Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefat e UP-së marrin deri në 8 mijë euro paga

Shko poshtë

Shefat e UP-së marrin deri në 8 mijë euro paga Empty Shefat e UP-së marrin deri në 8 mijë euro paga

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 23, 2011 9:27 pm

Shefat e UP-së marrin deri në 8 mijë euro paga

Shefat e UP-së marrin deri në 8 mijë euro paga 4Euro_325

Të dy, Mujë Rugova dhe Mehdi Jashari, janë mësimdhënës me përvojë të gjatë në Universitetin e Prishtinës (UP) dhe ka rreth dy vjet që kanë mbërritur moshën e pensionit. Ata janë akoma në Universitet, por ka dy gjëra që i dallon - funksioni dhe të ardhurat që marrin.

Rugova, profesor i kimisë, është rektor i UP-së, e Jashari, që tani ligjëron notin, i është lënë të mbajë tri orë mësimi në javë në Fakultetin e Sporteve. Që të dy kanë realizuar të ardhura gjatë tetorit. Bazuar në listën e pagave, të cilën e kanë siguruar mediet, Rugova ka marrë fiks 143 herë më shumë para sesa Jashari.


Të jesh në mesin e shefave në këtë Universitet publik, lë pas me të ardhura jo vetëm kolegët që kanë gradën më të lartë akademike, por edhe drejtuesit më të lartë të shtetit. Për muajin tetor Universiteti ka paguar njerëz deri në 8 mijë euro.

Vetë rektori Mujë Rugova - i cili po t'u bindej ligjeve do të merrte vetëm pensionin prej 80 eurosh që nga 16 marsi i 2010 s, kur ka mbushur të 65 at - ka realizuar të ardhura për tetor në lartësinë 5,112.63 euro. Këtë nivel e ka mbërritur duke stimuluar veten dhe duke e futur nëpër komisione.

Paga e rektorit është 1 643 euro. Në ekuacionin e tetorit janë përfshirë "stimulimi" prej 1 790 eurosh, "kompensimi" prej 1.579 eurosh dhe 100 euro të tjera, të arsyetuara me pjesëmarrjen e rektorit në program të doktoratave.

E profesori Jashari për të njëjtin muaj ka realizuar të ardhura vetëm në lartësinë 35.74 euro. Edhe këto nuk i ka marrë, ngaqë ka një marrëdhënie të komplikuar kontraktuale me UP-në.

"Për tetor akoma s'i kemi marrë", ka thënë ai. "Akoma as kontratat nuk i kanë kryer".

Dhe, nuk është vetëm rektori që "stimulohet" për punën që bën. Ka anëtarë të ekipit të ngushtë të tij në Rektorat që realizon të ardhura, me të cilat e tejkalon Rugovën. Rasti është me prorektorin për financa, Enver Kutllovci. Në xhepin e tij UP-ja ka arkëtuar për muajin tetor fiks 6, 925.33 euro. Nga rreth 2 mijë euro më pak kanë marrë dy prorektorët e tjerë, Naser Mrasori e Bajram Berisha.

Nga anëtarët e Këshillit Drejtues është Nijazi Ibrahimi, që ka marrë gjatë muajit të ardhurat më të larta. Fiks 5,168.78 euro i janë arkëtuar atij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi