Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CLINTON RRËFEN SI U DASHURUA ME BILLIN "KOHË MË PARË"

Shko poshtë

CLINTON RRËFEN SI U DASHURUA ME BILLIN "KOHË MË PARË" Empty CLINTON RRËFEN SI U DASHURUA ME BILLIN "KOHË MË PARË"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 08, 2009 1:17 pm

CLINTON RRËFEN SI U DASHURUA ME BILLIN "KOHË MË PARË"

CLINTON RRËFEN SI U DASHURUA ME BILLIN "KOHË MË PARË" 600816544

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në shfaqje ndryshe nga diplomacia, u shpreh se kishte humbur sensin e modës, tepër e përhapur kur ajo u dashurua me bashkëshortin e saj dhe bëri publike mënyrën sesi ajo ishte përballur me sfidat personale.
Gjatë transmetimit të një emisioni tepër të ndjekur "Hadi Gel Bizimle" (bashkohuni me ne) në një nga telelvizionet turke, Clinton preku disa nga çështjet diplomatike, por vëmendja ishte përqëndruar në jetën e saj private dhe për momentet kur ajo ishte dashuruar.
"Ka ndodhur shumë vite më parë, kur u njoha me bashkëshortin tim", u shpreh ajo para audiencës në studio, ku shtoi se kishte takuar për herë të parë ish-presidentin Bill Clinton në pranverë të vitit të 1971, kur ata ishin në universitet.
"Kemi patur komunikim të qartë dhe kemi qënë të lumtur që nga ajo kohë", tha ajo.
Pjesëmarrja në programin televiziv, ku ndodheshin katër gazetarë intervistues, është pjesë e strategjisë së Clinton për të komunikuar me njerëzit e thjeshtë përmes përpjekjeve diplomatike publike.
Ajo mori gjithashtu pjesë në një emision tepër të ndjekur televiziv ndërsa ndodhej në Indonezi muajin e kaluar gjatë turit të saj në Azi.
Gjatë kalimit përmes Evropës dhe Lindjes së Mesme këtë javë, ajo zhvilloi takime me studentë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe një takim në bashkinë e Brukselit.
Clinton rikthehet në Uashington nesër.
E pyetur se çfarë i mungonte më shumë nga jata private, Clinton u shpreh se i mungonte koha kur bënte pazarin dhe blerje për veten e saj, kur ulej të pinte kafe dhe kur shikonte njerëzit.
"Kam sakrifikuar një pjesë të madhe të jetës private dhe për këtë më vjen keq", u shpreh ajo duke shtua se përfitimet e të qënit person në shërbim të publikut ishin të mëdha.
"Nuk mund të arrihen të gjitha, duhet të bësh disa zgjedhje dhe unë jam shumë e kënaqur që kam mundësinë t'i shërbej vendit tim duke punuar së bashku me presidentin Obama", u shpreh ajo.
Por pavarësisht dëshirës së saj për pazar, Clinton u shpreh se nuk kishte një sens të mirë për modën she shtoi se shpesh herë vajza e saj Chelsea i kishte thënë se "gjeni përgjegjës për modën" e kishte kaluar një gjeneratë dhe nuk ishte pjesë e brezit të ish-Zonjës së Parë.
Por ajo nuk harroi të përgëzonte Zonjën e Parë amerikane, Michelle Obama, për shijen e saj të hollë dhe për mënyrën sesi po i organizonte punët në këtë fushë.
"Kam qënë në rolin e Zonjës së Parë dhe e di se sa i rëndësishëm është ky pozicion. Mendoj se Michelle Obama po bën një punë të mirë dhe se ajo po i përmbush shumë mirë përgjegjësitë e saj", u shpreh Clinton.
"Ajo është nënë e dy vajzave të vogla dhe në plan të parë ka vënë mirëqënien e tyre, sepse është tepër e vështirë kur babai juaj zgjidhet presidenti i vendit dhe je ende fëmijë", shtoi Clinton.
Intervistueset me shumë takt e pyetën Clinton të fliste për mënyrën si ajo kishte përballuar eksperiencat e hidhura personale, por pa përmendur skandalin ku u përfshi Bill Clinton dhe ish-punonjësja e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.
"Ah, dashuria? Falja dhe miqësia dhe familja. Po familja, besimi, shoqëria janë pjesa më e rëndësishme e jetës sime dhe nuk njoh askënd që ta ketë pasur tepër të lehtë këtë rrugë", u shpreh Clinton.
"Nëse ndodh që ju të takoni një person të tillë, dua ta njoh edhe unë sepse kam jetuar shumë dhe ende nuk e kam takuar një të tillë", përfundoi ClintonBurimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi