Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK e AAK pajtohen për hetime të SHIK-ut

Shko poshtë

PDK e AAK pajtohen për hetime të SHIK-ut Empty PDK e AAK pajtohen për hetime të SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 3:15 pm


PDK e AAK pajtohen për hetime të SHIK-ut



PDK e AAK pajtohen për hetime të SHIK-ut 2011_04_22_Seanca


Ish-Shërbimi Informativ i Kosovës ka qenë një prej temave të nxehta në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, për të cilin u kërkua që të formohet një komision hetimore për të hetuar gjithë veprimtarinë, financimin dhe bazën ligjore mbi të cilën ka vepruar ky institucion. Një kërkesë të tillë e ka ngritur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ndërkaq ka marrë mbështetje edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputeti Ramadani ka thënë se debati për veprimtarinë e SHIK-ut nuk duhet të shihet bardh e zi dhe nuk duhet të zhvillohet “prej kodrës n’kodër”, por duhet të ketë një hetim dhe një debat të mirëfilltë.

“Është kërkesë legjitime e një ose shumë deputetëve të pyesin se për çka bëhet fjalë dhe kush është ky farë SHIK-u. Ky Kuvend duhet të formojë një komision hetimor, i cili do të merret me këtë temë dhe mendoj se janë katër elemente që duhet të hetohen. E para cila është baza ligjore që ka funksionuar SHIK-u, e dyta cili ka qenë financimi dhe si janë menaxhuar fondet e këtij shërbimi, e treta cili ka qenë mandati, mekanizmat e brendshëm dhe të jashtëm dhe së katërti të hetohen procedurat dhe metodat e mbledhjes së informatave, ruajtja dhe klasifikimi i tyre”, ka thënë Ramadani.

Ai e ka ngritur këtë çështje, duke u mbështetur edhe në debatet e fundit të ngritura në opinion publik, sidomos pas deklarimit të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu se i ka shërbyer SHIK-ut deri në vitin 2008, kur ky shërbim ka pushuar së funksionuari.

Por kjo nuk e ka frikësuar Partinë Demokratike të Kosovës, e cila i ka dhënë mbështetje formimit të këtij komisioni.

Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se në Kosovë kanë ndodhur krime të rënda, duke filluar nga vrasjet e cilësuar si politike, për të cilat presin shumë familje që të zbardhen, e deri te krimet ekonomike dhe korrupsioni dhe për këtë ai ka kërkuar që të bëhet hetim i mirëfilltë pa kursyer askënd.

“Në emër të PDK-së e mbështesim kërkesën e deputetit të AAK-së që të formohet ky komision, por me kusht që ky komision të ketë mbështetje të fuqishme, që këto raste të zbardhen njëherë e përgjithmonë dhe gjithë akterët e këtyre krimeve të rënda që i kanë shkaktuar dëme të rënda vendit tonë, të dalin para gjyqit dhe të japin llogari. Është koha që të dalim nga fjalët në veprat. Është momenti i fundit kur vërtetë të gjithë duhet të jemi përgjegjës dhe të japim llogari para ligjit, duke përfshirë nga gjithë nivelet. Kërkoj që të fillohet nga deputetët e të shtrihet në të gjitha nivelet tjera dhe ata që janë të implikuar në çfarëdo krimi qoftë duhet të dalë dhe të jap llogari para ligji. Kërkoj nga Qeveria që t’i jap mbështetje këtij komisioni”, ka thënë Grabovci.

Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të dhënë kontributin e saj në hetime dhe në debat për këtë çështje, ndërkaq po ashtu u është përgjigjur edhe deputetëve që kanë ngritur çështje të ndryshme dhe duke kritikuar Qeverinë për mungesë transparence, për propagandë, për qëndrime anti-EULEX, përderisa nuk kanë munguar kritikat për planin zhvillimor të hartuar në Bullgari.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi