Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Largohen dy themeluesit e DR-së

Shko poshtë

Largohen dy themeluesit e DR-së Empty Largohen dy themeluesit e DR-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:33 pm

Largohen dy themeluesit e DR-së



Largohen dy themeluesit e DR-së DR
Dy nga themeluesit e Demokracisë së Re, Ruzhdi Matoshi dhe Bekim Fazliu sot publikisht braktisën radhët e kësaj partie.


Dy nga themeluesit e Demokracisë së Re, Ruzhdi Matoshi dhe Bekim Fazliu sot publikisht braktisën radhët e kësaj partie. Ish-deputeti Ruzhdi Matoshi dhe ish-kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Fazliu u tërhoqën nga ky subjekt duke akuzuar kryetarin e DR-së, Imer Selmani për bashkëveprim me partinë e VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit dhe centralizim total të saj. Ata në një prononcim publik kanë akuzuar Selmanin për qëllimet e tij të errëta kundër çështjes shqiptare. Siç bën të ditur agjencia e lajmeve “INA”, largime nga kjo parti kanë paralajmëruar edhe zyrtarë të tjerë të DR-së, duke përfshirë edhe dy apo tre deputetë.
Paraprakisht disa muaj më parë në mënyrë të heshtur u larguan edhe anëtarë të shumtë të këtij subjekti politik. DR është partia e re politike e cila u formua pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke u shkëputur nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Kjo e fundit akuzoi se ky subjekt politik pa strukturë dhe kryesi partiake u formua me ndihmën e Nikolla Gruevskit, ndërsa për këtë u dhanë miliona euro. Ish-kreu i FBKSH-së, Gafurr Adili duke u bazuar në informacione të shërbimeve sekrete akuzoi se Selmani kishte marrë mbi 5 milion euro nga Gruevski për të shkatërruar PDSH-në.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi