Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Kosovës i mungojnë dy njerëz

Shko poshtë

Daci: Kosovës i mungojnë dy njerëz Empty Daci: Kosovës i mungojnë dy njerëz

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 26, 2012 12:46 pm

Daci: Kosovës i mungojnë dy njerëz


Daci: Kosovës i mungojnë dy njerëz Nexhat-Daci
Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), me një manifestim solemn ka shënuar të shtunën 5 vjetorin e themelimit të saj. Në sallën e madhe të Hotelit “Grand” në Prishtinë ishin mbledhur përfaqësues të strukturave të saja nga mbarë Kosova të cilët kishin ardhur për të marr pjesë në festimin e përbashkët të ditëlindjes së pestë të kësaj partie.

Kreu i LDD-së, Nexhat Daci, duke iu drejtuar të pranishmëve në sallë, tha se Kosovës i mungojnë dy njerëz, e njëri ndër ta është Ramush Haradinaj, e tjetri është vetë ai.

“Skenës politike në Kosovë sot i mungon një formacion, i mungojnë dy njerëz që janë dëshmuar në këto dhjetë vite se mund të krijojnë unitet, pra i mungon Ramush Haradinaj, i cili padrejtësisht gjendet në Hagë, dhe kryetari i LDD-së, i cili me viruse të brendshme dhe të jashtme nuk është me LDD-në atje ku e ka vendin, ku i duhet Kosovës dhe popullit të saj”, deklaroi Daci para të pranishmëve.

Ndër të pranishmit në sallë, ishte edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve të Luginës, Galip Beqiri si dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëherësh anëtar i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

“Me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, ne për herë të parë, nëse Evropa e obligon dhe e detyron Serbinë, do të jemi zot në shtëpinë tonë brenda kufijve të proklamuar me pavarësi. Por, unë nuk do të thosha me sovranitet të plotë. As politika ndërkombëtare nuk ishte e vullnetshme ta ndihmoj Kosovën ose ta kryej misionin e vet, as UNMIK-u, as EULEX-i e as KFOR-i, sepse ishte qëndrim politik i bashkësisë ndërkombëtare”, tha kryetari i LDD-së Nexhat Daci.

Ndërkaq, më tej ai bëri thirrje që të krijohet një unitet veprues por konsensual.

Sipas Dacit, shkurti i sivjetmë, ishte acari më i madh i tri dekadave të fundit, por, siç tha ai, “edhe tragjedinë e Restelicës, me angazhimin e ushtrisë tonë dhe të faktorit të përgjithshëm e tejkaluam”.

“LDD është e përgatitur profesionalisht, politikisht, njerëzisht dhe kombëtarisht që t’i shërbej popullit të vet dhe atdheut dhe të krijoj një mjedis demokratik sepse nëse sivjet nxjerrim një ligj të mirë për zgjedhjet parlamentare, nëse bëjmë ndërrimet të shëndetshme kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, me fusnotat, shkencërisht po ju them, kurrë nuk merret askush me to as në shkencë”, ka deklaruar Daci para të pranishmëve.

Sipas tij, nëse skena politike në Kosovë, nga kjo e vrazhdë e paparë, shndërrohet në një skenë normale për ta jetësuar sovranitetin e Kosovës, “duhet t’i hiqet ajo se kush është antiamerikan, ngase nuk ka popull më proamerikan dhe proevropian se populli i Kosovës”.

“Nëse ne krijojmë këtë unitet veprues ne në një mënyrë do të arrijmë të lajmë një borxh, edhe Republika e Shqipërisë edhe Republika e Kosovës ndaj Luginës së Preshevës, duhet fuqishëm të theksojmë se jemi kundër ndryshimit të kufijve, por një ekuivalencë të plotë në të drejta të përgjithshme, jo individuale dhe njerëzore, por në të drejta ligjore, ekonomike, shkencore etj”, ka deklaruar Daci.

Ai i bëri thirrje kryeministri Hashim Thaçi që t’i heqë taksat për shqiptarët që hyjnë apo dalin nga Kosova.

“Po i them Qeverisë tonë dhe mikut tim – kryeministrit, mjaft me taksat të cilat i paguajnë vetëm shqiptarët për të hyrë në Kosovë ose për të dalë prej Kosovës”, tha lideri i LDD-së Nexhat Daci në pesë-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi