Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari”

Shko poshtë

Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari” Empty Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 05, 2010 8:08 pm

Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari”

Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari” Autostradaaa

Bota sot


Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin që Autostrada Durrës-Morinë-Merdare të mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova ndërkaq Aeroporti i Prishtinës emrin e komandantit të UÇK-së , Adem Jashari.
Një vendim i Qeverisë së Kosovës është mirëpritur nga opinioni jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Qeveria e Kosovës në përbërje të gjysmuar ka dhënë pëlqimin që Autsotrada Durrës-Morinë- Merdare të mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova ndërkaq Aeroporti i Prishtinës emrin e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria e Kosovës përkrah propozimet që autostrada Durrës-Morinë- Merdare të mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova, ndërkaq përkrah edhe propozimin e Bordit të Aeroportit të Prishtinës që të marrë emrin e komandantit legjendar të UÇK-së “Adem Jashari”. Këto dy vendime nderojnë jo vetëm familjet Rugova e Jashari por edhe gjithë popullin shqiptar të Kosovës e më gjërë.
Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari” 05-1.11.2010-ZKM-07_

"Kemi nderin që duke dhënë pëlqimin për emërimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari' që të respektojmë të kaluarën, të sotmen dhe të marrin energji për të ardhmen. Në bazë të këtij realiteti propozoj që Qeveria të jep pëlqimin edhe për emërimin e autostradës Vërmicë-Merdare me emrin e presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa organet përgjegjëse të vazhdojnë procedurat në mënyrë që të përmbyllet ky proces", ka thënë kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi