Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA “mbyll” ambasadën në Tiranë

Shko poshtë

SHBA “mbyll” ambasadën në Tiranë Empty SHBA “mbyll” ambasadën në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 1:32 pm

SHBA “mbyll” ambasadën në Tiranë Am-150x150SHBA “mbyll” ambasadën në Tiranë

T
iranë, 22 janar –

Protestat në Shqipëri dhe rreziku i dhunës pezullojnë përkohësisht aktivitetin zyrtar të ambasadës amerikane. Në një njoftim të dhënë zyrtarisht nga vetë ambasada amerikane, që mban datën 22 janar, bëhet e qartë pezullimi i aktivitetit të saj. Njëkohësisht zyra e ambasadës amerikane ka bërë të ditur se deri në një njoftim të dytë pezullohet puna e punonjësve të saj, raporton BalkanWeb.
Shkak i këtij njoftimi është bërë situata aktuale në Shqipëri, që sipas SHBA-së pritet të shoqërohet dhe me protesta të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Në të njëjtë kohë personeli i ambasadës amerikane këshillohet të lëvizë në një mënyrë të kufizuar. “Mediat lokale bëjnë të ditur se më 23 janar mund të ketë protesta sërish dhe ato mund të zgjasin për disa ditë. Raportet e tjera sugjerojnë se mund të ndodhin demonstrata në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë në ditët e ardhshme. Personeli i ambasadës së SHBA-së është njoftuar që të gjitha funksionet zyrtare të ambasadës janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm dhe çdo udhëtim i panevojshëm personal duhet të jetë i kufizuar”, thuhet në njoftim zyrtar të ambasadës së SHBA-së.

kosovaalbaner
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi