Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN O VËLLAU IM I DASHUR - GANI!!! -Vargje urimi-

Shko poshtë

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN O VËLLAU IM I DASHUR - GANI!!! -Vargje urimi- Empty Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN O VËLLAU IM I DASHUR - GANI!!! -Vargje urimi-

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 26, 2010 9:11 pm

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN O VËLLAU IM I DASHUR - GANI!!! -Vargje urimi- 163793_179586618737418_100000582437455_503228_168214_n





Mentor Thaqi:DITËLINDJA E VËLLAUT, GANIUT!





O vëlla, vëllau im,

ti sot ke Ditëlindjen,

u rritem jetimë,

por, kurrë s´humbem bindjen,

se një ditë dhe ne,

do na ngrohë një Diell,

do kemi një jetë t´re,

pas një vuajtje t´thellë!



E mbaj mënd si sot,

atë natë kur u linde,

katër vjeç e gjysmë, carrok,

me atë botën time,

atëdimër t´egër,

që s´më shlyhet kurr,

n´atë shtëpi të vjetër,

eh, babai i sëmurë!



Eh, e përgëzuan babain,

të afërm dhe fçinjë,

tash kisha vëllaun,

do e vras vetminë!

Por, ai sytë me lot,

thellë, qe përmallua,

dhe sot m´duket po thotë:

- Unë pa ta e k´ta pa mua!



Ah, ç´ndjenjë e dhimbshme!

Kur po më kujtohet,

se ç´jetë e mundimshme,

që mendja kthjellohet

dhe me njëmijë vuajtje,

n´ktë botë të mistershme,

u munduam me ndruajtje,

t´bëjmë një jetë të ndershme!



Nuk di sa ia dolëm,

me aq sa kemi ditur,

mendoj, u përpoqëm,

t´varfër, por jo t´koritur,

dhe, nënës atë borgj,

përjetësisht ia kemë,

e shkreta n´jetë u dogj,

që ne t´lumtur t´jemë!



Po, shumë gjëra mbaj mënd,

vëllau im i dashur,

ty, disi pa rend

lazdruar t´ka pasur,

na thoshte gjithmonë:

- Do ti bëhen mend!

Dhe, ankesa jonë,

rrallë, mund t´gjente vend!



Eh, pite e kungullur,

për ty kishte më tepër,

se syrin e uritur,

ti "grabitqari" i vjetër,

por, gjithmonë i dhimbshëm,

i shkretë, dorëlirë, ...

kokëfortë, i vështirëbindshëm,

por, shpirtë e zemër t´mirë!



Merre vëlla atë Tren,

eja ke vëllai,

se na dogji malli

dhe jeta keq na kalli!

Mi sjellë Besartë dhe Etnik,

se kemi nostalgji,

edhe këtu n´mërgim,

të kemë një Copë Shqipni!



Urime dhe Gëzuar,

Ditëlindjen o vëlla

dhe mos harro kurrë,

pas ndonjë zënke, hidhërim,

jo, dashuria pushuar,

për TY kurrë nuk ka,

zemra të don shumë,

ta dishë, o vëllau im!



Dhe Nënës po i thëm,

për t´parën herë, hapur:

- Të falemnderit o Nënë!

Doja t´isha i matur,

është ndjenjë e mirë,

të mos jeshë i vetëm,

në këtë botë-pisllëk t´pështyrë,

ne njëri-tjetrin gjetëm!!!



Mentor Thaqi VS., 26.12.2010



Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN O VËLLAU IM I DASHUR - GANI!!! -Vargje urimi- 164548_179585452070868_100000582437455_503220_2159161_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi