Truri, koha e tij e artë? Mosha 39-vjeçare
Faqja 1 e 1
Truri, koha e tij e artë? Mosha 39-vjeçare
Truri, koha e tij e artë? Mosha 39-vjeçare |
Barak Obama e ka kaluar këtë moshë prej nëntë vitesh, Leonardo di Kaprio do t‘i mbushë pas pesë vjetësh, Majkëll Shumaher po i jeton pikërisht tani, por sa keq që nuk është më nën drejtimin e një makine Ferrari. |
Mosha në të cilën truri i njeriut arrin maksimumin e fuqisë së tij, koha kur funksionon më mirë, momenti kur është më i shpejtë, energjik dhe i kapshëm është 39 vjeç. Ky është përfundimi i një studimi në fushën e neurobiologjisë, pas një eksperimenti të kryer te disa meshkuj nga mosha 23 deri në 80 vjeç. Studiuesit ishin të bindur se ky studim do të jepte rezultate të ngjashme edhe mes femrave. Një prej "kavieve" ishte aktorja 39-vjeçare Rene Zellueger, e cila është në kulmin e zhvillimit të trurit. Sipas studiuesve, nga mosha 40-vjeçare e më tutje intensiteti i trurit ulet, duke shkaktuar kështu lidhje gjithnjë e më të ngadalta, siç është pakësimi i kujtesës, vështirësi njohjeje, paaftësi për të kryer disa funksione të rëndësishme, deri te rastet më të rënda, siç është sëmundja e alzajmerit. Ky proces ndodh për shkak të humbjes së mielinës, që përveç funksionit mbrojtës, ka edhe funksion izolues në lidhje me tejçueshmërinë e stimujve nervorë. Është kjo lloj membrane që i lejon transmetimin e sinjaleve të shpejta qarqeve të trurit. Studimi i publikuar te "Neurobiology of Aging", një revistë shkencore britanike online, është fryt i shumë viteve studim nga ana e shkencëtarëve të "Semel Institute for Neuroscience and Human Beahviour", Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos. Grupi i studiuesve, i udhëhequr nga profesor Xhorxh Bartzokis, ka ekzaminuar raportin mes aftësive lëvizëse të një grupi meshkujsh dhe kushteve të mielinës së tyre. Pas studimit, ato kanë vënë re një koincidencë të jashtëzakonshme: aktiviteti më i mirë lëvizës dhe membrana më kompakte e mielinës vërehen te 39-vjeçarët. Studimi ka lidhje me 72 meshkuj të moshave të ndryshme, të cilët i janë nënshtruar një testi 10 sekondash, përmes rezonancës manietike, e cila maste nivelin e mielinës në rrathët delikatë të lobeve frontale të trurit. "Dy trajektoret kanë rezultuar të pandashme", bën të ditur profesor Bartzokis në raportin e tij. "Së bashku arrijnë kulmin në moshën 39-vjeçare dhe fillojnë ta humbasin funksionin e tyre pas të 40-ave". Shprehja e vjetër "jeta nis në moshën 40-vjeçare", komenton shtypi anglez, duhet ndryshuar: në moshën 40-vjeçare jeta fillon të "shuhet", të paktën nga këndvështrimi cerebral. Studimi vlerëson vetëm aktivitetet e kushtëzuara nga shpejtësia e lidhjeve cerebrale: pra nuk do të thotë se në moshën 39-vjeçare një burrë është më tepër i zgjuar krahasuar me një 30, apo 50-vjeçar. Ndër të tjera, për të gjithë ata që i kanë kaluar të 40-at, ja dhe një lajm i mirë: zbulimi i bërë nga studiuesit kalifornianë u hap rrugën në të ardhmen ndërhyrjeve terapeutike "për të ngadalësuar plakjen e trurit dhe shqetësimet e sëmundjes alzajmer. Tani e dimë përse-në, kur një mik ose koleg 39-vjeçar është më i zgjuar se ne dhe e ka gati menjëherë përgjigjen. Të vihemi në garë me të është njësoj sikur t‘i vrapojmë nga pas Majkëll Shumaherit, i cili ka hipur në një Ferrari", përfundon profesori. Studimi Një proteinë fshin kujtesën Ata që dëshirojnë të harrojnë çastet e dhimbshme të jetës së tyre dhe të ruajnë në kujtesë vetëm momentet e bukura u vjen në ndihmë një proteinë. Studiuesit e "Medical College of Georgia" në SHBA dhe disa kolegë kinezë nga Shangai, kanë arritur të shkëpusin momentet e hidhura nga kujtesa e një "kavieje". Eksperimenti u publikua në revistën "Neuron". Duke qenë se nuk kishin shumë njohuri mbi kujtesën, studiuesit arritën të bllokonin vetëm disa kujtime të kavies. Këtë e bënë duke përdorur një proteinë, e cila ishte në gjendje të kontrollonte aktivitetin e proteinave të tjera. Duke modifikuar kimikisht proteinën kryesore, kjo e fundit u dha komandë proteinave të tjera që të vinin në përdorim vetëm disa hapësira specifike të kujtesës së kavies, duke e detyruar kështu të harronte disa momente që kishte jetuar. "E kuptojmë se këto eksperimente janë interesante dhe tmerruese në të njëjtën kohë. Në fakt, nga njëra anë mund t‘i ndihmojmë njerëzit që vuajnë nga çrregullimet mendore dhe të eliminojmë shkakun e këtij hutimi, por, nga ana tjetër, mund t‘i hapim rrugë ‘manipulimit‘ të kujtesës së njerëzve", shpjegon një nga shkencëtarët. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Kastrati dha 3 mijë euro për një nuse 35 vjeçare nga Shqipëria, ja sollën një 19 vjeçare (Video)
» Mira Korance:KA ARDHUR KOHA,E KOHA NUK PRET..?!
» FAHRI XHARRA:E kujt është “Koha Ditore” ? ose “Kud svi turci , i “ Koha Ditore” tamo !
» Vangjush Ziko: Mosha e poetit
» Hyqmet Hasko:JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS
» Mira Korance:KA ARDHUR KOHA,E KOHA NUK PRET..?!
» FAHRI XHARRA:E kujt është “Koha Ditore” ? ose “Kud svi turci , i “ Koha Ditore” tamo !
» Vangjush Ziko: Mosha e poetit
» Hyqmet Hasko:JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi