Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN E 66-të R I L I N D J A JONË!!!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN E 66-të R I L I N D J A JONË!!! Empty Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN E 66-të R I L I N D J A JONË!!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 21, 2011 3:45 am





Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN E 66-të R I L I N D J A JONË!!! 174356_100000582437455_6602030_n

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN E 66-të R I L I N D J A JONË!!!

( Gëzuar Ditëlindjen RILINDJA jonë!)



1 Çelësi numër ´45,

2 në derën e daljes,

3 atë dritë-dite të zymtësive,

4 kohëve plot myk!



5 Lindja jote,

6 ajo Ri-Lindja jonë ishte,

7 në kaptyllin e djepit,

8 ca g´dhendje bëmë,

9 për hatër të Bujanit (Bunjajt),

10 o për inatë t´Prizrenit,

11 mu në Prizren të Lumbardhit!



12 Mblodhëm shkronja të plumbta

13 dhe plumba i bëmë,

14 në qëllim caku,

15 e bam-bum e bum-bam,

16 analfabetizmit në loqkë të zemrës

17 dhe në lule të ballit, Territ Informativ!



18 Eh,

19 në fillim, kronistët cinik,

20 në qeshje e përqeshje,

21 për Qëllimin Madhor,

22 me tre-katër shkrues, elitë

23 nga Elbasani, peshqesh të Normales,

24 kundër një Hegjemonie të tërë,

25 Etatike, A-Etike, Be-Tonike...



26 Tevona,

27 në vendmihjen e plumbit,

28 plumbat e huaj nga plumbi jonë, shkrimë,

28 në vrushkuj gjaku,

29 pak për magjitë,

30 më shumë për mëritë,

31 e, tymi ku të dojë le ti dalë!



32 Dikujt,

33 sytë nga cipë turpi, iu turbulluan

34 e mendtë iu tërbuan,

35 nga Misioni.

36 - RILINDJA, Shtet mbi Shtet, thanë!

37 Ambasadorë e Konsul-tantë,

38 në të katër anët e Botës rrumbullake.

39 - Kjo është punë që s´bëhet,

40 agjitimit, derën duhet mbyllur,

41 Llozi sa nuk është thyer,

42 me kode të fshehta e të fshehura,

43 deri edhe te "Fëmijët e Gurëve të Palestinës",

44 me leje të Bashkimit të Komb(eve)it,

45 ku bashkohen fjalë e rrokje!



46 I ranë, tej e përtej,

47 Amandamentit e Rendimentit,

48 në emër të "Testamentit" të djallit,

49 nga Brione në shabllone,

50 në emër të pashitjes dhe fashitjes,

51 se helbete,

52 kryeneqësia nga syqeltësia, ironi

53 në duart mbi zjarr shekulli.

54 Deshën gojë të mbyllin,

55 me mbyllje të derës,

56 atë me numër çelësi ´45,

57 telashe hapën

58 dhe Kaptinë Turpi,

59 në kodifikim paturpësie,

60 transformimin Ri-Lindja bëri,

61 herë si Bujk e herë si Diell-i,

62 Alternativë e Republikë, kulmoi

63 në Pavarësi, Shtypi i Ndritur,

64 Kushtetutshmëria, Taban Nderi e Qati Lavdie,

65 Emër për mall, Kombit në ballë,



66 Vjetorë e Përvjetorë, Gëzuar o Legjendë e gjallë!



Mentor Thaqi VS., 20-21.02.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi