Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim

Shko poshtë

Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim Empty Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 26, 2010 1:51 am


Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim 49941_100000525636701_7410155_n

Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim

1.NE PARKUN E PIKELLIMIT TIM

Dje, në park, kur binin gjethet,
Si lot malli prej shpirtit tim,
Rrëmova në urnën time të zemrës,
Të prek, të mbaj të vetmin kujtim.

E diel 31 tetor 2010 ora 13:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

2. VALSI YNE

Mesi i natës troket ngadalë,
Endrra e bukur m`u ul mbi sy.
Me krah të lehtë më prek në qepallë,
Zgjohu!
Valsin e ëndrrës ta valsojmë të dy.

Po fle tani? Më pyet ëndrra.
Dhe unë nga shtrati brof sakaq.
I thyej prangat e prangimit,
Të dy, të dy të jemi bashkë.

E shtunë 13 nëntor 2010 ora 01:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

3. E PA THENE ME MBETI FJALE E FUNDIT

Me fijet e zemrës e thura ëndrrën,
Formen e zemrës i dhashë asaj.
Pa thënë më mbeti fjalë e fundit,
Ne fytin e prerë skaj më skaj.

Gulshet e gjakut ma zunë frymën,
Pak ajër, pak ajër kërkova, më kot.
Zhytur në pellgun e dëshperimit,
Fjalë e pathënë noton në gjaklot.

E diel 14 nëntor 2010 ora 23:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)


4. AJO E HENE DO TE VINTE E VERBER

Buzë rrugës së qetë, kafene e vogël,
Krahëhapur më përqafonte çdo ditë.
Degët e shelgut mbi karriken time,
Dashurisë lehtë i puthnin sytë.

Thuri kaq ëndrra ajo kafene,
Kaq e vogël, komode, intime.
Mërmërima e lehtë e degëve të blerta,
Dashurisë ëndërr i bënte dritë.

Në rrugët matanë pulsin rreh jeta,
Tik – taku i saj nuk më hyn në zemër.
Sytë më kërkojnë imazhin e dashur,
Por...ajo e hënë do të vinte e verbër.

E hënë 15 nëntor ora 01:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

5. AJO NATE

Gishtërinj të ngrirë në derë.......
Tok.......tok .......tok.
Natë e ftohtë, pa yje e hënë.
Tok.......tok.......tok.

Endrrën pelerinë hedh mbi supe,
Sërish dëgjoj.....tok.......tok.......tok.
Me duar shtrëngoj rrahjet e zemrës,
Tok.......tok.......tok, derën hap, bosh.

Ti, ëndërr e çmendur e kohës së vjetër,
Pse frymon kaq gjatë? Pse?
Apo ushqehesh me zjarrin e zemrës,
Pastaj hirin derdh përdhe?

Nga buzë e zbehtë rënkon një lutje:
Pse ma prishe timen vetmi?
Nuk di, nuk di një gjuhë tjetër,
Diellit t`i flas, t`i gëzohem përsëri.

Ajo natë!!!...Tok.......tok.......tok.

E hënë 15 nëntor ora 01:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

6.ZAMBAKUN E FUNDIT

Këpute zambakun e fundit sot,
Vendosma, i dashur, ti, mbi mermer.
Ballkoni im do të mbetet bosh,
S`ka më kujdes për lulet në pranverë.

Foleja e zogjve ngritur atje lart,
Të ëmblat cicërima do t`i pushojë pastaj.
Gjethet e pemëve rrëzohen në park,
Sumbulla lotësh mbytur në vaj.

Aromat e luleve do kundërmojnë mall,
Kur pranvera të vijë me blerim.
Mbi mermer vendosma zambakun e bardhë,
Si përkëdhelje të lehtë për timin kujtim.

E hënë 15 nëntor 2010 ora 02:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi