Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-deputetët shpenzojnë mbi 300 mijë euro për paga pa asnjë ditë punë!

Shko poshtë

Ish-deputetët shpenzojnë mbi 300 mijë euro për paga pa asnjë ditë punë! Empty Ish-deputetët shpenzojnë mbi 300 mijë euro për paga pa asnjë ditë punë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 22, 2010 4:48 pm

Ish-deputetët shpenzojnë mbi 300 mijë euro për paga pa asnjë ditë punë!

Shqipe Osmani, Bota sot

Ish-deputetët shpenzojnë mbi 300 mijë euro për paga pa asnjë ditë punë! Kuvendi
Edhe pse nuk janë më deputetë, më se 110 parlamentarë i kanë marrë pagat për muajt nëntor e dhjetor pa mbajtur asnjë seancë dhe pa asnjë ditë pune!

Janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët megjithëse i kanë dhënë fund mandatit të tyre më 2 nëntor të këtij viti, që vazhdojnë t’i marrin pagat e njëjta sikur të ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kështu përderisa në nëntor kanë mbajtur vetëm një seancë, atë të shpërndarjes së Kuvendit, në fund të muajit nëntor, në xhirollogaritë e tyre janë derdhur pagat në lartësinë prej 1480 eurosh për secilin prej tyre.
Kështu votimi votimi për mosbesim ndaj qeverisë, i mbajtur më 2 nëntor, ka shpërbërë edhe Kuvendin e Kosovës. Për më tepër ky mosbesim, ka dërguar shtetin e Kosovës në zgjedhje të jashtëzakonshme që pas krizës, është vlerësuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme të janë rruga më e drejtë për të ardhmen e vendit.
Me një fjalë sipas një përllogaritje për pagat e 114 deputetëve për muajin nëntor dhe të 110 deputetëve për muajin dhjetor nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar 331. 520 Euro (treqind e tridhjetë e një mijë e 520 euro) për asnjë ditë punë të këtyre deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ky është edhe një keqpërdorim i buxhetit të Kosovës që kësaj radhe bëhet nga ligjvënësit përkatësisht nga ata të cilët janë deleguar për të hartuar dhe për të respektuar ligje të shtetit të Kosovës.
Marrja e pagave për dy muaj pa punuar asnjë ditë është një shembull i keq që i dërgohet opinionit të Kosovës deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo praktikë kundërligjore ka qenë dashtë të merr fund që në ditën kur ata janë vetëshkarkuar. Por duket se ligjëvënësit edhe kësaj radhe janë shkelësit më të mëdhenj të ligjeve të hartuara e të votuara nga vetë ata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi