Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy letra të miqëve të mi:Sylejman Aliut dhe Skënder Zogajt për ngajrjet e 21 janarit 2011!

Shko poshtë

Dy letra të miqëve të mi:Sylejman Aliut dhe Skënder Zogajt për ngajrjet e 21 janarit 2011! Empty Dy letra të miqëve të mi:Sylejman Aliut dhe Skënder Zogajt për ngajrjet e 21 janarit 2011!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 22, 2011 5:24 pm

Dy letra të miqëve të mi:Sylejman Aliut dhe Skënder Zogajt për ngajrjet e 21 janarit 2011!

Dy letra të miqëve të mi:Sylejman Aliut dhe Skënder Zogajt për ngajrjet e 21 janarit 2011! 41374_1652258219_4090_n
Sylejman Aliu

Ka Europa faj që na lë ne shqiptarët të izoluar, kurse popujt e shteteve kriminele, siç ishte dhe është Serbia, po i bashkëngjiten asaj me të gjitha privilegjet shpërblyese? Shqiptarët, as si popull dhe as si shtet kurrë në historinë e tyre nuk bënë krime mbi të tjerët, prandaj nuk shpërblehet dhe prandaj e lënë dhe i lënë të izoluar gjithandej Europës. Europa mund t'i pranoj krimet e një populli, siç është ai serb mbi shqiptarët, por nuk mund ta pranoj një popull që s'ka bërë krime ndaj të tjerëve, por është kriminel i vetvetes, siç jemi dhe po paraqitemi në shqiptarët kudo, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoni, qoftë në Malin e Zi, por shumëherë edhe në diasporë. Kudo ne nuk kemi dashuri për vendin, por vetëm për pushtet, për bajraktarizëm dhe vetëm për këto ne jemi në gjendje ta vrasim tokën tonë, shtetin tonë, të ardhmen e popullit tonë. Prijësi i interesave greko-sllave, Edi Rama, me veprimet e organizuara banditeske dhe kriminale, kërkon ta zhbëjë Shqipërinë, kurse në Kosovë, prijësit e përkatësive të çoroditura politike, kërkojnë që me rrezikimin e lirisë së përgjysmuar, të arrijnë fronet e tyre pushtetare të hajnisë.
Kjo është historia jonë e djeshme, e sotme dhe e nesërme..., Agim vëllai!


Dy letra të miqëve të mi:Sylejman Aliut dhe Skënder Zogajt për ngajrjet e 21 janarit 2011! 49296_100000361960920_1332_n
Skënder Zogaj

Nuk ka dyshim se Europa e njeh vetveten, qe domethene se i njeh mire edhe shqiptaret, te cilet i ka pasur "mish per top" dhe i ka sprovuar me shekuj, prandaj edhe them se i njeh me mire se qe shqiptaret e njohin vetveten! I dashur dhe shume i nderuar Sylejman, kur eshte fjala te kriminaliteti, ke te drejte qe e thekson Serbin si kryekriminele, mirepo, mendoj se, krejt afer saj qendrojme edhe ne shqiptaret, te deshmuar per "kriminele me pagese" - boshti i kurrizit te shume ushtrive te botes ( nja 500 vjet radhazi te Turqise) duke vra e pre gjithandej neper meridiane, bij popujsh te pafajshem per qejfin e Sulltaneve. Sa kam njohuri nga historia, shqiptaret ishin perdoruesit me te mire te shpates ne gjithe globin tokesor, dhe kete jo duke qeruar patate, por duke pre koka njerezish. Por, ti leme keto: cili popull eshte me kiminel, nje popull qe vret popujt e tjere per te miren e popullit te vet, apo nje popull qe e vret popullin e vet per te miren e armiqeve te vet! Po a nuk jemi ne shqiptaret qe ne menyren me barbare te mundshme i kemi vra ne vazhdimsi, bijte dhe bijat tona me te mira, te gjitha figurat me te shquara te mendjes e te trimerise, duke e sakatosur kombin e vet. Cfare deshmie na duhet tjeter per te pa se jemi kriminel e shkuar krimineleve, para faktit se, edhe sot e kesaj dite, po te mos ishte Europa te na e ndal turrin, do te benim kerdine brenda vetvetes. Europa po na shesh perdite dhe po bindet sa te padenj jemi ne shqiptaret, prandaj ka shume arsye qe na trajtoje keshtu sic eshte duke na trajtuar. Kolegu im i cmuar, pse u dashka Europa te na shperbleje?! Shperblimi duhet te jete i bazuar ne nje vlere te caktua. Dhe nese eshte keshtu, atehere, aktualisht Europa do te mund te na shperblente vetem per poshtersira, si race e vecant dhe speciale plangprishes, qe dmth, per - kriminalitet. Keshtu po, pajtohem Europa, kjo shtriga plake po na hyn ne hak duke mos na trajtuar drejt. Te menduarit ndryshe,me vjen keq por eshte shume larg se vertetes, sepse nje popull qe paraqet rrezik per vetveten, cfare rreziku paraqet per te tjeret, nese i jepet mundesia. Nuk e kam lehte, por nuk mund te mos e theksoj edhe me kete rast se, cfare populli eshte ai qe ze vednin e pare ne Europe me numrin dhe performancen e prostitutave, te droges, hajnise, dhe varg te veprimtarish te tjera te paligjshme. I dashur mik, kush na ka faj qe ne mbetemi rob te nje krimineli si Edi Rama dhe rrjetit te organizuar kriminel qe po e vret Shqiperine? Kush na ka faj qe Kosova eshte apsolutisht nen thonjt e krimineleve shume me te eger se ata te Edi Rames? Jo, Europa nuk e ka as edhe nje adut te arsyeshem per te na shperblyer, prandaj edhe nuk duhet te na shperbleje, pra nuk duhet te na lejoj te shkojme ne BE, biles duhet te na e ndaloje te shkojme edhe ne Malisheve. Izolimi yne eshte mase preventive per ndalimin e infektimit me sindromin e krimit, Po deshem te behemi pjese e Europes, duhet te sherohemi, dhe, pastaj te shohim e te bejme. Deri atehere them se te vazhdojme ta ruajm identitetin duke -vazhduar me mashtrimin e vetevetes se - ne jemi me te miret e botes, por dicka nuk eshte ne rregull Europa, qe po ia jep krahun Serbise kriminele! Rrej babe rrej! Zoti na meshirofte dhe na sherofte, para se te nxjerrim ne shesh edhe "vlera" te tjera te reja qe e faktojne edhe me mire se kush jemi ne shqiptaret e Shqiperise, te Kosoves, dhe gjhithe shqiptaret kudo neper bote.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi