Gjashtë pikët e Ban Ki Munit

Shko poshtë

Gjashtë pikët e Ban Ki Munit

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Nov 20, 2008 1:47 am

Refizimi i 6 pikave me jo-në e frikshme politike =(barazi ) me Jo-në e 1989 ndaj Serbisë





Shkruan: Xun Çetta



Refuzimin gjashtë (6) pikësh,ose Jo e butë,siç e quajti dhe vlerësoi këtë z.Kurti, duke e cilësuar si aspak të besueshme, se do të qëndrojë kjo jo, tha ai.Sidoqoftë,mendoj se kjo Jo,duke dashur këtu të vërë një paralele, ishte e ngjashme me Jo-në, që populli shqiptar, më në fund i dha Serbisë në fillim të viteve 90-ta.

Jo, i thamë atëherë si popull, Jo Serbisë,ashtu u përgjigjën edhe politikanët tanë para dështimit.I thanë jo politikanët, atëherë kur Serbia ua mori të gjitha privilegjet servilëve politikë që i kishte përpunuar aq mirë ata.

Kjo përgjigje me jo-në e madhe ndaj Serbisë më 1989,në dukje ishte e rëndë dhe e frikshme për frikacakët politikë,por e dobishme doli nga fakti se kjo e bëri popullin e çoroditur nga lodhja një dhe të bashkuar, me çka kështu kthjelli mendjen jo vetëm të popullit, por edhe të politikanëve nga të cilët nuk pritej.

U bënë një si Azem Vllasi ashtu Hydajet Hyseni,si Rugova ashtu edhe Demaçi,si Kolgeci ashtu edhe Shatri etj.Kjo, pa dyshim kishte të mirën e madhe politike për momentet,ngase pa një Jo të tillë ndaj Serbisë,ne nuk mund t’ia dilnim ndryshe.Por, mjerisht, e mira e madhe u shoqërua me të këqijat tjera,ku në emër të atij barazimi të nevojshëm në politikë dhe kohë të caktuar,mjerisht kjo filloi dhe pa u ndalur vazhdoi barazimin aspak moral, ku si pasojë u deshën vite të tëra për të kuptuar se ndryshimet ishin jo substanciale.Ato ishin sa për ta kaluar procesin e imponuar dhe njerëzit vazhduan me avazet e vjetra.

Tani e keqja e madhe është në faktin se nëse faktori ndërkombëtar nuk tërhiqet para qëndrimeve tona,jo vetëm politike, por para qëndrimit tonë si popull,atëherë për t’i rezistuar Jo-së, me sukses edhe më tutje,është e pa evitueshme rënia e qeverisë.Kjo dhe vetëm kjo është mbrojtja e Kosovës para faktorit ndërkombëtarë,ngase kjo u dhëmb atyre, në rast se ata nuk tërhiqen para rrezikimit të rënies së qeverisë tonë, të cilën ata e kanë lakuar skajshmërisht.

Të bie qeveria, para se të organizohet opozita, e cila mjerisht si e tillë akoma nuk ekziston, gjithashtu edhe kjo është një punë me pasoja politike të një karakteri tjetër,pa u thelluar tani në sqarime. Nuk mendoj se nuk ka potencial dhe personalitete për ta bërë qeverinë, edhe kështu pa opozitë të organizuar,ngase sa për të mos dështuar rezistimi ynë si popull ne do bënim edhe qeveri teknike!!!... Por, ne fatkeqësisht, politika e dirigjuar me individë pa përvojë në këto punë,na ka përcjell me të tilla ndërrime të paorganizuara mirë.

Ka ndodhur kjo me qëllim që lideri fitimtar të dali krejt i paimagjinuar,pa përvojë politike dhe pa struktura, me qëllimin e vetëm që t`i ofrojë strukturat e prapaskenës politike. Krejt këto ishin të kaluara pa dallim në faktin se tani kjo mundësi ka ndryshuar, madje dukshëm në të mirë.Këto mundësi janë më pak ose aspak të mundshme, krahasuar me sa ishin dikur,por tani kemi mangësitë tjera politike, të cilat mjerisht po na përsëriten.

Këtu nuk mund të mos shprehim faktin se Ramush Haradinaj, pa dashur ta atakojmë atë, duke promovuar veten si kryeopozitar, pa përfillur partitë tjera opozitare,individë me peshë në këto rrjedha, e kryesisht Vetëvendosjen, si e vetmja opozitë e mirëfilltë me ato pak gabime që i ka,z.Haradinaj kështu po kontribuon në thyerjen e opozitës, edhe ashtu të dobët.Ramushi po kopjon dhe praktikisht po aplikon gabimet e Dacit në LDK-në postrugoviane, kur ky i fundit pa respektuar rregullin e lojës politike dhe pa respektuar të tjerët,ia filloi vetë promovimin e vetes si lider i LDK-së,kështu ai zgjoi kujdesin dhe iritoi njerëzit, të cilët nuhatin politikisht,dhe kështu filloi revaliteti i pa kontrolluar në momentet kur më së paku i duhej LDK-së.

Fillimin e këtyre mangësive politike e ka bërë Daci, dhe kështu ka vazhduar deri në momentin kur në kuvend fitoi Fatmir Sejdiu. Nga aty e tutje e deri më sot, mangësitë politike, aspak demokratike dhe krejtësisht të dirigjuara nga prapaskena, i ka bërë Fatmir Sejdiu!...Në demokraci,gara apo konkurrenca janë vlera të sistemit demokratik, kuptohet nëse ato janë të barabarta dhe pa minime të rivalëve konkurrentë. Në momentin kur vota përcakton fituesin, që nga ai moment pushon rivaliteti, dhe kështu fillojnë rënditjet e funksioneve sipas rezultatit të zgjedhjeve, ku nga rivalë apo kundërshtarë politikë, ata kalojnë në bërjen e sistemit të përbashkët për forcimin e partisë apo institucioneve shtetërore, në rastin tjetër.

Sejdiu, pas fitores së tij në kuvend,ai e përjetoi përgëzim-urimin nga ana e rivalit të tij-Dacit,por e keqja ndodhi kur nga ky moment,Sejdiu mori edhe gabimet e mëhershme të Dacit, dhe kështu në vend që si i pari i partisë ta rënditte të dytin, i cili ia pranoi fitoren,ai pa ndonjë fshehtësi diplomatike donte që Dacin si rival ta plandoste për toke dhe jo vetëm atë,por gjithë votuesit e tij, të cilët si numër krejt pak dallonin nga votuesit e Sejdiut, të cilët e bënë fitimtar.Kjo pastaj, pa shmangshëm qoi deri te ndarja e partisë,gjë kjo, e cila në fillim nuk dihej përse u bë kaq pa brengosje dhe me aq gjakftohtësi !.... Kjo, po zbulohet vetëm tani pas kaç kohësh, kur ai, pra Sejdiu, do që të jetë edhe president i vendit, dhe nga frika se mos po ia merr dikush partinë, ai do të jetë edhe i pari i partisë.Sejdiu momentalisht ka nevojë për këshillat e Sali Berishës, i cili po në këto forma e ka pësuar keq duke e thyer PD-në si subjekt politik, nga frika se mos po ia merr partinë Eduard Selami, i cili filloi e po bëhej një lider i pa kontestueshëm,kështu ai humbi pushtetin,shkatërroi partinë dhe u dash të pres sa vite për t’u rikthyer me mendje ndryshe.

Obama dhe zonja e madhe Klinton ishin rivalë, madje me akuza aspak të buta kundër njeri- tjetrit, për aq kohë sa ishin në fillim fushate brenda partisë së tyre,por me kalimin e kohës filloi dhe të dihet fituesi, me çka nga rival,z.Klinton filloi ta mbështeste Obamën, e që sot Obama, edhe ka gjasa që zonjën Klinton, ta ketë si sekretare të tij.Dua të them, se edhe Sejdiu, për të cilin ndonëse është bërë tepër vonë,por kryesisht z.Haradinaj ka nevojë urgjente të kuptojë diqka nga krejt çfarë u tha më lartë, ngase Kosova mjerisht akoma është pa opozitë.



Më 18.11.08 Luzern
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi