluar e Kryesisë së LDK’së.

Edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ka pasur pakënaqësi. Kësaj here mbledhjen e ka lëshuar Sali Asllani kryetar i Degës së Suharekës, i cili nuk pajtohet me përfaqësimit e kësaj komune në listën e kandidatëve për deputetë.

Protestë para LDK’së
Rreth 40 persona nga Prizreni kanë protestuar sot para LDK’së duke kërkuar përfshirjen e Xhavit Ukaj në listën për deputetë. Sipas tyre, Ukaj është hequr nga lista për deputetë nga ana e Eqrem Kryeziut, ka njoftuar portali “Telegrafi”.

Protestuesit kërkuan nga kryetari i ri i LDK-së Isa Mustafa që ky person të kthehet në listë, dhe pas një takimi që Ukaj pati me Mustafën u vendos që i fundit të rikthehet në listën e deputetëve të LDK-për zgjedhjet e ardhshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi