Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Thaçi kërkoi ndjesë për "incidentin Vokshi"

Shko poshtë

Berisha: Thaçi kërkoi ndjesë për "incidentin Vokshi" Empty Berisha: Thaçi kërkoi ndjesë për "incidentin Vokshi"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 8:01 pm

Berisha: Thaçi kërkoi ndjesë për "incidentin Vokshi"


Berisha: Thaçi kërkoi ndjesë për "incidentin Vokshi" Ber1-21-21-40-81-1
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të deputetes Albana Vokshi për përplasjen me policinë dhe gjykatën e Kosovës. Pas skandalit të krijuar nga Vokshi në pikën kufitare të Vermicës dhe më pas në gjykatë, Berisha doli hapur në mbrojtje të deputetes së PD-së.
Ai e cilësoi ngjarjen si një akt të paprecedentë. Duke u shprehur për herë të parë për këtë ngjarje, kryeministri Berisha deklaroi se ngjarja është sqaruar me autoritetet kosovare.
“Ky ka qenë akt i papërgjegjshëm dhe vetëm kaq. Kryeministri i Kosovës më ka telefonuar mua po atë natë. Ka paraqitur ndjesën e tij, më ka kërkuar t'ia përcjell deputetes Vokshi ndjesën e tij për aktin dhe garantuar se do të nxirren të gjitha përgjegjësitë. Më tutje kjo është kaq dhe vetëm kaq dhe absolutisht asgjë tjetër. Një gjë që ndodh, por ka një qeveri që qëndron tërësisht në pozicionet e duhura”, theksoi Berisha.
Ndërkaq vetë deputetja Vokshi sqaroi edhe skandalin e ndodhur në kufi më 14 nëntor duke pohuar se ka kërkuar edhe ndihmën e krerëve më të lartë të qeverisë shqiptare, duke i bërë presion shtetit të ri të Kosovës që të tërheqë të gjitha akuzat. “Për këtë ngjarje të shëmtuar, kam vënë në dijeni Kryeministrin e vendit, Kryetaren e Parlamentit, ministrin e Brendshëm, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Punëve të Jashtme, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ngjarja po sqarohet në nivel ndërqeveritar”, tha deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi