Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Kadri Sherifi : Pse jo?

Shko poshtë

Ajet Nuro:Kadri Sherifi : Pse jo? Empty Ajet Nuro:Kadri Sherifi : Pse jo?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 12:53 pm

Kadri Sherifi : Pse jo?



Një pëgjigje të cilën nuk do ta harroni kurrë

Intervistoi Ajet Nuro*





Në një tekst nga një bashkëpunëtore kemi mësuar se Kadri Sherifi ka shkruaur një roman me titullin “Arbëresha”. Sipas shkrimit në fjalë, romani flet per alfabetin tonë.
Në kuadër të kremtimit të javës së njëqindvjetorit të Kongresit të Alfabetit (14 -22 nëntor), Tribuna Shqiptare ka intervistuar bashkëpunëtorin e saj. Këtu do të lexoni replikën shqiptare më të mirë të vitit.

Tribuna Shqiptare : Për fillim, çka mund të na thoni shkurtimisht për romanin tuaj ?

Kadri Sherifi : Shkurtimisht, romani ka të bëjë me Kongresin e Manastirit dhe njëqindvjetorin e tij duke kaluar nga pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Është një histori dashurie. Si shumica e romaneve, apo jo ?




Tribuna Shqiptare : E keni shkuruar në të njëjtën kohë në shqip dhe frëngjisht ?



Kadri Sherifi : Po e kam shkruar në këto dy gjuhë në të njëjtën kohë. Mendoj se versioni shqip konvenon më mirë për botim fillestar në mënyrë që vepra të konsiderohet si roman shqiptar. Në të kundërtën, bie sikur është shkrim i një mërgimtari i cili ka nostalgji dhe dëshiron të kthehet njëqind vjet thellë në gjirin e popullit të vet. Sidoqoftë, shkrimi në dy gjuhë në të njëjtën kohë më shtyn ta bëj më me siguri pyetjen : A është vepra e eksportueshme në kultura të tjera ?



Tribuna Shqiptare : Besojmë se nostalgjia dhe gjiri i popullit kanë aq rëndësi sa edhe fragmenti i historisë…



Kadri Sherifi : Padyshim. Por, pretendoj se kam nënvizuar një moment historik nga më të rëndësishmit të popullit shqiptar. Ju ftoj t’ia bëni vetes pyetjen bashkë me mua : Pa alfabetin e Kongresit të Manastirit, do të thotë alfabetin latin, a do të shkruheshin dy kushtetuta shtetesh së pari në shqip e pastaj të përktheheshin në gjuhë të tjera ?



Tribuna Shqiptare: Kur thoni « alfabetin latin » mendoni në tiparin evropjan të shqiptarëve ?



Kadri Sherifi : Pajtjetër. Shqiptarët janë shprehur qartë se janë evropjanë gjatë rënjes së perandorisë famëkeqe osmane e cila i mbyllte shkollat shqipe mu si Millosheviqi. Shqiptarët nuk kanë pranuar një gjë të tillë nën asnjë pretekst. Si mund të harrohet ky fakt ?





Tribuna Shqiptare: Keni pasur takime me njerëz të rëndësishëm, bie fjala… Nënë Tereza.



Kadri Sherifi : E kam takuar dhe i kam dhuruar 12 trëndafila të kuq në një tufë. Është një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë… Sikur kishte një aromë shqiptare… Në roman flas për babain e Nënë Terezës, patriotin e shquar Kolë Bojaxhiu. Vdekja e tij mbetet një enigmë: Nga kush është shkaktuar dhe përse?



Tribuna Shqiptare : Në disa artikuj në frëngjisht shihet se keni një stil shumë të larmishëm, për të mos thënë humoristik…provokues. Vazhdoni të merreni me gazetari në gjuhën frënge ?



Kadri Sherifi : Jo. Ka kohë… Disa artikuj opinioni aty këtu dhe pak intervista kanë qenë mëkate të rinisë. Para disa ditësh e lexova një intervistë për një revistë që kam bërë me një deputet të atëhershëm, zotin David Payne. Më vonë, zoti Payne ka kaluar rreth du vite në Kosovë si i dërguar nga qeveria provinciale e Kebekut, më duket, për të ndihmuar mirëvajtjen e parlamentit kosovar, apo diçka të tillë. A nuk është bota e vogël?

Tribuna Shqiptare : Në disa artikuj në shqip, keni të njëjtin një stil provokues…








Kadri Sherifi :
Çka t’ju them rreth stilit të larmishëm dhe provokues? Të marrim si shembëll një artikull i cili nënvizon vitin 2008 si vit ndërkombëtar të patates. Qëllimi im kryesor ishte të bëj të njohur tek shqipfolësit një recetë për ruajtjen e patates e cila është zbuluar nga irlandezët para shumë kohe. Nuk arrija të bindem se do të mund ta botoja në formën e recetës. Kështu, vendosa t’i jap formën e një artikulli opinioni me një stil të larmishëm, humoristik e provokues, siç thoni. A e dini se patatja kultivohet lehtë dhe ruhet lehtë dy vite?



Tribuna Shqiptare: E kam mësuar në artikullin tuaj. Të kthehemi te shkrimet: Në artikullin Kanuni i Neglizhencës kërkoni nga autoritetet kompetente shqiptare që të mos fshihen pas zakoneve për të mos çrrënjosur gjakmarrjen. Sipas disa komenteve, shprehja „Kanuni i neglizhencës“do të futet në enciklopedinë shqiptare….



Kadri Sherifi : Lexuesit e faqes Tribuna Shqiptare kanë propozuar në komente të hapura dhe në postime elektronike individuale që të organizohet një ngjarje e quajtur „Kanuni i neglizhences“ në bazë të artikullit. Propozohet, si në artikull, që populli… publiku t’i dërgojë një mesazh të qartë e të fuqishën organeve kompetente për t’i detyruar të marrin të gjitha masat e nevojshme për çrrënjosjen e gjakmarrjes. Të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës dhe ata duhet të gëzojnë lirinë e lëvizjes të garantuar me kushtetutë. A ta përgatisim dhe ta udhëheqim së bashku, një ngjarje të tillë?

Tribuna Shqiptare : Patjetër, Tribuna Shqiptare është një vend për të gjithë ata që duan të shprehen. Për momentin, të kthehemi tek shkrimet : A mendoni se shkruani mirë… letërsi?



Kadri Sherifi : A t’ia lëmë lexuesit të përgjigjet në këtë pyetje pas botimit të romanit „Arbëresha“ në shqip ose në frëngjisht?



Tribuna Shqiptare : Pyetja e fundit : Pse i përfundoni të gjitha përgjigjet e intervistës me një pyetje tuajën?



Kadri Sherifi : Pse jo ?



Nënshkruajeni peticionin “Kanuni i neglizhenës” kundër gjakmarrjes:
http://www.ipetitions.com/petition/kanuniineglizhences
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi