Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPTARËT KANË TË DREJTË T’I URREJNË KOLONISTËT SERBË, SEPSE ATA NUK PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET TË TYRE, POR SERBINË!

Shko poshtë

SHQIPTARËT KANË TË DREJTË T’I URREJNË KOLONISTËT SERBË, SEPSE ATA NUK PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET TË TYRE, POR SERBINË! Empty SHQIPTARËT KANË TË DREJTË T’I URREJNË KOLONISTËT SERBË, SEPSE ATA NUK PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET TË TYRE, POR SERBINË!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 12:31 am

SHQIPTARËT KANË TË DREJTË T’I URREJNË KOLONISTËT SERBË, SEPSE ATA NUK PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET TË TYRE, POR SERBINË!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni


SHQIPTARËT KANË TË DREJTË T’I URREJNË KOLONISTËT SERBË, SEPSE ATA NUK PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET TË TYRE, POR SERBINË! 287M.Hyseni-1--2--1-


BAROMETRI DIPLOMATIK

***Dr. Hysni Bytyçi: “Unë e kam pritur një Kosovë të vërtetë demokratike. Nuk kam pritur kaq urrejtje që kanë shqiptarët ndaj serbëve, romëve, goranëve etj. Kam menduar se shteti do të funksiononte si në tërë botën demokratike”.(Shih: www.al-today.com, 26 qershor 2009).


SHQIPTARËT KANË TË DREJTË T’I URREJNË KOLONISTËT SERBË, SEPSE ATA NUK PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET TË TYRE, POR SERBINË! 718rutrs__mdium-280x2001

Shkas për të shkruar këtë koment të shkurtër, është intervista e Dr. Hysni Bytyçit, e zhvilluar me Fatmir Terziun në Londër, më 24 qershor 2009, me titull “Intervistë me Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë”, publikuar në www.albaniatoday.com, më 26.06.2009).
Duke qenë se Dr. Hysni Bytyçin e kam vëlla dhe mik të mirë, e lexova me vëmendje të merituar në tërësi këtë intervistë të suksesshme të Fatmir Terziut, të bërë me të, që bën fjalë lidhur me blic biografinë e tij, me atentatin terrorist serb kundër tij në Beograd më 2000, me kontributin dhe me veprimtarinë e tij rreth çështjes së Kosovës, si dhe me vrojtimet e tij kritike lidhur me funksionimin e shtetit të ri dhe të pavarur të Kosovës.
Parimisht, pajtohem me vërejtjet objektive të Dr. Hysni Bytyçit lidhur me mangësitë dhe me hendikepet e shtetit të ri të Kosovës. Fatkeqësisht, ashtu, siç është shprehur në mënyrë kritike Hysniu, gjendja e përgjithshme në Kosovë është e rëndë dhe katastrofike si në aspektin ekonomik, social, ekonomik, politik, ashtu edhe në atë të sundimit të ligjit dhe demokratik. Liri, drejtësi, demokraci, pavarësi dhe mirëqenie ekonomike ka në Kosovë vetëm për 40% e klasës së re sunduese aristokratike në pushtet, kurse për 60% të popullsisë ka vetëm papunësi, varfëri, mjerim, diferencim dhe varësi ekonomike, politike, ligjore dhe demokratike etj. Si rrjedhim, qe 10 vjet në Kosovë ekzistojnë vetëm dy klasa shoqërore:

(1) Klasa e pasur borgjeze dhe
(2) Klasa e varfër, siç po e quajnë kulakët borgjezë “klasa skamnore”.
Ndërkaq, klasa e mesme nuk ekziston fare. Ky “është suksesi më i madh” i funksionimit të sistemit të korruptuar oligarkik dhe despotik me përmbajtje të demokracisë deklarative vetëm në letër për shumicën dërrmuese të popullit. Në Kosovë qe 1o vjet mbretëron anarkia, uzurpimet, monopolizimet, korrupsioni i organizuar, diferencat e thella sociale, ekonomike dhe shoqërore etj. Atje, mund të gjesh punë të mirë, vetëm nëse i ke dajat, miqtë dhe farefisin në pushtet (të bunkerizuar në klane të fuqishme partiake, mahallore, lokaliste dhe nahijore etj.), ndryshe je i përbuzur dhe i eliminuar, pavarësisht nga aftësia profesionale dhe gradat akademike shkencore.

Serbët i urrejnë dhe i terrorizojnë shqiptarët, jo e kundërta!

Me gjithë respektin dhe konsideratat ndaj mikut tim Dr. Hysniut, nuk mund të pajtohem me këtë konstatim të tij, kur thotë se:” Mirëpo unë nuk e kam pritur një situatë të tillë në Kosovë. Kam menduar se vërtet do ta krijojmë një shtet demokratik të vërtetë. Nuk kam pritur kaq urrejtje që kanë shqiptarët ndaj serbëve, romëve, goranëve etj. Kam menduar se shteti do të funksiononte si në tërë botën demokratike.”(www.albaniatoday.com, 26.06..2009).
Në këtë pikëvështrim as unë, as Hysniu e askush tjetër nuk ka të drejtë ta kritikojë dhe ta fajësojë as politikën zyrtare të shtetit të ri të Kosovës, as shqiptarët e Kosovës për “urrejtjen aq të madhe që kanë ndaj serbëve, romëve, goranëve etj.”, sepse kjo nuk është aspak e vërtetë.
Një konstatim i tillë, është i fabrikuar dhe i falsifikuar kundër shqiptarëve të Kosovës, jo qe 10 vjet, kur Kosova u shkëput nga Serbia, por qe 20 vjet, qëkur diktatori dhe kryekrimineli i Ballkanit, Slobodan Milosheviq me bandat dhe me falanga e tij terroriste dhe fashiste erdhi në pushtet, dhe më 1989 Kosovën e zhveshi nga autonomia politike që kishte sipas Kushtetutës së RSFJ-së (1974), si dhe sipas Kushtetutës së KSAK të të njëjtit vit.
Fatkeqësisht, shqiptarët nuk i kanë urrejtur serbët kolonistë derisa Serbia terroriste dhe gjenocidale e Slobodan Milosheviqit ua pezulloi autonominë e vitit 1974, dhe më pas (1989-1999), Kosovën e shndërroi në Biafra dhe në Katangën e Afrikës, ku pakica serbe 7%, me ndihmën e aparatit shtetëror policor, militar dhe paramilitar të Beogradit, mori sundimin e pushtetit shtetëror në Kosovë mbi 90% e popullsisë shqiptare. Si rrjedhojë, 1o vjet rresht (1989-1999) në Kosovë sundonte terrori dhe gjenocidi serbomadh, i skenuar, i përgatitur, i planifikuar dhe i zbatuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, si dhe regjimi policor i Beogradit (sipas Memorandumit të saj, të vitit 1986, sajesë e përmbledhur e të gjitha elaborateve dhe e projekteve serbomëdha të Ilia Garashaninit, të Vaso Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit, të Aleksandar Rankoviqit... etj. për shfarosjen e shqiptarëve dhe shndërrimin në një varrezë masive të Kosovës shqiptare), duke i akuzuar shqiptarët për “urrejtjen, padrejtësitë, diskriminimin” e pakicës serbe në Kosovë (1945-1989), si dhe për “kolonizimin e Kosovës serbe nga emigrantët shqiptarë, të dyndur nga Shqipëria”!?
Duke qenë se Dr. Hysni Bytyçi (si viktimë e drejtpërdrejtë e terrorit gjenocid serbomadh) e njeh mirë historinë e hidhur dhe tragjike të shqiptarëve dhe të Kosovës nën Serbinë kolonialiste (1912-1999), nuk ekziston nevoja, që unë në këtë rast, në mënyrë taksative, t’ia numërojë të gjitha të ligat dhe të zezat qindravjeçare të Serbisë së madhe ndaj shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Anamoravë, në Iliridë e deri në Lumë, në Durrës e në Shkodër të Shqipërisë Etnike, mirëpo, nuk mund të pajtohem kurrsesi me konstatimin e tij se, me t’u çliruar Kosova nga çizmja e hekurt kolonialiste e Serbisë gjenocidale (1999-2009), “shqiptarët po i urrejnë aq shumë serbët, romët, goranët etj.”!?
Kjo është tezë e ndërruar dhe e paqëndrueshme e politikës dhe e propagandës kolonialiste dhe fashistoide e Beogradit, e Graçanicës, e Patrikanës së Pejës, e Manastirit të Deçanit, e Mitrovicës së Veriut, të cilët në formë “korale” dhe me paturpësinë më të madhe, para gjithë botës, po i fajësojnë shqiptarët për “urrejtjen dhe diskriminim e minoritetit serb” në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë! Kjo “ e vërtetë” vlen vetëm për ata serbomëdhenj, të cilët (me urdhër dhe me mbështetje të gjithanshme të Beogradit dhe të Kishës Ortodokse Serbe) po e kundërshtojnë dhe po e mohojnë në tërësi shtetin e ri të pavarur të Kosovës.

Sa më sipër, një kualifikim i tillë “urrejtës dhe diskriminues” i pakës serbe nga ana shqiptarëve, është vetëm propagandë me prapavijë politike që, Serbia sa më shumë (me qindra dhe me mijëra), të “eksportojë” kolonistë serbë për serbizimin e Kosovës shqiptare. Dhe, fatkeqësisht. Një politikë dhe propagandë e këtillë antishqiptare po iu “ndezë” për mrekulli edhe qeverisë së Beogradit edhe Kishës Ortodokse Serbe me në krye Artemije Radosavleviq. Së pari, serbizuan dhe shkëputën me sukses Mitrovicën Veriore, formuan organet dhe institucionet paralele serbe në Kosovë me në krye Kuvendin e Bashkësive Serbe në Kosovë, me lidhje speciale, financiare, politike, ushtarake, policore me Beogradin dhe me Kishën Ortodokse Serbe.
E gjithë kjo tregon se, me fakte dhe me argumente antishqiptare dhe anti-Kosovë, serbët (të dirigjuar dhe të mbështetur nga Beogradi dhe KOS-i) janë ata, që me sjelljen dhe me veprimet e tyre antihumane, antiligjore, antidemokratike dhe ilegale, jo vetëm po i urrejnë, por edhe po i kërcënojnë dhe po i rrezikojnë fizikisht, biologjikisht, territorialisht, politikisht dhe juridikisht shqiptarët në Kosovë, sepse haptazi para gjithë botës kanë deklaruar, se nuk e njohin shtetin e ri të Kosovës, por vetëm “Serbinë në Kosovën serbe”!?
Ja, pra, kjo është e vërteta, kush, kë po e urren dhe po e mohon në Kosovë! – Serbët kolonistë janë ata, që po i urrejnë dhe po i anatemojnë shqiptarët deri në mohimin e plotë të identitetit të tyre etnik, historik, territorial, gjeopolitik, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në bazë të krimit dhe gjenocidit të derisotëm kolonial të Serbisë dhe të serbomëdhenjve mbi Kosovën dhe trevat e tjera të Shqipërisë Etnike(1912-2009), shqiptarët jo vetëm se kanë të drejtë t’i urrejnë, t’i konsiderojnë armiq dhe pushtues të paligjshëm të tyre, por sipas së drejtës historike dhe asaj ndërkombëtare kanë të drejtë edhe t’i përzënë krejtësisht nga pasuritë e paluajtshme (shtëpitë, banesat dhe tokat stërgjyshore), të uzurpuara me dhunë, me vrasje dhe me gjenocid nga ana e kolonistëve serbëve (1912-1999).
Ajo çka është më e keqja, kolonistët dhe vrastarët serbë në Kosovë po sillen, sikurse “ata të kenë qenë viktima të terrorit gjenocid serbomadh”, jo shqiptarët!? –Shembulli më ilustrativ është kriminalizimi dhe terrorizimi pushtues kolonial i Mitrovicës Veriore, përkatësisht i Kosovës Veriore, ku atje sundojnë ligjet, politika dhe propaganda serbomadhe e Beogradit zyrtar, jo Kushtetuta, as ligjet e as rendi i shtetit të ri të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Pikërisht në Mitrovicën Veriore urrejtja dhe armiqësia serbomadhe është në veprim konkret, sepse shumicën dërrmuese të shqiptarëve i kanë dëbuar me dhunë, me forcë dhe me terror nga shtëpitë dhe nga banesat e tyre, duke iu plaçkitur tërë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Ajo, çka është më e keqja dhe më e padrejtë ndaj shqiptarëve të dëmtuar, kolonistët serbë nuk po lejojnë, që shqiptarët të kthehen në shtëpitë dhe në banesat e tyre, e as të ndërtojnë shtëpi në pronat e tyre të ligjshme në Mitrovicën e Veriut!?
-E ne shqiptarët dhe qeveria e Kosovës, pse të pranojmë dhe të lejojmë kthimin e kriminelëve kolonistë serbë nga Serbia për serbizimin e Kosovës?! – Kush është parimi dhe ligji i reciprocitetit në këtë pikëvështrim? – Domethënë, nëse shqiptarët me të drejtë ligjore kërkojnë të rikthehen në shtëpitë, në banesat, në tokën e tyre, dhe të jenë ZOT në shtëpinë e tyre, kjo, sipas Beogradit dhe Kishës Ortodokse dhe mbështetësve të tyre tradicionalë “qenka urrejtje, qenka diskriminim dhe padrejtësi” e shqiptarëve ndaj pakicës serbe!?
Derisa serbët e kundërshtojnë dhe e sabotojnë në format më të ndryshme shteti ne Kosovës, duke mos e njohur si shtet të vetin, duke e rrezikuar rendin, sigurinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës, e natyrshme dhe krejt normale është që shqiptarët t’i urrejnë serbët, sepse ata, me aktet e tilla antiligjore dhe anti-institucionale, haptazi po kërkojnë konfrontim dhe dyluftim me shqiptarët, me qëllim që ta përmbysin Republikën e pavarur të Kosovës. Këtë e provon edhe Kushtetuta, rezolutat dhe vendimet e qeverisë dhe të Kuvendit të Serbisë, si dhe titullarët e tyre, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran ngaqë, sipas tyre “Kosova është pjesë e pandashme e tërësisë territoriale e Serbisë”!?

Ky është problemi, jo “urrejtja aq e madhe e shqiptarëve ndaj serbëve”, siç është shprehur në konstatimin e tij Dr.Hysni Bytyçi (viktimë e drejtpërdrejtë e terrorit dhe e gjenocidit serbomadh).

Së fundi, ashtu sikurse çdo popull liridashës në botë, edhe shqiptarët kanë plotësisht të drejtë ligjore dhe morale, t’i urrejnë pushtuesit kolonialistë serbë, sepse me luftëra gjenocidale kanë grabitur territoret indigjene të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike (1878-2009).
Çka po mendojmë serbët, edhe ta shndërrojnë Kosovën në hi, në shkrumb dhe në varreza masive (së fundi,duke mos e njohur si shtet të tyre), kinse, tani, paska ardhur koha që t’i “përqafojmë” dhe të “pajtohemi” me ta (duke iu ndërtuar shtëpi, banesa dhe, duke iu dhënë tokën tonë stërgjyshore) sikurse të mos kishte ndodhur asgjë e keqe këtu e 100 vjet më parë nga ana e tyre (1912-2009)!? – JO KURRË, SHQIPTARËT NUK DUHET T’I HARROJNË KRIMET DHE GJENOCIDET E TYRE TË DERITASHME mbi Kosovën, përkatësisht mbi Shqipërinë Etnike!
Kësi fenomeni absurd dhe destruktiv të tiranisë serbomëdhenjve ndaj shqiptarëve, nuk mund të gjesh askund në botën e sotme të civilizuar. - Edhe t’ua cedosh banesën, shtëpinë, pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme; edhe t’ua ndërtosh në llogarinë tënde shtëpitë dhe banesat; edhe t’i pranosh të barbarët para ligji, para kushtetute, në të gjitha organet dhe në institucionet e pushtetit të ri shtetëror të Republikës së Kosovës, e në fund, “gexhat”, t’i akuzojnë shqiptarët si “terroristë”, si “urrejtës”, si “diskriminues” dhe si “uzurpatorë të Kosovës serbe”, kjo nuk mund të “përpihet” më, në asnjë formë qoftë historike, etnike, morale, ligjore, politike, juridike, demokratike a humanitare.
Në fund, duhet të nënvizoj se, pikërisht pse shqiptarët në kujtesën e tyre të derisotme historike nuk i kanë mbajtur në mend të të gjitha të zezat, të ligat dhe padrejtësitë e shtypjes dhe të sundimit kolonial shekullor të serbëve ndaj tyre dhe ndaj Shqipërisë Etnike, iu ndodhi edhe HOLOKAUSTI KOLEKTIV i Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999).
Pra, po t’i kishin urrejtur shqiptarët kolonistët serbë në kohën e duhur (në vazhdimësinë historike të pikëpjekjeve të tyre) që nga viti 1912 e deri më sot, sigurisht se në Kosovë nuk do kishte pasur shans, që përsëritej holokausti serbomadh, dhe se Presheva, Bujanoci, Medvegja-Anamorava të të gjitha këto së bashku, qëmoti, do të kishin qenë nën çatinë e shtëpisë së përbashkët të Shqipërisë Etnike.
Pa filozofuar, kush të do, duaje, kush të urren urreje! Ashtu, siç ka pohuar, edhe i madhi ynë Rilindës, Fan S. Noli: “SERBËT DO T’I DUAM, AQ SA ATA I DONË SHQIPTARËT.”!
Ky vlerësim i qëndrueshëm, objektiv dhe largpamës i Fan.. S. Nolit, duhet të jetë ABETARE për të të gjithë shqiptarët, si dhe për politikën, propagandën, publicistikën, kulturën, ekonominë, ashtu edhe për mbarë shkencën shqiptare. Ndryshe, sikurse deri tani (1912-2009), do të triumfojnë tezat dhe konceptet e çoroditura dhe të pasakta, se “shqiptarët janë ata që i urrejnë dhe i mohojnë serbët”, jo e kundërta!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi