Mustafa: Ta duam atdheun për të cilin u flijuan Adem Jashari e Ibrahim Rugova
Faqja 1 e 1

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, me rastin e Vitit të Ri, përmes një mesazhi ka uruar qytetarët e vendit.
Në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa, thuhet:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot po e mbyllim vitin 2014, një vit të ndërtimit demokratik të vendit, të zgjedhjeve, të sukseseve por edhe të shumë sfidave.
Edhe në këtë vit, si gjithherë kur nuk e kishim lehtë, na mbajti besimi se kemi vullnet, forcë dhe dije që të gjithë së bashku të bëjmë më shumë për ta përparuar vendin tonë, në një Kosovë të pasur dhe demokratike, në familjen evropiane dhe në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ofron mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Le të shërbejë ky ndërrim i moteve si moment reflektimi, besimi dhe i dashurisë ndaj njëri tjetrit, por mbi të gjitha, ndaj atdheut tonë për të cilin u munduan shumë gjenerata, u flijuan ushtarë të UÇK-së, Adem Jashari e Presidenti ynë Ibrahim Rugova. Sakrifica e tyre është një motiv më i madh i punës dhe i krenarisë për Kosovën dhe qytetarët tanë.
Me të drejtë, kemi qenë ndër popujt më optimist, por tani është koha që veprën tonë ta bëjmë optimizmin tonë. Ta ndërtojmë një jetë më të mirë e më të begatë. Sepse jeta e të gjithë neve është më e mirë në vendin tonë, në Kosovën tonë. Kjo është shtëpia jonë, toka dhe fryma jonë. Ajo meriton më shumë. Dhe ne të gjithë mund të japim më shumë.
Pikërisht, përkushtimi ynë dhe i çdo zyrtari të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vihet në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe me gjithë qenien tonë do të punojmë për ta bërë jetën e qytetarëve më të lehtë.
Do ta kultivojmë edhe humanizmin dhe solidaritetin ndaj njëri tjetrit, ndaj atyre që jetojnë në kushte të vështira. Kemi kultivuar gjatë këto veti, në kushtet e shtypjes e rrezikut për zhbërje, do ti kultivojmë edhe sot si shtytës të punës dhe prosperitetit tonë.
Qytetar të Republikës së Kosovës,
Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative si krimi i organizuar e korrupsioni, por është esenciale që ju të jeni partneri ynë kryesor në këtë luftë.
Jemi të përkushtuar që të zhvillojmë sektorin privat të ekonomisë, të hapim vende pune dhe ta ulim varfërinë.
Pavarësisht se jemi ende të izoluar në këtë pjesë të Ballkanit, ne nuk e konsiderojmë më pak evropian asnjë qytetarët të Kosovës, sesa qytetarët e tjerë të këtij kontinenti. Ne kemi frymën, kulturën dhe orientimin evropian.
Qeveria jonë është qeveri e ndryshimeve pozitive, stabile dhe me përgjegjësi e besim të fortë të partneritetit. Ne do të punojmë t’i përmbushim të gjitha premtimet që ua kemi dhënë.
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot t’u uroj vitin e Ri 2015, të uroj fëmijët tanë, nxënësit, studentët, arsimtarët, mjekët, policët, zjarrfikësit e pjesëtarët e FSK-së, punëtorët dhe të papunët, pensionistët, njerëzit me aftësi të kufizuara, familjet tona. Gjithë njerëzit e këtij vendi, bashkatdhetarët tanë.
Gjithashtu, shfrytëzoj rastin që të uroj edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, misionet diplomatike në Kosovë të cilët këtë vit janë larg familjeve të tyre që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës
Urime Vitin e Ri 2015! Dhashtë zoti që ky vit të jetë vit i prosperitetit dhe arritjeve të mëdha për vendin tonë.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë!
Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë
» Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari”
» Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci
» Enver Bytyçi:Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi