Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Kush je ti?- Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Kush je ti?- Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali Empty Enertin Dheskali: -Kush je ti?- Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 22, 2010 2:51 am

Enertin Dheskali: -Kush je ti?- Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali 13941_101127166578730_100000443426890_30418_840664_n

Enertin Dheskali: -Kush je ti?- Marre
nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133
poezi, Globusr, Enertin Dheskali




Kush je ti o ëngjëll i kristaltë,
Të njoha sot, apo ke jetuar brenda meje,
Je nimfë që vrapon nëpër botë,
Apo ëndërr që më rrjedh nëpër deje?!

Në sytë e mi ti dridhesh ngadalë
Si një petale e brishtë trëndafili,
Rrezja e mëngjesit mbi ty u ndal
Dhe mijëra copëza ndjenjash të fali.

Mendimi noton ëndrraprishur
Në liqenin ndjellës të syve të tu,
Klith nën emocione ndjenja e fshehur,
Mbytet zemra ime në qiellin blu.

Unë fluturoj përmes vështrimeve të tua,
Aty ku akulli me zjarrin bëjnë dashuri,
Dhe trembem mos digjem, trembem mos ngrij,
Kam frikë se më tretesh si ylberi në shi…

05. 03. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Kush je ti?- Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali Empty Enertin Dheskali: -Dashuri mëngjesi- Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 22, 2010 2:56 am

Enertin Dheskali: -Dashuri mëngjesi-
Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe,
133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali





Mëngjesi erdhi kaq i brishtë,
Një rreze luan sot me mua,
Në kraharor një rremb i trishtë,
Më shtyn të them prapë – të dua.

Magjia heshtjen e pështyn
Dhe unë vështrimin hedh mbi ty,
Nuk e kuptoj se cili dryn,
Sot po t’i kyç të bukurit sy.

Se unë të dua me mëngjesin,
Të dashuroj me vetëtima,
Dhe vdes mbi ty me gjithë pasionin
Që më hedh mbi zemër jeta.

Ti bëj ç’të duash mikja ime,
Më urre po s’pate shpirt,
Unë prapë do ngrihem përmbi dhimbje,
Do klith – të dua, prapë, sërish.

15. 03. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi