Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë: Hidhet një fishekzjarr në ambasadën e Rusisë

Shko poshtë

Tiranë: Hidhet një fishekzjarr në ambasadën e Rusisë Empty Tiranë: Hidhet një fishekzjarr në ambasadën e Rusisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 02, 2012 7:04 pm

Tiranë: Hidhet një fishekzjarr në ambasadën e Rusisë

Tiranë: Hidhet një fishekzjarr në ambasadën e Rusisë T175

Është hedhur një fishekzjarr në mjediset e ambasadës së Rusisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Fishekzjarri është hedhur në mbrëmjen e 30 dhjetorit.

Lajmi është publikuar nga korrespodenti i agjencia ruse të lajmeve ITAR-TASS, ku është cituar zëdhënësi i ambasadës ruse në Tiranë, Stanislav Lagutin.

Zyrtari i ambasadës ruse hedhjen e këtij mjeti të vogël shpërthyes e ka quajtur si “provokatsiya” - provokacion diplomatik, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një fishekzjarr, me ç’rast siç raportohet nuk ka pasur asnjë dëm.

“Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Leonid Abramov dërgoi një notë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Policia vendore po heton dhe është në kërkim të keqbërësve”, ka theksuar Lagutin.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka dhënë ndonjë hollësi mbi rastin, pas letrës së pranuar nga ambasada e Rusisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi