Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama pret personalitete nga bota duke përfshirë edhe Kosovën

Shko poshtë

Obama pret personalitete nga bota duke përfshirë edhe Kosovën Empty Obama pret personalitete nga bota duke përfshirë edhe Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 03, 2011 11:38 pm

Obama pret personalitete nga bota duke përfshirë edhe Kosovën
Obama pret personalitete nga bota duke përfshirë edhe Kosovën Capt111
WASHINGTON : Në “Mëngjesin Kombëtarë të Lutejve”, marrin pjesë edhe disa përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare
Obama pret personalitete nga bota duke përfshirë edhe Kosovën Lm1-610x-43

BEQIR SINA, New York - Bota sot

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama priti të enjten personalitet nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës, në takimin tradicional që thirret “ Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve - National Prayer Breakfast”.
Komiteti organizatorë i ka ftuar edhe përfaqësues të shtetit nga Shqipëria dhe shtetit të Kosovës për të marrë pjesë në njërën prej ngjarjeve tradicionale amerikane, e cila ka karakter të një forumi liderësh. “ Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve - National Prayer Breakfast”, është njëra nga ngjarjet tradicionale amerikane, ku në organizim nuk është e përfshirë drejtpërdrejt Shtëpia e Bardhë, por presidenti amerikan.
Në këto takime, përfaqësohet edhe Shqipëria rregullisht në dekadën e fundit. Kësaj rradhe pjesmarrës si përfaqësues të Shqipërisë janë Ministri i Ambjentit z Fatmir Mediu dhe Damian Gjiknuri, tha një burim nga ambasada e R. Shqipërisë në Washington për gazetën Bota Sot.
Ndërkohë nga Kosova, këtu ndodhet kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, prof.dr.Enver Hasani, zoti Xhavit Haliti nga PDK-ja, dhe ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, profesor Ahmet Shala, ish ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, kryetari i SLS-së, Slobodan Petrovic, ndërsa ftesë ka marrë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Presidenti Obama foli në Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve në Uashington. Gjithashtu, kësaj rradhe ai kishte planifikuar për të folur edhe burrin kongresistes së plagosur me armë zjarri Gabrielle Giffords, astronauti Mark Kelly.
Prifti katolik Dean Jackson nga Rock Canyon Assembly of God from Provo në Utah, mori pjesë në Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve në Uashington këtë vit, për të kryer lutjen fetare.
Mëngjesi Kombëtarë i Lutjeve 2011, u mbajt në Uashington, në hotelin Hilton International Ballroom dhe ajo filloi pak para 09:00 të ditës enjten në mëngjes. Udhëheqësit fetarë, politik, shoqërorë, gazetar, shkrimtarë e artistë nga e gjithë bota morën pjesë në Mëngjesin këmobëtarë të Lutjeve, të luten, dhe të besojnë nga në principet e shenjta, dhe të flasin për fenë e çështje shoqërore e politike nga e gjithë bota.
Kjo është ceremonia e 59-të e “ Mëngjesit te Kombëtar i Lutjeve - National Prayer Breakfast”.
që zhvillohet në Uashington. Takimi i cili mbahet çdo të enjte të parë të shkurtit dhe mbledh rreth 3 mijë vizitorë, ku një e treta vijnë nga jashtë. Në këtë ceremoni, ku nikoqir është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, marrin pjesë shumë burrështetas dhe personalitete të shquara nga tërë bota nga të gjitha fushat e jetës.
Prej rënëjes së komunizmit, fati e ka sjell që dy dekadat e fudit të jenë të ftuar edhe personalitetet shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
Tradita e mbledhjes në lutjet e mëngjesit është e vjetër rreth 6 dekada dhe daton që nga koha e presidentit Dwight Wisenhower i cili në vitin 1953 me një grup kongresmenesh organizoi një takim që kishte për qëllim lutje për Amerikën.
E mbështetur nga Kongresi Amerikan, nga viti 1970, “ Mëngjesit te Kombëtar i Lutjeve - National Prayer Breakfast”, të marr karakter kombëtar dhe pa marrë parasysh kundërshtimet e disa shoqatave ekstreme fetare amerikane, qeveria amerikane arriti që ” Mëngjesi Kombëtarë i Lutjeve ” ta destinojë të jetë forum liderësh politik e social të botës, ku kongresmenë, senatorë amerikanë deh anëtarë të lartë të qeverisë amerikane e institucioneve presitigjoze të zhvillojnë takime të rëndësishme me të ftuarit nga 100 vende të botës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi