Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:Urime dhe Gëzuar! - Vargje urimi -

Shko poshtë

Mentor Thaqi:Urime dhe Gëzuar! - Vargje urimi - Empty Mentor Thaqi:Urime dhe Gëzuar! - Vargje urimi -

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 31, 2010 1:48 am



Mentor Thaqi:Urime dhe Gëzuar! - Vargje urimi - 161505_100000582437455_3297989_n

Mentor Thaqi:Urime dhe Gëzuar! - Vargje urimi -

Natë e Vitit t´Ri,
e Shën Silvesterit,
të na sjellë mbarësi,
t´gjithë shpresojmë, njëherit!

I dashur Kombi im!
Të dashur miq, me rend,
t´gjithë, pa përjashtim,
se s´mund t´ju përmend:

- Thellë nga zemra ime,
buron një Uratë,
e shënjtë, sublime:
Bekim dhe shumë Fat!

Ju kam miq për zemër,
ju kam pjesë suksesi,
t´gjithëve me një Emër,
nga shpirti, jo interesi!

Vitin që lamë pas,
nuk e patëm t´lehtë,
erdhi si tallas
dhe po ikë i zbehtë!

Por, Shqipëria ime,
eci me suksese,
me plot prosperime,
ngjalli, Mori Shprese!!!

Dua që nga Rrënjët,
me Trung e me Degë,
t´na burojnë veç këngët,
Toskërishte e Gegë!

Ta ndihmojmë prap Shkodren,
atë Zonjë të Madhe,
nga përmbytjet dhe ndotjet,
ti heqim ca halle!

Mbi t´gjitha, Çamërinë!
Motren tonë të dashur!
Të ia kthejmë Lirinë,
Kombëtare, siç ka pasur!

Ju lutem, fçiut t´varfër tuaj,
i ipni një çikë krahun,
mos e lëni të vuaj,
bashkë duhet ndarë fatin!

Marty e Del Ponte,
ata shpirtëra t´shitur,
do i shlyejmë sonte,
injorantë, gjakprishur!

Ia marrshin të ligat,
Kombit tim të lashtë,
lugetërit dhe shtrigat,
le të ngordhin bashkë!

Shqipëria në NATO, sot,
shqiptarët tashmë pa viza,
në Europë në mot,
është e jona, deviza!

Bekimet rilindase,
duket kanë mbërri,
pas një Shekulli përplasjeje,
Zoti t´bekoi Arbëri!

Është kjo Natë gëzimi,
malli, dashurie, o ju të nderuar!
Le të mbretëroi festimi:
Urime 2011! Urime dhe Gëzuar!

Mentor Thaqi VS., 30.12.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi