Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eshtrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut i solli në Kosovë presidenti Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Eshtrat  e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut i solli në Kosovë presidenti Ibrahim Rugova Empty Eshtrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut i solli në Kosovë presidenti Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 17, 2011 10:08 pm

Eshtrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut i solli në Kosovë presidenti Ibrahim Rugova

Shkruan :Bahri RASHICA

Eshtrat  e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut i solli në Kosovë presidenti Ibrahim Rugova Ibrahim%20Rugova_15

Ngjarje që s'harrohet 24 shkurti 2002

Jusuf,Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka së bashku bënë vepër liridashëse në vitet më të rrezikshme para dhe pas demonstratave të vitit 1981. Ranë për të mos vdekur kurrë nga dora e UDB-së jugosllave më 17 janar 1982 jashtë vendlindjes që me shumë mall e ëndërronin lirinë e saj. Ish-Jugosllavia edhe të vdekur nuk i pranonte të ktheheshin në Kosovë dhe familjet Gërvalla e Zeka për mbi 20-të vite do të bartnin mall varret e tyre që ti kenë në Kosovë.
Por duhet falënderuar iniciativën e presidentit dr.Ibrahim Rugovës që bëri të mundur për kthimin e eshtrave në Kosovë të Jusufit ,Bardhoshit e Kadriut ku data 24 shkurt 2002 mbetet ngjarje që s'harrohet ! Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu për mbi 20 vite u nderuan nga bashkëkombas tanë dhe miq gjerman në Shtutgart me kurora lulesh përherë të freskëta,tash e 8 vjet ata nderohen për dy arsye edhe më mirë,prehen në liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës që njihet si shteti i 193 në Botë. Prishtina e meriton një shesh me emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut dhe në atë shesh të ngritet edhe një përmendore e tyre në mënyrë që 17 janari , rënia e tyre të shënohet madhërisht. Mos t'i harrojmë heronjtë sepse ata ranë për të mbijetuar kombi ynë. Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 29 vjetorin e rënies.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi