Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2010

Shko poshtë

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2010 Empty ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2010

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 13, 2010 11:15 pm

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2010 76216_163560240350430_116519628387825_312537_2418226_n










ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2010






Ju keni mundësi të votoni përmes postës

Lexoni në poshtë:





Operacioni i Votimit Përmes Postës



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke përgatitur organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 12 Dhjetor 2010.

Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jetoni jashtë Kosovës. Ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet 2010 për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Aplikacionin për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e më poshtme:

  • www.kqz-ks.org
  • Linja ndihmëse e Programit për të Votuar nga jashtë Kosovës: +381 (038) 38 552 452; +381 (038) 38 552 453
  • Ambasadat e Republikës së Kosovës
  • Duke e marrë farmularin personalisht në një nga pikat e shpërndarjes jashtë Kosovës


Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:

  • Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 12 Dhjetor 2010
  • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës/UNMIK-ut dhe të posedoni dokumentin e Identifikimit (DI) të Kosovës ose të UNMIK-ut,
  • Apo vërtetimin që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës.
  • Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti valid të identifikimit të shtetit ku jetoni.
  • Aplikacionet për Votim Përmes Postës duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ para datës 16 Nëntor 2010.


Prandaj ju lutemi që të filloni menjëherë.





Me nderime i juaji B.OSMANI











ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2010 76072_163560507017070_116519628387825_312538_8237369_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi