Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:PO TË ISHA ZOTI VETË

Shko poshtë

Vullnet Mato:PO TË ISHA ZOTI VETË Empty Vullnet Mato:PO TË ISHA ZOTI VETË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 1:12 pm

Vullnet Mato:PO TË ISHA ZOTI VETË 35616_1439685563315_1568334934_30852155_2583453_n

Vullnet Mato:PO TË ISHA ZOTI VETË 49948_1568334934_1204402_n
Vullnet Mato

PO TË ISHA ZOTI VETË

Po të isha Zot i kozmosit të gjerë,
do shkëputesha pak nga yjet e tjerë,
te planeti Tokë do ndalesha të ndreq,
ca punë që kam lënë si mos më keq.

Keqbërësve do ua bëja kockat magnet
t’i përpinte me forcë një tjetër planet.
Aty ku mungojnë kafshët dhe njerëzit,
të shqyenin si ujqërit njëri - tjetrin.

Të mirëve do u ndaja tokën barabar,
secili të kishte dynym dhe hektarë.
Te kjo pasuri që e zotëroj vetëm unë,
lypja dhe vjedhja të kthehej në punë.

Zyrtarëve që u pjell miliona karrigia,
do u hiqja nga trupi prapanicat e dysta.
Vithet do ua bëja si brirë nga jashtë,
të uleshin vetëm në baltë e në kashtë.

Burrave që kujtojnë se muskuj u dhashë,
t’i përdorin egërsisht për dhunë grash,
do u vija koqet te balli, sytë sipër gjurit,
të mos shihnin dot dimensionet e burrit.

Luftuesit që mendojnë se këtë sferë qelqi,
kam krijuar si lodër zjarri për të vegjlit,
për ta djegur dhe krisur me gjyle e raketa,
do i fundosja në det bashkë me ato kleçka.

Ata që s’mbajnë tullumbacen time pastër,
që u ndotin gjallesave frymën e përbashkët,
do i dërgoja ca kohë te Hëna e asfiksuar,
ta blinin nga Toka me flori ajrin e paçmuar.

Pastaj do kthehesha te kopeja ime planetare
dhe Tokën vogëlushe do e mbaja si manare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi