Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë

Shko poshtë

Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë Empty Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 28, 2010 10:54 pm

Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi të dielën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 28 Nëntorit, duke nderuar kujtimin dhe veprën e martirëve të kombit dhe gjithë patriotëve shqiptarë.
Të pranishëm në këto homazhe përkujtimore ishin edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, deputetë të mazhorancës si dhe personalitete të tjerë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe të të rënëve.
Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë 28-14-45-322_
Kryeministri Berisha vendosi një kurorë me lule dhe bëri homazhe pranë Memorialit “Nënë Shqipëri”.
Mbas homazheve të zhvilluara në varrezat e Dëshmorëve, kryeministri Berisha u shpreh: “Kjo është ditëlindja e kombit. Dita më e shënuar, dita e përjetësisë, dita e krenarisë së madhe. Për çdo shqiptarë, ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë, nderojmë të rënët e kombit më të sigurt dhe më të lirë në tërë historinë tonë.

Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë 8843
Kryeministri Berisha vendosi një kurorë me lule dhe bëri homazhe pranë Memorialit “Nënë Shqipëri”.

Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë 2November-28-14-43-496
I nderojmë ata si një vend anëtarë i NATO-s, i nderojmë ata si qytetarë të një vendi që do lëvizim të lirë në mbarë Evropën, për herë të parë në historinë tonë. Sot është ditë e mirënjohjes më të thellë, e përuljes me nderimin më të madh ndaj të rënëve të kombit, atyre që ranë për një Shqipëri të pavarur, atyre që ranë për një Shqipëri të lirë nga pushtuesit dhe renditën vendin në anën e drejtë të historisë, koalicionin antifashistë të luftës së dytë botërore, atyre që u martirizuan dhe ranë në 45 vite, regjimi më barbar që ky vend dhe kjo tokë ka njohur. Atyre që ranë në qytetet, fushat dhe malet e Kosovës, vetëm pak vite më parë, që shqiptarët të jenë kudo të lirë dhe të pavarur. Ata me sakrificën e tyre bënë historinë e lirisë së këtij kombi. Vendosën sakrificën e tyre në themel të lirisë dhe dinjitet kombëtar ndaj dhe sot nderimi i madh, nderimi i parë, ju shkon atyre, familjeve të tyre, por dhe gjithë shqiptarëve, të cilët me sakrifica me përpjekje morën këtë vend të katandisur në honet e historisë dhe e bënë sot anëtare të NATO-s.
E bënë sot një vend që ndërton i sigurt të ardhmen e tij Evropian. E bënë sot që shqiptarët të lëvizin së shpejti të lirë në mbarë Evropën. Është një ditë mirënjohje ndaj të gjithë atyre kombeve të lira, qeverive të tyre, që mbështetën fuqishëm Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugën e tyre të lirisë dhe demokracisë, që vendosën të heqin për ta sistemin e vizave të shembin në këtë mënyrë dhe murin e fundit që kishte mbetur para tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë flamurin e tyre kombëtar”, tha kryeministri Sali Berisha.
Berisha: Ne sot nderojmë themeluesit e pavarësisë November-28-14-44-95
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi