Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria nuk është libër gjaku

Shko poshtë

Shqipëria nuk është libër gjaku Empty Shqipëria nuk është libër gjaku

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 8:41 pm

Shqipëria nuk është libër gjaku
Shqipëria nuk është libër gjaku Miranda+haxhia
Miranda Haxhia

Shqipëria nuk është libër gjaku, edhe pse historia e ka përballur me faqe të tilla, me njerëz që në bazë të veprimtarisë së tyre vënë dhunën, thyerjen e besës, të rendit të gjërave, prishjen e ëndrrave të njerëzve të thjeshtë me gjuhë urrejtjeje.
Nuk dolën në shesh për të festuar liberalizimin e vizave; nuk dolën të protestonin për politikën shkatërruese të opozitës shqiptare me qëllim mosvlerësimin e Shqipërisë dhe rolin e saj në integrimin europian. U gjet një mënyrë për të thyer të mirën dhe për të shembur punën që me mund e durim e kemi bërë të gjithë së bashku, afrimin me familjen europiane, me shembullin se dimë të bëjmë shtet.
Ai grup njerëzish u instruktua të ngrihej kundër hyrjes në NATO; ata gurë u shkulën dhe u hodhën kundër liberalizimit të vizave; ato klithma histerie ishin entuziazmi i mëkuar prej udhëheqësit të tyre pse nuk e morëm statusin si vend europian; ajo lukuni njerëzish u ngritën për të plotësuar ëndrrën e sajuar të opozitës që ua serviri si përrallë ndërkombëtarëve, kur u thoshte me këmbëngulje se një ditë pas liberalizimit të vizave, një milion shqiptarë do të ikin nga Shqipëria!
U mendua një dhunë e guximshme dhe e egër kundër institucioneve. U zhvillua një demontratë, më tej u përmbush me dëshirën e drejtuesit të opozitës që të kishte edhe "dëshmorë" pa të cilët, vetë iniciuesi i asaj dhune do të ishte një këngë vajtuese e dështuar një herë e përgjithmonë. Pas asaj që ndodhi elementi me të cilin mund të luhet më kollaj nga opozitarët ishte nostalgjia për të vrarët. Asnjë lloj meraku dhe respekti ndaj shtetit të rrezikuar nga shfrimi i urrejtjes dhe i dhunës së pajustifikueshme. Shumë njerëz në diskutimet e tyre kalojnë direkt në pikën më të "pëlqyer", vrasjen e tre njerëzve. Sa shpejt i harruan ato orë fillimi, kur goditej polici, gjuhej polici, gurët shkuleshin dhe vërtiteshin mbi ligjin, mbi shtetin, mbi institucionin.
Pas asaj dite, dhuna mbeti në mendjen e të gjithëve. Dhunuesit e ligjit nuk di çfarë përfaqësonin: Ish-të përndjekurit, sindikalistët, të rinjtë, studentët, pensionistët, tetraplegjikët, asnjë nga këto përfaqësime nuk ishte në atë detashmend dhune. Në planet e ideatorit të dhunës nuk ishin njerëzit, as hallet e tyre. Mbisundonte rrëzimi i institucionit, dhunimi i shtetit dhe kurorëzimi i lakmisë së tij për pushtet.
Kur ngjarja përfundoi, gurët, hunjtë, llumi mbetën në skenën e fundit, mbetet gjithmonë një lloj dhune e pashprehur, një lloj mbeturine e së keqes që nxit për të rifilluar, për të pyetur, për të fantazuar ndodhi akoma të pazbuluara që të jenë gati për herën e ardhshme.
Dëshira e opozitës që të zgjidhë konfliket me dhunë, duke na kujtuar se edhe dy mijë vjet pas lindjes së Krishtit kjo mënyrë vlen, na bën të mendohemi se moderniteti, bashkëkohësia e politikës së drejtuesve të kësaj opozite është një farsë, një mënyrë për të përligjur dhunën me aforizma kundër dhunës.
Nuk më tremb dhuna mbi institucionet, ajo dhunë që pasi u mendua, pasi u detajua, pasi u projektua në mendjen e sëmurë të një ëndërrimtari për pushtet u ushtrua nga një grusht njerëzish me nervozitetin më të madh, sesa dobësia e shtetit për t'u kundërpërgjigjur kësaj dhune me zbatim të ligjit.
Nuk besoj se ka patur qytetar shqiptar që në njëzetenjë janar nuk ka ndjerë respekt për radhët e policëve që duruan dhunën, valën e saj të menduar deri në mizanskenat më të vogla. Kemi qenë disa herë dëshmitarë të rënies së shtetit, sepse shteti ka ngurruar të zbatojë ligjin. Këtë radhë pamë një shtet që rezistoi. Ka patur gjithmonë një mënyrë për të shmangur dhunën mbi institucionin. Është dialogu, i cili ka qenë epiqendra e lakmuar, por asnjëherë e respektuar, jo sepse nuk e njohin fuqinë e dialogut, por sepse ka qenë shumë i vështirë shndërrimi i gjuhës së folur të rrugës, me gjuhën njerëzore. E kanë ditur ideuesit e kësaj gjendjeje se dialogu është kompromis, është respekt i të drejtave të çdokujt, ndaj edhe me armën e dialogut kanë futur kthetrat e dhunës më shumë se çdo gjë tjetër. Respekti ndaj shtetit do të thotë jo dhunë. Jo dhunë do të thotë dialog dhe dialog do të thotë kompromis, kompromis do të thotë respekt ndaj çdokujt, ndaj atyre që përfaqëson dhe ndaj atyre që i quan kundërshtarë, sidomos në politikë. As politikisht, as stilistikisht dhuna nuk është e mirëpritur. Nëse dikujt i vjen në kujtesë gjaku dhe kërkon të shenjojë lavdinë e pushtetit përmes dhunës, duart e tij do t'u kujtojnë njerëzve ujin në duart e lara të Ponz Pilatit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi