Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:Cikël poetik

Shko poshtë

Viktoria Xhako:Cikël poetik Empty Viktoria Xhako:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 02, 2012 10:03 pm

Viktoria Xhako:Cikël poetik 149067_173035996057254_2619595_n

Viktoria Xhako:Cikël poetik

LARG

Ditët se si u zverdhën, befas,
Prej ikjes tënde, e di?
Vrulltas u epuan shtrembër,
Andej nga humbisje ti.

Mbeta larg, përtej stuhive,
Horizonteve, të thyer,
Po në shpirt, zemër e sy,
Kam kujtimin tënd të vyer!

Shtrënguar, më mbajnë të gjitha erërat,
Më pengojnë të vij tek ti,
Dhe ti, shi, fort i mallkuar,
Gjurmët e rrugëve përse m’i fshin?

E premte 31 gusht 2012 ora 09:45

LEJOMË

Larg teje plakem çdo ditë,
Me rrudhat dhe thinjat shtuar.
Të lutem, lejomë, të lutem,
Të vdes në të tuat duar!

E martë 21 mars 2012 ora 17:45

ËSHTË NJË VEND...

Një vend është këtej horizontit,
Pa diell, pa hënë.
Me re.
Në mjegull të dendur mbuluar gjithçka,
Një vend është këtej...

Kalben kujtimet nën rrëketë e shiut,
Që derdhen nga lart me vaj gjëmimtar.
Blirët harlisen me gjethe e degë,
Po lulet rrëzojnë tokës,
Si prush zemre tharë.

Një vend është këtej horizontit,
Që rrënjë dashurie kafshon si ushqim,
Që diell nuk ka, nuk ka as hënë.
Po vetëm re, erë dhe suferinë.

“Ku unë do të fle”........ quhet ky vend.

E premte 12 shtator 2012 ora 11:00

MË FAL, BABÁ!

Fluturojnë vitet me krahë!
...........................................
Atëherë...
Një fletë informacion më zgjate...
Një fjali shtove...
Po sytë e tu, baba,
Trishtimin mbyllën,
Dhe çelësi humbi,
Për të mos u gjetur kurrë.

Atëherë...
Edhe më vonë...
Gjer në mesditën e ngrohtë fund tetori,
Kur i mbylli gjumi i përjetësisë.

Më fal, baba, për atëherë...
Edhe për më vonë, më fal...
Më fal,
Që ta prisha edhe fjetjen e gjatë,
Me brengat, dëshpërimin tim!
Më fal, baba,
Për të fundit herë!

Trokas sot në tënden përjetësi,
Ta puth rrudhën e ballit,
Ta puth thinjën e hallit.
Lotët e mi,
Një fletë informacion të zgjasin,
Një fjali të thonë:
-Jam e lumtur, baba,
Si nuk kam qenë kurrë! –

Me krahë fluturuan vitet,
Ma fshinë dëshpërimin sot.
Unë nxitoj drejt teje,
Të vetmit,
Që kuptove, heshte, e mbajte hapur zemrën,
Gjer atë mesditë të ngrohtë fund tetori,
Babai im, i miri!

E martë 25 tetor 2011 ora 23:55

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:Cikël poetik 486776_518245278202989_1349665954_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi