Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohen 13 persona

Shko poshtë

Arrestohen 13 persona Empty Arrestohen 13 persona

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 19, 2011 12:09 am


Arrestohen 13 persona

Arrestohen 13 persona Policia-arrestim3

Departamenti Special Anti-Korrupsion me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake ka realizuar një operacion policor në qytetin e Pejës, Gjakovës, Klinës dhe Prishtinë, me ç’rast edhe ka arrestuar 13 persona, të cilët dyshohen se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 1.200.000 euro.

Në këtë operacion me autorizim të prokurorit special, janë bastisur 10 lokacione në qytetet e përmendura dhe 13 personat e arrestuar dyshohen se kanë kryer veprat penale, si shpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, mashtrim, legalizim i përmbajtjes së pavërtetë, lidhje e kontratës së dëmshme dhe krim të organizuar.

Bëhet e ditur se në mesin e të arrestuarve janë, një ish- gjyqtar, dy avokatë, pesë përfaqësues ligjor nga kompanitë të sigurimit dhe shoqatës së kompanive të sigurimit, dy persona nga kompania për vlerësimin e dëmit dhe tre mjekë.

“Ky operacion policor është realizuar nen dyshimin e bazuar se personat e dyshuar kanë vepruar në bashkëveprim si strukturë e organizuar duke keqpërdorur pozitat e tyre dhe duke u sjelle vetës apo të tjerëve përfitim të kundërligjshëm në vlerë prej rreth një milion e dyqind mijë euro”, njofton Policia e Kosovës.

Dyshohet se dëmi që u është shkaktuar kompanive të sigurimeve dhe dhjetëra qytetareve si viktima të aksidenteve të trafikut të cilët nuk janë zhdëmtuar fare, të dyshuarit kanë realizuar mjete në emrin e tyre pa dijeninë e viktimave dhe dyshohet se kanë imagjinuar aksidente të trafikut pa ekzistuar fare.

Gjatë këtij operacioni policore si prova material janë konfiskuar shtatë 7 kompjuterë, prej tyre dy Lap-Top, një veturë e cila dyshohet të jetë blerë nga pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme si dhe disa dokumentacione të ndryshme.

Ky rast ka filluar së hetuari nga Departamenti Special Anti-Korrupsion në kohëzgjatje prej rreth një viti dhe realizimi i tij është mbështetur nga Njësitet Speciale Operative. Të arrestuarit me autorizim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi