Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën

2 posters

Shko poshtë

Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën Empty Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 25, 2008 8:36 pm

Thaçi: Çfarëdo plani që përpilohet pa miratimin e Kosovës, do të jetë i papranueshëm dhe i pazbatueshëm


Prishtinë, 25 nëntor - Kryeministri Hashim Thaçi, në lidhje me planin 6 pikësh që Sekretari i Përgjithshëm i OKB së, pritet t'ia paraqesë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ritheksoi se "statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe kjo çështje është e mbyllur". Ai theksoi sot para deputetëve se "Kosova që nga 17 shkurti 2008 është shtet i pavarur dhe sovran dhe i tillë do të jetë përgjithmonë". Thaçi tha se EULEX do të vendoset në Kosovë ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit, duke nënvizuar se "UNMIK u nuk do të ketë asnjë rol ekzekutiv, por vetëm lehtësues për vendosjen e EULEX it". Sipas Thaçit "çdo tendencë tjetër, konsiderohet si shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe si dhunim i sovranitetit tonë shtetëror". Ai tha se rezoluta 1244 e OKB së është plotësisht jorelevante dhe e pakuptimtë në shtetin sovran të Kosovës, andaj "institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë obligim juridik që të njëjtën ta marrin në konsideratë". "Të gjitha fushat për të cilat flet plani gjashtëpikësh i OKB së, siç janë drejtësia, policia, kufijtë, doganat, trashëgimia serbe, transporti dhe infrastruktura janë të rregulluara me ligjet tona përkatëse, të cilat janë miratuar nga Parlamenti i Kosovës dhe të cilat janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Çdo plan tjetër, çdo dokument tjetër e aq më tepër ndonjë raport qoftë ai edhe nga OKB ja është i paligjshëm dhe i pazbatueshëm", theksoi Thaçi. Kreu i qeverisë tha se Kosova ka paraqitur 4 pikat e saj të cilat paraqesin qëndrimin zyrtar në raport me 6 pikat e propozuara të Ban Ki Munit. "Kosova e ka Kushtetutën dhe ligjet e saj moderne, të cilat i rregullojnë të gjitha çështjet e ngritura në planin 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së", tha Thaçi duke shtuar se "është Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës", që ai si Kryeministër i Kosovës do t'i përmbahet dhe do t'i zbatojë në praktikë. "Ky është plani ynë, ky është vizioni ynë", nënvizoi Thaçi. "Çfarëdo plani apo raporti që mund të përpilohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pa miratimin zyrtar të Republikës së Kosovës, do të jetë plotësisht i papranueshëm dhe i pazbatueshëm në territorin e shtetit tonë", thë në fund kryeministri Hashim Thaçi para duputetëve të Kuvendit të Kosovës.

www.kosova.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën Empty Re: Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën

Mesazh nga Hajrushi Tue Nov 25, 2008 10:15 pm

.


Edituar për herë të fundit nga Hajrushi në Sun Dec 07, 2008 11:08 am, edituar 1 herë gjithsej

Hajrushi

Numri i postimeve : 2
Registration date : 21/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën Empty Re: Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 26, 2008 11:49 pm

Kryeministri Thaçi: Çfarëdo raporti që mund të përpilohet nga KS i OKB-së, pa miratimin zyrtar të Republikës së Kosovës, do të jetë plotësisht i papranueshëm dhe i pa zbatueshëm në territorin e shtetit tonë







Prishtinë, 25 nëntor 2008

Lidhur me planin 6 pikësh të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili pritet të përfshihet në raportin që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do t’ia paraqes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më lejoni të ritheksoj edhe një herë se:


1.
Statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe kjo çështje është e mbyllur. Kosova që nga 17 shkurti 2008 është shtet i pavarur dhe sovran dhe i tillë do të jetë përgjithmonë.

2.
EULEX do të vendoset në Kosovë ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit. UNMIK-u nuk do të ketë asnjë rol ekzekutiv, por vetëm lehtësues për vendosjen e EULEX-it. Çdo tendencë tjetër, konsiderohet si shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe si dhunim i sovranitetit tonë shtetëror. Rezoluta 1244 e OKB-së është plotësisht jo relevante dhe e pakuptimtë në shtetin tonë sovran. Si e tillë institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë obligim juridik që të njëjtën ta marrin në konsideratë.

3.
Të gjitha fushat për të cilat flet plani gjashtë pikësh i OKB-së, siç janë drejtësia, policia, kufijtë,doganat, trashëgimia serbe, transporti dhe infrastruktura janë të rregulluara me ligjet tona përkatëse, të cilat janë miratuar nga Parlamenti i Kosovës dhe të cilat janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Çdo plan tjetër, çdo dokument tjetër e aq më tepër ndonjë raport qoftë ai edhe nga OKB-ja është i paligjshëm dhe i pazbatueshëm.

4.
Kosova ka paraqitur 4 pikat e saj që në fakt vetëm paraqet qëndrimin tonë zyrtar në raport me 6 pikat e propozuara. Kosova e ka Kushtetutën dhe ligjet e saj moderne, të cilat i rregullojnë të gjitha çështjet e ngritura në planin 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

5.
Prandaj, është Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës, që unë si Kryeministër i Kosovës do t’iu përmbahem dhe do t’i zbatoj në praktikë dhe asgjë tjetër. Ky është plani ynë, ky është vizioni ynë.

6.
Çfarëdo plani apo raporti që mund të përpilohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pa miratimin zyrtar të Republikës së Kosovës, do të jetë plotësisht i papranueshëm dhe i pa zbatueshëm në territorin e shtetit tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën Empty Re: Gjashtë pikët e Ban Ki Munit kanë shqetsuar Kosovën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi