Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar Empty Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 12:41 am



Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar U1_RamizDermakuPREMIS E UNITETIT TE MERGATES ESHTE GJAKU DHE GENI SHQIPETAR

Nga Ramiz Dërmaku

Mos organizimi ynë në mërgim zbuloi shumë pika të dhimbshme në diasporën tonë e cila ne nji masë të madhe eshtë e zhgenjeu etnitetin tonë. Diaspora e jonë akoma deri më tani nuk arriti të lëshojë rrënjët ne nji vend te plleshëm edhe pse për te tani ekzisstojn kushtet dhe mundësit. Diaspora momentalishtë ëshstë e shkapërderdhur e ndarë dhe e sakatossur nga bindjet partiake.
Pas tragjedive te shumëta që përjetoi kombi e populli shqipëtarë gjatë historisë, fundin e shek XX dhe fillimin e shek XXI; të gjithë e pritëm me shumë shpresë e dëshirë se do të departizohet e organizohet diaspora jonë , në Bashkësi shqipëtare, Lidhje shqipëtare, Lobe .., por kuptohet në ombrellen e institucioneve shtetërore ( Shqipërisë e Kosovës ). Diaspora shqiptare akoma nuk arriti të bashkohet. Ky mosorganizim ka në skenë jo vetëm një hapsirë etnike shqipëtare në Ballkan,jo vetëm një kontinentë, por një planet te tërë ku shtrihet mërgata shqipëtare më e shpërndara në Botë, e ngjajshme me ate Ebreje po përjeton dhembjen më të madhe për shkak të mosorganizimit të dy shteteve tona. Edhe pas rizbulimit që i bënë njëra tjetrës mërgata jonë akoma është e pa organizuar, jo unike dhe nuk dha rezultate që janë pritur nga ajo, e që vlenë të shënohen në historinë tonë si të ssuksesëshme. Mos organizimi ynë në diasporë zbuloi shumë pika të dhembëshme të cilat ne nji fare mase e zhgënyen etnitetin tonë, trungun amtarë në shtetin shqiptarë i cili 50 vite, kishte qenë e izoluar si nga Bota, e çka është më keq edhe nga diaspora e (vetë)jonë. Diaspora jonë akoma nuk arriti ti lëshojë rrënjët në vend të plleshëm edhe pse për këtë tani ekzistojn kushtet dhe mundësit për zhvillimin e saj. Ndikimi i mërgatës sonë ne shoqërit perendimore e më gjërë ku veprojn dhe jetojnë shqiptaret jo që nuk arriti ta reaalizoj këtë detyrë me rëndëi të madhe kombëtare por e pengoi vehtveten për shkaqe te shumëta siq janë : Mosuniteti, xhelozia, përqarjet, bajaraktarizmi, demagojitë, ngjyrat partiake , etj , këto e dëmtuan rëndë organizimin, unitetin, internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare. Edhe përkundër dëshirës sonë që tani të kemi një përfaqëssuese të interesave tona kombëtare, një urë lidhëse - komunikimi me botën e konkretisht perendimin, diaspora jonë nuk arriti ta përfaqësoj vehten dhe çështjen kombëtare si duhet para opinjonit të jashtëm. Derisa paradisa viteve thuhej se sigurimi dhe UDB-a jugosllave e pengonin përmes grupeve politike;klubeve jugosllave, axhenteve, etj.., të cilat e penguan mërgatën tonë, e përqan etj, shtrohet pyetja kush po e pengon sot ? Diaspora jonë është dashtë të bëhet ndërmjetsuese në mes të ekonomisë shqipëtare dhe asaj të perendimit tek gjeneratat e reja. Një kombë i organizuaar mirë në mërgatë është një forcë e rëndësishme për ndertimin, forcimin e shteteve tona dhe bashkimit kombëtarë. Me ndoj se pëgjegjësisë nuk mund ti ikin asë institucionet tona të cilat lejuan fomimin e partive në diasporë-( secilit që i tekej formonte parti në perendim). Asnjë komb që vepron jashtë atdheut nuk ka formuar parti politike në diasporë-posë kombit tonë. Duhet cekur se edhe ligjet gjermane ndalohet krijimi apo thënë shkurtë nuk lejohet regjistrimi i partive politike në gjermani. Këtu duhet cekur edhe mosangazhimin e disa intelektualëve në mërgim. Ka patur edhe raste kur intelektualët janë ofendur e akuzuar me lloj lloj etiketash. Faktor tjetër vendimtar pë mos organizimin e mos unitetin e mëgatës sonë është vetëdija e ultë kombëtare e disa mërgimtarëve tanë. Tani i thërras organet kompetente të shtetit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë që të ulen në nji tavolinë dhe të vendosin se si të veprojë mërgata shqiptëtare ne të ardhmen, kjo është detyrë imediate e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi