Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale

Shko poshtë

Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale Empty Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 02, 2011 7:46 pm


Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale

Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale Bb-azemi-1

Prokurorë të EULEX-it, Shërbimin Informativ të Kosovës e shohin si një organizatë kriminale që financohej nga pastrimi i parave, trafikimi me drogë e armë. Këtë bindje e kanë demonstruar gjatë intervistimit të dëshmitarëve e të dyshuarve për përfshirje në veprime të paligjshme.

Përveç kësaj, prokurori special Erwin Petilos, beson se ky shërbim sekret që ka vepruar në Kosovë për një dekadë është përfshirë edhe në vrasjen e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“A keni njohuri që SHIK-u ishte financuar me pastrim parash dhe drogë e armë”, e ka pyetur ky prokuror ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, gjatë marrjes në pyetje disa muaj më parë në cilësinë e të dyshuarit për krim të organizuar. Deputeti Syla i është përgjigjur me mohim, derisa prokurori ndërkombëtar e ka pyetur sërish atë se “a ka qenë SHIK-u ndërmarrje kriminale për të pastruar para nga aktivitetet e krimit të organizuar”?

“Është punë e juaja t’i bëni këto pyetje, por jo dhe jo”, i është përgjigjur Azem Syla prokurorit gjatë intervistës. “Gjatë dhe pas luftës ata kryenin punët e tyre me mundësitë që kishin. Ata kanë ndihmuar pas luftës dhe mendoj nuk e di se kanë pasur kontakte të rregullta me KFOR-in dhe me shërbimet e disa shteteve me të cilat kishin komunikim të mirë”, ka shtuar ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës pas akuzave që kishte hedhur kundër tij Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut dhe se ka kryer krime me urdhër të Azem Sylës. Ky i dyshuar i ka mohuar të gjitha këto akuza. Ai ka thënë se nuk e njeh fare Nazim Bllacën, por e ka pranuar se njihet me disa prej njerëzve të cilët nuk e kanë mohuar njohjen me Bllacën dhe bashkëpunimin me të në fushën e biznesit. Për Shpresim Ukën ka thënë se e ka të martuar mbesën e tij, me hallën e Fahredin Gashit ka thënë se ka qenë në burg, derisa Shaban Sylën ka pohuar se e ka familjar.

Syla ka folur për luftën e UÇK-së, për SHIK-un, bashkëpunimin me Fatos Klosin, si dhe për përplasjet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe FARK-un, formacion ky ushtarak i krahut të Bujar Bukoshit. Këtë formacion ai e ka quajtur të vogël, për të shtuar se shumë pjesëtarë të tij i ishin bashkuar UÇK-së për të bërë luftën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi