Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës

Shko poshtë

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës Empty Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës

Mesazh nga Gur Kepi Sat Mar 14, 2009 9:48 pm

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës

Enver Bytyçi
Përgjigje një pamfleti politik përçarës të një gazetari anonim:
Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës Sh_b
Një ish-gazetar, një shkrodran i konvertuar me qëllim të përfitimit material në "kosovar", një enverist që e ka përdorur dhe e përdor këtë ideologji, për përfitime politike e materiale, një person pa emër, por me një mijë mëkate mbi vete, ka shkruar me rastin e 11- vjetorit të vrasjes së Adem Jasharit një artikull, me të cilin përpiqet që figurën e këtij heroi të pashembullt të Kosovës martire t'ia kundërvërë figurës tjetër që bëri epokë, presidentit historik, Ibrahim Rugovës. Gazetari i shndërruar në një shkrues librash për përfitime vilash, parash dhe pronash gjen rastin që për të tilla interesa të përçajë në stilin enverist jo vetëm të gjallët, por dhe ata që kanë shkuar në amshim.
Nuk dua t'ia përmend emrin, sepse jam i sigurt se do ta kishte për nder të përmendej në një gazetë kombëtare "Bota sot". E di se me këtë shkrim ai do t'i mashtrojë disa shqiptarë në diasporë që besojnë ndoshta me sinqeritet në ideologjinë komuniste enveriste. Megjithatë besoj në atë që shqiptarët do ta kuptojnë më në fund se enverizmi ishte dhe mbetet ideologji sllavo-komuniste e përçarjeve, ngatërresave, kurtheve, grindjeve e konflikteve ideologjike e politike të brendshme. Dhe kur bëhen shkrime të tilla për të denigruar Ibrahim Rugovën ose Adem Jasharin, atëherë këto shkrime kthehen në barriera përkundër bashkimit politik e shpirtëror të shqiptarëve.
Shkodrani pa emër, fillimisht kishte ardhur në Perëndim me mendimin se do t'i mashtronte shqiptarët e diasporës me "besnikërinë e tij" ndaj Rugovës, shkruante: "Adem Jashari kishte pasur fatin, që duke i takuar një populli që i kishte besuar, kishte ecur në rrugën e tij, e cila ishte tejet e pakrahasueshme me rrugëzimet e pafund, herë gjysmë sllave dhe herë gjysmë përçartëse të njeriut të Velanisë. Përpjekjet që bëhen sot për të vënë një linjë barazimi mes njeriut të Velanisë, të cilit nuk i përmend emrin për të mos e vënë pranë emrit të Jasharëve, janë veçse dështime të tjera të politikës ditore. Për më tepër ata janë të dhimbshme kur bëhen nga njerëz që i kanë takuar një mendimi të ri politik dhe filozofie të re politike në Kosovë".
Njeriu i Kosovës, që Velaninë, Prishtinën, e kishte kthyer në simbol të shpresës së shqiptarëve, presidenti historik i shqiptarëve, Ibrahim Rugova, ka pasur një cilësi të jashtëzakonshme, të pashembullt në zhvillimet politike të Ballkanit. Ai kurrë ndonjëherë në jetën e vet politike nuk i kishte etiketuar, fyer dhe akuzuar kundërshtarët e tij. Është e vërtetë se ai ishte sfidant, por pa metodat përçarëse të enveristëve dhe kamikazëve serbë në gazetarinë dhe median shqiptare. Kjo frymë e re filozofike e Rugovës është vështirë të pranohet nga soji i marksistë-leninistëve enveristë e stalinistë të kohës së sotme, thjesht për faktin se i këput fijet e politikës përçarëse në mesin e shqiptarëve.
Është kjo arsyeja kryesore pse enveristi prej Shkodre dhe miku i ngushtë i Paskal Milos i drejtohet në frymën përçarëse të Beogradit jo vetëm të gjallëve mbi tokën shqiptare, por dhe atyre që janë martirizuar për të mbjellë bashkimin, miqësinë, paqen, lirinë dhe mirëkuptimin në këto troje.
Duke iu referuar asaj çfarë cituam nga pamfleti politik përçarës, mund të përkujtomë të vërtetën e pakontestueshme se Ibrahim Rugova ishte i pari politikan dhe shtetar shqiptar në historinë politike të shqiptarëve, i cili nga Kosova, nga Prishtina, po, pse jo dhe nga Velania udhëtoi vetëm andej nga udhëton dielli drejt perëndimit. Ai kishte mësuar më në fund një të vërtetë të hidhur: Kosova nuk mund të priste që të çlirohej nga dogmat stalinisto-enveriste lindore. Kosova nuk mund dhe nuk do të çlirohej duke pritur "forcimin e shtetit shqiptar". Kosova nuk mund të çlirohej me aventurat enveriste të "luftës guerile". Kosova nuk mund të priste të çlirohej, siç i shkruante Jusuf Gërvalla diktatorit shqiptar, "kur të fitonte revolucioni proletar botëror". Kosova do të mund të çlirohej duke u adresuar në ndihmën e fuqishme të miqve të saj në Perëndim. Kësisoj Ibrahim Rugova ishte i dyti personalitet politik e publik shqiptar i përmasave të jashtëzakonshme, pas Hasan Prishtinës, i cili besonte se "Kosova e fiton lirinë e saj, duke u mbështetur fort tek fuqitë e mëdha jashtë ballkanike".
Enverizmi dhe enveristët e tipit të njeriut pa emër të shkrimit antirugovë të lartpërmendur, kanë brohoritur gjithmonë parullën serbe "Ballkani ballkanasve", me qëllim që të përjetësonin sundimin e Serbisë në Kosovë. Është e tepërt të citoj politikanë të shumtë enveristë në Shqipëri e në Kosovë, të cilët e kanë përdorur deri në çlirimin e Kosovës këtë parullë antishqiptare. Dhe tashmë është provuar se teoria "Ballkani ballkanasve" e ka pasur origjinën në Beograd e në Athinë. Ibrahim Rugova, në përpjekjet e veta intelektuale patriotike e politike e kishte zhvendosur këtë parullë antishqiptare, e kishte lënë atë në muzeun e historisë sllavo-komuniste dhe u kishte mësuar shqiptarëve slogane të tjera antiserbe “Kosova e pavarur”! Ai bindi botën që në vend të emërtimit "Ballkan" të përdorte emërtimin "Euroja Juglindore".
Enveristi i konvertuar në ngjyrën e Euros, vazhdon ta pëlqejë sloganin "Ballkanit ballkanasve", çka do të thotë se nuk i ka pëlqyer ndonjëherë afrimi i vendit të shqipes me NATO-n dhe Aleancën Euroatlantike. Për këtë arsye nuk lë pa shfrytëzuar asnjë manifestim kulturor në Perëndim, ku ai është i pranishëm, për të hedhur akuza shpifjeje e përbuzjeje për figura të tilla si Ibrahim Rugova.
Megjithatë njerëz të tillë nuk mund të arrijnë të mohojnë kontributet madhore të njeriut më të shquar në historinë e re të shqiptarëve, Ibrahim Rugovës. Pa kontributin e Ibrahim Rugovës Kosova nuk do të kishte ardhur te liria e pavarësia. Kjo është e vërteta që nuk mund të fshihet me shkrime përçarëse e përverse të porositur në kuzhinat e Beogradit. Presidenti legjendar i Kosovës dhe politika e tij kishin krijuar kushtet që vëmendja e botës së civilizuar të përqendrohej në Kosovë. Çdo gjë që ndodhte në këtë vend të pushtuar e të sunduar me dhunë prej Serbisë ishte nën vëzhgimin ndërkombëtar kur Adem Jashari kishte mbërthyer armët për të luftuar për lirinë e vendit të tij. Adem Jashari dhe akti i tij heroik, sakrifica e pashembullt që Ai dhe familja e tij treguan në ato ditë marsi të vitit 1998, nuk do të kishin marrë përmasat që kanë nëse nuk do të ishte intervenuar me një politikë të mençur nga lideri historik Ibrahim Rugova. Miqtë e Kosovës pa Rugovën ka pasur shumë shanse të ishin miqtë e Slobodan Milosheviçit e për pasojë t'i besonin akuzat e kriminelit serb për gjoja "terrorizmin e shqiptarëve".
Kush ka veshë e sy të shohë zhvillimet e pas Rugovës, mund ta marrë me mend sesa i ka kushtuar këtij vendi në nevojë vdekja e Presidentit të vet. Dhe është krejt e natyrshme që të shihet gjithashtu se sa i ka kushtuar vendit sakrifica e Adem Jasharit. Ndaj ai që përpiqet t'i ndajë dhe t'i kundërvërë këto dy figura madhore kombëtare nuk bën gjë tjetër, veçse kërkon që ta shkatërrojë atë që është arritur me gjakun dhe sakrificën, me guximin, trimërinë, mençurinë dhe urtësinë e këtyre dy personaliteteve nacionale. As Rugova nuk i bën hije Adem Jasharit, as Adem Jashari nuk i bën hije Ibrahim Rugovës. Ata nuk mund ta përjashtojnë njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe janë një, kanë pasur dhe janë sakrifikuar për një qëllim të përbashkët, secili në mënyrën e tij, secili duke plotësuar njëri-tjetrin, secili duke e ndihmuar njëri-tjetrin. Me ngjyra të tjera, si ato që i vizaton gazetari "anonim", i ka trajtuar këto figura emblematike të shqiptarëve vetëm Serbia dhe Beogradi. Fatkeqësisht ka njerëz që ende dëshmojnë se janë detashment i falangave të Serbisë. Fatkeqësisht ka njerëz që ende besojnë në patriotizmin e shtirë të këtyre falangave. Fatkeqësisht ka njerëz të mashtruar, të cilët janë ende gati ta ndajnë pasurinë e tyre me këta gjarpërinj që nuk u duken këmbët.
Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës ---adem%20jashari1
Një prej fotografive dokumentare në të cilën duket presidenti Ibrahim Rugova dhe komandant Adem Jashari (Tiranë 1991)


14.03.2009
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi