Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Viktoria Xhako

Shko poshtë

Cikël poetik nga Viktoria Xhako Empty Cikël poetik nga Viktoria Xhako

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 21, 2012 10:30 pm

Cikël poetik nga Viktoria Xhako 149067_173035996057254_2619595_n

Cikël poetik nga Viktoria Xhako

MOS E FYEJ LOTIN
Nga vëllimi i tretë poetik gati për botim “E ASKUJT”

Fshija lotin asaj, o njeri,
I pastër është, jo hipokrizi.
Puthja buzën që i dridhet, o njeri,
Trishtim është, jo pabesi.
Qetoja 1) zemrën që i përpëlitet, o njeri,
Vuajtje është, jo djallëzi.

1)Qetësoja

E hënë 9 janar 2012 ora 16:00


ZEMRA

Mos thoni që duhej ta vrisja zemrën,
Kur tingujt e parë nisi t’i rrihte me vërtik.
Se udha ku këmbët dridhshëm do të shkelnin,
Do të ishte e mbushur me të ndezur thëngjij.

Mos thoni që duhej ta vrisja zemrën,
Kur tingujt iu varën të zinj në fyt.
Se të tatëpjetën sot nuk e zbres vetëm,
Unë dhe zemra rrokullisemi vetë i dytë.

E hënë 19 nëntor 2012 ora 14:00

ZEMRËN I PUTH

Sa herë era lajm më sjell prej teje,
Zemrën ia puth me etje e mall.
E drithëruar vrapoj nëpër kujtime,
Dhe zemra, nga lodhja, le të më ndalë.

E diel 18 nëntor 2012 ora 13:30


STUHITË NUK RESHTIN

Kur të reshtin stuhitë, the, që më pret.
Në urnë unë po ruhem hi.


Horizontet mjegulla dendur, më fanepsen 1)
Kukuvajka të përdala, zhgarravina me sy të xhamtë,
Që ndërrojnë ngjyra e veshje të pështira,
Dhe nga ti më ndajnë, nga ti.

Po stuhitë nuk po reshtin...
Rruga e paqes qan me lot të kuq...
Pemët rrudhin krahët shtrënguar në gji.
Lulet përreth kryet ulin me dhimbje e turp.

Stuhitë, kur të reshtin, unë do t’i ruaj përsëri...

Dimër, verë, borë a shi,
Unë do të pres...
-Se nuk shkoj dot pa ty, - më the,
-Rrugë kemi vetëm një. -

Unë pres e prek stuhi.

1)Shfaqen

E premte 31 gusht 2012 ora 10:00

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Cikël poetik nga Viktoria Xhako 486776_518245278202989_1349665954_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi