Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009

Shko poshtë

Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009 Empty Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2009 11:51 pm

Më 29 qershor 2009

Nga Ajet Nuro

Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009 Ajet-nuro-2





Tribuna Shqiptare
A dini se shpesh kisha ëndërruar të isha në Tiranë për zgjedhjet parlamentare? Të ndihmoja sado pak. I ftuar apo i paftuar. Dhe mundësitë i kisha. Shkolla mbaroi,verë është… Por, një histori e hidhur e para disa viteve më bëri të reflektoj. Aso kohe, pasi kishim marr një ftesë nga një nga organizatat jo qeveritare nga më të fuqishmet në Shqipëri për të protestuar kundër qeverisë, unë dhe jo vetëm unë, e kritikuam këtë veprim si një veprim politik nën maskën e një organizate jo politike që gjasme përfaqsonte shoqërinë civile. Ngjarjet e mëvonshme na dhanë të drejtë. Por, si përgjigje nga një i ri, i angazhuar nga organizata në fjalë morëm një
mesazh që të themi fyes është pak. Me pak fjalë, ky i ri, që mbahet për
gazetar dhe veprimtar i shoqërisë civile, na kujtoi se ne që e kemi
braktisur Shqipërinë nuk kemi të drejtë të flasim kapardisur nga qytetet
ku jetojmë tani, se ata veprimtarët e OJQ-së në fjalë po sakrifikonin për
gjithë popullin shqiptar. Nejse, nuk është objekti i këtij shkrimi ti
përgjigjem fyerjeve të bëra nga një i paedukat para disa viteve sepse koha
e provoi se organizmi në fjalë nuk ishte dhe aq steril siç hiqej përderisa
polli …një parti politike… Ajo që dua të them është se ne emigrantët
pavarësisht se jemi qytetarë shqiptarë, pavarësish se kemi të drejtë vote
ne jemi « ju që jetoni në metropolet e botës… ». Pavarësht se flitet për
ne, madje disa e kanë bërë prioritet politikën ndaj emigrantëve, unë jam
mosbesues dhe nëse një ditë emigrantët shqiptarë do t’ia dalin të kenë të
drejta, ata këto të drejta do ti fitojnë. Sepse i tillë është mekanizmi
politikë. Ai duhet shtytur, ndrushe…ngelet në vend.
Jam një i pasionuar i politikës dhe zgjedhjet i ndjek si ata tifozët që
ndjekin një botëror futbolli. Dhe, kënaqsia më e madhe është momenti
kur hapen kutitë e votimit dhe në televizion vijnë lajmet për fitoren e
njërës apo tjetrës pale. Në Kanada, zyrat e votimit mbyllen në orën 20 ora
lokale sepse ka disa zona që ndryshojnë nga njëra tjetra për nga orari.
Nuk bëhet fjalë ndonjëherë për vjedhje votash por nëse ka ndonjë
parregullsi që mund të ndodh, çështja zgjidhet shpejtë nga gjykatat. E
pra, aty nga ora 23 apo 23h30 e natës apo edhe në mesnatë është marr
vesh fituesi. Kulmi i kësaj nate është kur shefat e partive, nga qendra ku
ndodhen fillojnë dhe mbajnë fjalimin e rastit duke filluar nga humbësit
për t’ia lënë radhën fituesit. Dhe ajo që më bënë përshtypje dhe që besoj
se është një nga cilësitë që e bënë Kanadanë një nga demokracitë më të
fuqishme është toni paqësor që shprehin shefat veç të tjerash, për kolegët
e tyre. A thua nuk ishin gjer në momentin e fundit kundërshtar (dhe
ndoshta ata nglen të tillë politikisht…) dhe kanë akuzuar, kanë fyer, kanë
ironizuar njëri-tjetrin? Duke vlerësuar kolegët e tyre shefa ata
respektojnë gjithë ata votues që nuk kanë votuar për ta por për
kundërshtarin. Kjo është nga ato që do ta quaja fisnikëri e domosdoshme
politike që duhet të mbretëroj edhe në Shqipëri. Nëse kjo duhet të ndodh
i bie më 29 qershor 2009 herët në mëngjes…
Teknologjia ka bërë që të mundemi të lidhemi edhe më shpesh me
Shqipërinë, pra me të afërmit tanë, madje tash edhe me kamera .
Zgjedhjet e 28 qershorit nuk mungojnë të bëjnë një subjekt të preferuar
për ne. « Ata të gjithë mashtrojnë » mu ankua një i afërm. I thash se është
normale. Nuk e di a më kuptoi dhe ngaqë unë nuk i kam dhe aq qejf
gënjeshtrat nuk besoj se më ka kuptuar. Ja pra se ç’doja ti thosha.
Fushatat përbëjnë një rast për politikanët të bëjnë premtime
elektorale që nëse nuk janë gënjeshtra, nëse ato nuk realizohen nuk di se
si mund të quhen. Por, edhe kur një parti politike tenton në mënyrë
ordinere të gënjejë apo edhe të shpifi për kundërshtarët e vetë politikë
edhe kjo mund të futet në ato që quhen « normale » për një fushatë
elektorale. Intensiteti i një fushate është i tillë që edhe vetë shtabi i një
fushate të një partie bie preh e kësaj « loje» tërheqëse. Normaliteti
qëndron në atë se votuesit nëse nuk i hanë « të trashat » dinë të dënojnë
gënjeshtrat me me votën e tyre. E pamoralshme është kur i bashkohet
gënjeshtrës ose duke e ditur që dikush gënjen e mbështet një gjë të tillë


Ajo që është e dënueshme në një fushatë dhe jo vetëm në një fushatë
elektorale është dhuna.
Dhuna, cilido qoftë motivi që e ushqen, është
e dënueshme.

Nuk ka gjë më të shëmtuar për një shoqëri, nuk ka
degradim më të madh të qenies njerëzore sesa dhuna. Dhuna është mjeti
për të kaluar mesazhet në kushtet kur fjala apo gjykimi nuk kanë asnjë
vlerë. Një gjë duhet të dijë gjithë secili : të gjithë mbështesim një opsion
politikë që mendojmë se na përshtatet ne dhe pjesës më të madhe të
shoqërisë sonë por askush nuk ka eksluzivitetin e së vërtetës që zbulohet
vetëm me hapjen e kutive të votimit dhe prandaj duke u gëdhirë 29
qershori, shqiptarët të gjithë, papërjashtim duhet të festojnë urtësinë e
shumicës qoftë edhe sikur shumica të ketë gabuar…
Shumë shqiptarë janë të zhgënjyer nga politika dhe as që u
intereson fushat a elektorale. Ka nga ata që kanë vendosur të mos votojnë
mes të tjerash edhe për inat të njërës apo tjetrës forcë politike. Kjo
logjikë është pak a shumë « Për inat të sime vjerre…» Unë do tu kërkoja
që për inat në « vjerrës » dhe për hirë të demokracisë votoni. Nëse nuk ju
pëlqejnë të « mëdhenjtë », votoni për të vegjlit, gjeni në listën e
kandidatëve dikë që ju e gjykoni të ndershëm dhe votoni, votoi, votoni…
Çdo votë është një mesazh, një mesazh përkrahje, kundërshtimi,
mosmiratimi…ajo do të lexohet nga dikush. Votoni pra. Dhe mos
harroni : Më 29 qershor duhet të ketë veç fitues, pa të humbur. Mos
harroni se sot është harruar 31 marsi i vitit 1991 sepse më shumë mbahet
mend 2 prilli i përgjakur i atij viti. Demokracia shqiptare nuk ka nevojë
për dhunë. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë të lodhur prej saj.
Do të doja të isha aty në Tiranë më 29 qershor dhe do të jem me shpirt
aty nëse do të ketë festë. Ndryshe, si mund të ëndërrohet një ardhme më
emirë për ne shqiptarët?
Ajet Nuro
Montreal, 24 qershor 2009
anuro@albemigrant.com
Copyright autori dhe tribunashqiptare.com. Shkrimi mund të botohet

duke përmendur burimin
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi