Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri: Dell nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja

Shko poshtë

Beqiri: Dell nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja Empty Beqiri: Dell nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 16, 2011 1:32 am

Beqiri: Dell nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja
Beqiri: Dell nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja Ismet%20beqiri


Beqiri: Qeveria kredibile, vetëm nga një proces i pastër zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e nënkupton se ambasadori amerikan në Prishtinë Christopher Dell është përjashtues i mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri i tha Radio Kosovës se, ambasadori Dell ka deklaruar se duhet të ketë një qeveri kredibile që duhet të dalë nga procesi i pastër zgjedhor.
“Unë nuk do të kisha thënë se ajo deklaratë është menduar ose është thënë asisoj se është kundër zgjedhjeve. Në deklaratën e ambasadorit Dell unë nuk shoh se ai ka qenë përjashtues i mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve. Tani nuk duhet ta marr ndonjë subjekt tjetër, në këtë rast, PDK-ja, si një alibi se gjoja paska thënë ambasadori se, duhet të bëhet një qeveri e të mos ketë zgjedhje të reja”, ka thënë Beqiri.
Beqiri, ndryshe, thotë se nuk duhet harruar edhe deklaratat e tjera që vijnë nga njerëz të bashkësisë ndërkombëtare e që kërkojnë që në qeveri të mos ketë njerëz që nuk i kanë duart e pastra. Me këtë rast sekretari i LDK-së, tha se deklarata e ambasadorit Dell, pothuajse, është e njëjtë sikurse ka thënë LDK-a se duhet të ketë qeveri të pastër, e që sipas tij, me këto zgjedhje nuk mund të del një ekzekutiv i tillë.
“Ai e ka thënë sikurse po e thotë edhe LDK-ja se duhet të ketë një qeveri kredibile, që del nga rezultati i mirëfilltë zgjedhor, gjë që nuk mund të thuhet për këtë proces zgjedhor. Kjo është shumë e qartë dhe nuk e di se do të ketë mundësi të bëhet një qeveri me duar të pastra nga një proces zgjedhor i papastër”, tha Beqiri.
Lidhja Demokratike e Kosovës ende mbetet në qëndrimet e saja se në fund të këtij viti duhet të ketë proces të ri zgjedhor.
Ndryshe, në një intervistë për mediat kosovare, ambasadori amerikan Dell ka thënë se ai beson se nëse qeveria e ardhshme e Kosovës do të përbëhet nga individë që kryejnë punën e tyre me nder, kjo do ta rikthente besimin e qytetarëve në institucione më shumë sesa një palë zgjedhje të reja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi