Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Zgjedhjet nacionale 2010 faqja e zezë e Kosovës

Shko poshtë

Daci: Zgjedhjet nacionale 2010 faqja e zezë e Kosovës Empty Daci: Zgjedhjet nacionale 2010 faqja e zezë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 12, 2011 11:44 pm

Daci: Zgjedhjet nacionale 2010 faqja e zezë e Kosovës Ldd_xhn

Daci: Zgjedhjet nacionale 2010 faqja e zezë e Kosovës


Në takimin e sotëm të rregullt të Kryesisë së LDD-së, me kryetar të degëve, të kryesuar nga kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, përveç tjerash është trajtuar edhe tema e procesit zgjedhor të 12 dhjetorit dhe procesi i rivotimit më 9 janar , si dhe situata politike në vend pas zgjedhjeve të kontestuara.
Kryesia e LDD-së dhe kryetarët e degëve edhe në takimin e sotëm konfirmuan vazhdimësinë e vizionit dhe politikave të LDD-së pro shtetit kushtetues dhe interesave shtetërore.
“Kryesia e LDD-së i bën me dije anëtarësisë së gjerë se në afatin sa më të shkurtë kohor do të dal me analizën e procesit zgjedhor të zgjedhjeve nacionale 2010”, thuhet në një njoftim të LDD-së.
Po ashtu, bëhet e ditur se përfaqësuesit e degëve edhe me këtë rast u zotuan për të punuar në realizimin e konceptit politik dhe vizionit të LDD-së, duke vlerësuar se pavarësisht procesit të manipuluar zgjedhor dhe rezultatit të këtij procesi LDD mbetet parti me vizion të qëndrueshëm në mbrojtje të interesave shtetërore dhe synimeve demokratike të qytetarëve të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi