Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS Empty Hyqmet Hasko:JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 01, 2012 1:48 am

Hyqmet Hasko:JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS 421860_356657757696519_100000568930657_1315050_424111864_nHyqmet Hasko:JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS 372420_100000568930657_154401610_n

Hyqmet Hasko

JAM SHQIPTAR SA MOSHA E TOKËS

Jam këtu kur lulet sa ishin krijuar, lis isha unë,
unë isha mal, fushë, rrufe dhe bubullimë që mbeti,
kot mundoheni dhe kërkoni të më hidhni në lumë,
unë jam shqiptar dhe në shekuj kam dallgëzuar detin.

Të gjithë regjistrat heshtin si memec për tokën,
Unë kam regjistër kohërat që asgjë nuk humbin.
Përçarjet intrigat kurdoherë më kanë çarë kokën,
por ti, toka ime, je shqiponjë djepi që më përkundi.

Kërkuat dhe kërkoni të më zhvishni lakuriq,
më keni vrarë e prerë, por unë jetova sërish,
madhështor mbeta i lakmuar prej armiqsh,
Shqiptar në token time të jetoj denjësisht.

Kohërat përsërisin këngët që këndova për lirinë,
unë shqiptari që në këngë e valle qiellore gjëmoj,
në token time mbolla dhe përkunda dashurinë,
për lumturinë gjer në moshën e tokës mbretëroj.

Unë kam moshën e zjarrit që kam pasur në vatër,
zjarrin e pashuar qëkur linda në moshën e tokës.
Në të tjerë shekuj që sjellin mijëravjeçarët e ardhshëm,
unë këtu do të jem madhështor në këtë skaj të botës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi