Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pajtohen për bashkëpunim

Shko poshtë

Pajtohen për bashkëpunim Empty Pajtohen për bashkëpunim

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 07, 2012 5:59 pm

Pajtohen për bashkëpunim


Pajtohen për bashkëpunim Largea_hashim-thaci-ramush-haradinaj1354885193
Thaçi-Haradinaj, dhurata njëri-tjetrit
(I plotësuar) I dhuruan njëri tjetrit nga një libër, i shtrënguan duart disa herë dhe thanë se ky është takimi i tyre i parë zyrtar. Kështu u sollën të premten kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së, Hashim Thaçi pas takimit të tyre në zyrat e PDK-së, ku thanë se diskutuan për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, reformën zgjedhore si dhe proceset integruese të Kosovës.

Të pyetur për koalicionin e mundshëm, madje edhe për postin e kryeministrit ata iu shmangen përgjigjes, duke thënë se nuk kanë biseduar për këtë temë gjatë këtij takimi.

Por një gjë u bë e qartë, se do të punojnë bashkë në të ardhmen.

Kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se ky përkushtim i përbashkët do të jetë një sinjal i fuqishëm për konsolidimin dhe forcimin e shtetit.

I pyetur nëse është i gatshëm t’ia lëshojë Haradinajt postin e kryeministrit Thaçi ka thënë se me kthimin e Haradinajt do të jenë më të konsoliduar dhe më të plotë.

Pajtohen për bashkëpunim Takimi-thaqi-haradinaj-07
“Vullneti ynë për bashkëpunim është i dy anshëm, që për synim primar ka forcimin e shtetit tonë, do të jemi edhe më të konsoliduar edhe më të plotë në përgjegjësitë e përbashkëta që do ti kemi me rikthimin e Haradinajt. AAK-ja ka marrë rolin e përgjegjshëm shtetërore,që para së gjitha ka interesat të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me perspektivën euroatlantike më Republikën e Kosovë”, ka thënë ai.


Ndërsa, Ramush Haradinaj ka thënë se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi edhe nga ato më të parat, por që sipas tij në këtë takim nuk kanë folur për postin e kryeministrit.

Haradinaj i pyetur nëse do bëjë koalicion me PDK-në edhe ku do të bënin pjesë ish pjesëtarët e SHIK-ut, nuk ka dashur të deklarohet.

“Është një vullnet i mirë me punu dhe me gjet mënyra me punu në të mirën e vendit, është një proces para neve si me gjet mënyrat dhe modalitetet, jemi herët me fol për modalitetet, por ajo që e kam thënë edhe në prezantime të tjera është se gjendja në Kosovë ka një ndjeshmëri të lartë, kemi tema të ndjeshme para vetes, do të shkojmë me kujdes me lehtësu gjendjen dhe mundësisht me sjellë kualitet të mirë por jo me krijuar vështirësi në jetën tonë.......a është kapërcim apo si do të jetë do ta shohim gjatë procesit, tash nuk isha prononcuar”, ka thënë ai.

Sot vendoset për koalicionin, takohet Thaçi dhe Ramushi

Sot, në orën 11:00, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi zhvillohet në selinë qendrore të PDK-së, thuhet në një njoftim të PDK-së të lëshuar pak më parë.

Ndryshe kryeministri Hashim Thaçi kishte dalë për ta pritur Haradinajn në aeroport një javë më parë pas lirimit të këtij të fundit nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka nisur tash e disa ditë një seri takimesh me personalitetet politike në vend, kurse është shprehur pozitivisht rreth idesë për një koalicion me partinë e Hashim Thaçit, duke mos hezituar të deklarojë se pretendon edhe postin e shefit të ekzekutivit të vendit. Kështu edhe takimi i ditës së nesërme mund të jetë vendimtar rreth koalicionit të ardhëm qeveritar.BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi