Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: S’mund të pranoj vazhdimin e puçit, ligji do zbatohet

Shko poshtë

Berisha: S’mund të pranoj vazhdimin e puçit, ligji do zbatohet Empty Berisha: S’mund të pranoj vazhdimin e puçit, ligji do zbatohet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 25, 2011 11:32 pm

Berisha: S’mund të pranoj vazhdimin e puçit, ligji do zbatohet 25s-January-25-13

Berisha: S’mund të pranoj vazhdimin e puçit, ligji do zbatohet

Kryeministri takim me gjeneralët e Ministrisë së Mbrojtjes: Rama përdori pretekstin e votës, për të rrëzuar qeverinë

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me krerët dhe gjeneralët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. I pranishëm në takim ka qenë edhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Duke përgëzuar punën e ushtarakëve, kryeministri ka nënvizuar se
të gjithë duhet të kemi respekt ndaj forcave të ushtrisë. Duke nënvizuar se ligjet janë mbi të gjithë, Berisha tha se duhet të bazohemi vetëm në ligj.
Duke iu referuar puçit të opozitës për të rrëzuar qeverinë, Berisha tha se nuk do të lejohet vazhdimi i puçit. Kryeministri u deklarua sot se kreu i PS-së, Edi Rama gjeti pretekstin e zgjedhjeve për të rrëzuar qeverinë. Por i kujtoi atij se sekretin e votës nuk ka të drejtë askush që ta zbulojë.
Berisha tha se ë Shkodër u bë një padi për votën dhe votat u numëruan nën monitorim dhe nga mijëra vota vetëm një votë doli e dyshimtë, e vlefshme apo e pavlefshme. “Kjo është saktësia më absolute. Çdo votë e lirë në skaner. Prokuroria e Shkodrës i dha opozitës përgjigjen e merituar”, tha Berisha.
Berisha tha se nuk mund të thyej parimin e sekretit, por hetoj dyshimet, por të jo të thyej parimet. Prokuroria nuk mund të hetojë asnjëherë dyshime pa prova. Ai ka bërë me dije se mazhoranca pranoi gjithçka nga opozita, por u bazua tek Gjykata Kushtetuese dhe kështu thotë dhe ligji, që të hetohet vetëm mbi fakte.
Berisha theksoi se e gjithë i shërbeu Ramës si pretekst për të shkuar tek zgjidhja finale e datës 21 janar. “Një kryeministër i zgjedhur legjitim rrethohej në zyrë nga një grup kriminelësh, banditësh të gjithë të paguar. Prej tyre jo pak të armatosur me armët më të sofistikuar të grupeve terroriste me lloj –lloj variante pistoletash dhe autobombash, të stërvitur javë më parë në grupe, me plan shumë të hollësishëm sulmi.”, ka nënvizuar Berisha në takimin me gjeneralët e ushtrisë.
Ai më pas iu ka lexuar gjeneralëve, dhe punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes pjesë nga thirrjet e bëra nga eksponentë të PS-së ditën e puçit siç e cilëson Ai, 21 janarin.
“Sulm, ecni, futuni brenda, mos u trembni nga krismat se janë plumba manovër. Mos u tërhiqni, hyni brenda. Një i vetëshpallur gjenial, pyeste t’u çojmë kallash? Ky është vetëm një segment i planit të mirë organizuar”, ka deklaruar kryeministri. Berisha tha se ata menduan se populli do të tejkalonte Kushtetutën. Në asnjë rast Kushtetuta nuk tejkalohet.
Berisha bëri me dije se kishin parashikuar kamion për të sulmuar kryeministrinë, ndonëse se s’mund të marrin institucionet e ligjshme.
Berisha tha se në asnjë rast nuk kam menduar të aktivizoj ushtrinë, ndërsa shtoi se për mbrojtjen e institucioneve të gjithë jemi ushtarë.
Nuk preket e drejta e çdo qytetari për të protestuar paqësisht. Këto janë standartet ë një vendi të lirë.
Berisha tha se u përpoqën 5 orë, kishte 81 të plagosur, tre viktima dhe 27 policë të plagosur. “Sot takova Amarildo Yzeirin që ka qenë në kontingjentin e parë në Irak, polici që ngriti flamurin e hedhur nga një bandit. Amarildo sot më dha flamurin”, tha Berisha për gjeneralët e ushtrisë.
Kryeministri tha se nuk e presja të shpërthente një luftë tillë barbare. Drejtori Burgaj u ka thënë policëve që porosia e kryeministrit është të bëni durim. Pas asaj që ndodhi unë i kam kërkuar që në fillim Prokurorisë hetim për një grusht shteti në përpjekje për të marrë institucionet ligjore.
“Me dhunë pushteti nuk dorëzohet kurrë. Si kryeministër jam i interesuar të dalë ë vërteta. Do të jetë drejtësia që do të bëjë punën e saj.”, tha Berisha. Ai bëri me dije më pas se të nesërmen e 21 janarit u njoftova se është lëshuar urdhër arresti për të gjithë zinxhirin e komandës së Gardës së Republikës.
“Ju jeni ushtarak dhe e dini se ushtaraku urdhrin e ka nga rregullorja, ka një rregullore që ai e zbaton. Është qëlluar me fishekë manovër, edhe me fishekë të vërtetë. Por një gjë është e vërtetë që në atë zonë nëse nuk largohesh me të shtëna paralajmëruese, nuk do të mund të largohesh me këmbët e tua”, tha kryeministri. Berisha tha se ai që shkel oborrin e Kryeministrisë penalizohet.
Ndërsa bëri të ditur se Prokurorisë i janë çuar të gjitha videot për hetim. “Por rezulton se urdhri i parë për arrestim është për gardistët. Askush nuk do të na mbajë peng sepse nuk do t’i lejoj. S’mund të pranoj vazhdimin e puçit”, tha kryeministri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi