Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKR premton 7 për qind ngritje ekonomike dhe 30 mijë vende pune

Shko poshtë

AKR premton 7 për qind ngritje ekonomike dhe 30 mijë vende pune Empty AKR premton 7 për qind ngritje ekonomike dhe 30 mijë vende pune

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 02, 2010 3:18 am

AKR premton 7 për qind ngritje ekonomike dhe 30 mijë vende pune

AKR premton 7 për qind ngritje ekonomike dhe 30 mijë vende pune Akr-foto_02

Arta Beqiri dhe Teuta Rexhepi

(E plotësuar) Aleanca Kosova e Re me partnerët e saj të koalicionit ka hapur fushatën në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, me premtimin se do ta ndryshojë Kosovën, se do të hapë 30 mijë vende pune çdo vit dhe se do të rrisë ekonominë 7 për qind, nëse do të arrijë që t’i fitojë zgjedhjet, pas të cilave, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli do të bëhej president, Mimoza Kusari-Lila kryeministre dhe Muhamet Mustafa zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Koalicioni Kosova e Re hapi fushatën zgjedhore në Prishtinë
Pacolli: Në jemi koalicion i ndryshimeve e jo i premtimeve
“Jo nesër, por tani duhet të punohet për imazhin më të mirë të Kosovës”, tha lideri i AKR-së Behgjet Pacolli.
Prishtinë, 1 dhjetor - Koalicioni për Kosovë të Re të mërkurën në Prishtinë hapi solemnisht fushatën zgjedhore me moton “Së bashku mundemi”, moto kjo që thërret qytetarët për punë të përbashkët në ndryshimin e imazhit të shtetit të Kosovës. Mijëra qytetarë të mbledhur në sallën “Një Tetori” i dhanë mbështetje vizionit të Koalicionit për Kosovë të Re, vizion ky që premton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, punësim, përmirësim të jetës së qytetarëve dhe procese integruese me përfaqësim të denjë. Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli përshëndeti qytetarët të cilët kishin marrë rrugëtim të ishin aty në mbështetje të një koalicioni me qasje dhe vizion për jetë me dinjitet dhe për Kosovë me respekt ndërkombëtar.
Do ta ndryshojmë Kosovën
Duke folur me admirim për qytetarët e tij Pacolli tha se fushata e këtij koalicioni, e përbërë prej njerëzve profesionalistë, të denjë, të drejtë, njerëz të cilët duan të ndryshojnë Kosovën është për ndryshime e jo për premtime bosh e për gënjeshtra. Ai akuzoi partitë të cilat kanë filluar fushatën zgjedhore para afatit të caktuar me ligj, duke e cilësuar këtë jo ndershmëri dhe thyerje e kodit të mirësjelljes të nënshkruar me dorën e tyre. Sipas tij, AKR-ja është unike, paraqet një unitet dhe vetëm uniteti do ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë që gjendet. Pacolli vazhdoi më tej se uniteti do të bëjë që Kosova do të ndihet krenare me sukseset e saj, uniteti përbën forcën dhe ky unitet bëhet më i fuqishëm, atëherë kur atë e përbëjnë njerëzit e ndershëm. “Iu garantoj zgjedhësve dhe qytetarëve të Kosovës se ky koalicion do ta ndryshojë Kosovën ashtu siç edhe parashihet në programin e këtij koalicioni. Iu garantoj qytetarëve të Kosovës se kemi programin më të mirë ekonomik, program praktik dhe Kosovës do t’i hapim çdo vit nga 30 mijë vende pune. Me punë arrihet çdo gjë, me profesionalizëm dhe me dinjitete arrihet çdo gjë. Iu premtoj qytetarëve se Grupi E-15, me profesionistë do ta kryejë me ndershmëri punën në të gjitha fushat”, tha Pacolli. Duke folur për vlerat e partnerëve të koalicionit ai iu garantoi qytetarëve zhvillim ekonomik, punësim, shëndetësi kualitative. Ai bëri kritika ndaj qeverisjes së kaluar duke theksuar se me një qeverisje jo të mirëfilltë, vendi ynë tani është radhitur në vendet e fundit në Evropë, dhe në këtë pozicion Kosovën nuk e njeh bota. “Ne duhet ta nxjerrim Kosovën nga kjo krizë ekonomike. Ne së bashku do të punojmë për ta ndërruar jetën e 170 mijë pensionistëve. Ju premtoj se ju jeni të vlefshëm për ne”, shprehet Pacolli. Ai ka vazhduar kështu të përmend të gjitha përfaqësuesit eminent të këtij koalicioni dhe partisë së tij, duke bërë të ditur se secili nga ata janë pjesë e programit të AKR-së. “Sa të rinj kemi sot që bredhin rrugëve që humbin kohën në kafene, që janë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre. Ata njerëz janë të vlefshëm, ata janë pjesë e kësaj shoqërie dhe ata na interesojnë neve”, theksoi Pacolli duke i bërë thirrje rinisë se perspektiva është në duart e saj dhe për këtë ajo duhet ta mbështesë programin e Koalicionit për Kosovë të Re. “Ju garantoj, qytetarë të nderuar se Kosova ka nevojë për miq, për njerëz të integruar, por ato nuk bëhen vetëm me premtime”, theksoi Pacolli duke pyetur se ku janë njohjet, ku janë premtimet e tyre bosh.
Pacolli më tej u bëri me dije se programi i koalicionit është program serioz, ofertë serioze dhe se lista zgjedhore e këtij koalicioni, është listë e pastër e njerëzve të ndershëm, listë e njerëzve, të cilët nuk kanë, qenë të përlyer në skandale e asnjë nga ata nuk është nën hetime. “Mbështeteni këtë ofertë, merreni këtë ofertë, sepse është për qytetarët! Jemi për qytetarin, do të punojmë për qytetarin dhe atëherë ka sens shtetndërtimi, atëherë ka sens integrimi, atëherë ka sens zhvillimi ekonomik. Të gjitha këto veprime bëhen vetëm për qytetarin, për një jetë më të mirë të tij”, tha Pacolli.
I kemi bashkuar forcat, vlerat, njerëzit, projektet dhe idetë!
Mimoza Kusari, nënkryetare e nominuara për kryeministre, i ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshime me të cilat askush nuk do të ndihet i fyer, sikur që ndihen tani, duke mos u realizuar premtimet e qeverisjes së kaluar. ”Koalicioni ynë garanton rritje ekonomike 7 për qind, 30 mijë vende pune për çdo vit të qeverisjes, ngritjen e cilësisë së arsimit , të shërbimeve shëndetësore kualitative dhe përkujdesje për të gjitha kategoritë shoqërore”, tha Kusari e cila shpjegoi edhe detaje të tjera të programit të AKR-së për qeverisjen e ardhshme. Profesor Muhamet Mustafa, përfaqësues i Grupit E-15, theksoi se AKR-ja në koalicion ka përgatitur një program i cili ka zgjidhje për të gjithë dhe ndryshimet do të ndodhin me ne dhe me njerëz të rinj në qeverisje. Edhe Mustafa premton ngritje ekonomike dhe punësim gjatë qeverisjes së AKR-së. Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, theksoi vlerat e partisë së tij dhe të koalicionit parazgjedhor, duke vënë në pah pjesën e programit të këtij koalicioni që ka të bëjë me kthimin e dinjitetit të pensionistëve, të punëtorëve shëndetësorë, përkujdesje shëndetësore për të sëmurët , por me theks është ndalur tek çështja e ruajtjes dhe promovimit të moralit qytetar. Ndërkaq Agim Çeku, kryetar i PSD-së, në fund tha: “Jemi të gatshëm që tani të fillojmë ndryshimin tonë. I kemi bashkuar forcat, vlerat, njerëzit, projektet dhe idetë më të mira për Kosovën.Jemi bashkuar për ta bërë Kosovën shtet të fuqishëm, funksional, për ta integruar Kosovën, për të ndërtuar një identitet të shtetit real”.
AKR: Koalicioni ‘Kosova e Re’ ka zgjidhje për krizën që po kalon Kosova
Podujevë, 1 dhjetor - Përfaqësues të partisë Aleanca Kosova e Re në tubimin me simpatizantët e kësaj partie në Podujevë premtuan se do t’i japin fund qeverisjes së keqe dhe korrupsionit. Në tubimin elektral të kësaj partie në Podujevë, e nominuara për kryeministre të vendit nga kjo parti, Mimoza Kusari Lila premtoi rritje ekonomike për 7 për qind. “Ajo çfarë ka ndodhur me Kosovën në dhjetë vitet e të fundit nuk është ajo çfarë kemi ëndërruar dhe pritur të gjithë, por diçka tjetër, megjithatë me qëllimin dhe vullnetin më të mirë të udhëhequr nga AKR-ja grupin prej shtatë partive dhe grupit të eksperteve E-15, janë bashkuar rreth një programi i cili ka zgjidhje për krizën në të cilën sot gjindet Kosova”, tha Kusari-Lila. Ajo theksoi se në rast të fitores së koalicionit ‘Kosova e Re’, që i prinë partia Aleanca Kosova e Re, Kosova do të përfitojë 30 mijë vende pune çdo vit. “Jemi këtu për t’iu treguar se besojmë fuqishëm se në Kosovë punësimi është i mundur, jemi këtu për t’iu treguar se lufta ndaj korrupsionoit mund të bëhet realitet nëse ka vullnet politik nëse ka dëshirë dhe nëse ka plan. Jemi këtu për t’iu treguar se varfëria mund të ulet në Kosovë, se vendet e punës mund të krijohen dhe atë deri në 30 mijë vende pune që në vitin e dytë qeverisës të koalicionit për Kosovën të Re”, theksoi Kusari-Lila. Për të gjitha këto, ajo tha se duhet plane të cilat AKR i ka prezantuar dhe vazhdonë ti prezantojë. “Duhet fokusi dhe theksi të kthehet te zhvillimi i bujqësisë, i industrisë tek terheqja e investimeve të huaja, tek krijimi i sigurisë së invesitorëve në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e mbarë drejtë integrimit, jo drejt izolimit ku është sot. Kosova sot është njëri ndër pesë vendet më të izoluara në botë për arsye se prej Kosovës vetëm në pesë vende tjera mund të udhëtohet, rinia e Kosovës sot ka shumë pak perspektivë në Kosovë qoftë për punësim ose për shkollim, por të gjitha këto duhet ti kalojnë të kaluarës dhe këto mund ti kalojnë të kaluarës vetëm nëse ju me 12 dhjetor vendosni të votoni ndryshe, vendosni të votoni për të ardhmën tuaj dhe ti thuani mjaft keqperdorimit, manipulimeve dhe të gjitha të këqijave që i janë sjellë kësaj shoqërie sonë nga ata që qeverisën deri më sot”, deklaroi ajo, duke shtuar se koalicioni për Kosovën e Re ka në vetëvete të gjithë ata profesionistë të cilët i duhen Kosovës për një zgjidhje të mbarë të së ardhmës së saj. Gjatë këtij tubimi, u prezantuan disa nga kandidatët e koalicionit “Kosova e Re” për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi